Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Christian Heldt, ka folur për procesin e emërimit të noterëve.“Nuk është personale, as politike, është rreth shqetësimeve që janë ngritur në nivelin profesional të notarëve të cilët duan që Kosova të përfaqësohet në këtë familje ndërkombëtare”, tha ndër të tjera Heldt. Ai po ashtu mirëpriti deklaratën e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, i cili tha se nuk duhet që këto nominime të shtyhen përpara.
Author: almakos
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ka thënë se e parandaloi grabitjen e 10 miliardë eurove, plan ky që do të realizohej përmes ndarjes së Kosovës. Ai gjithashtu për këtë projekti akuzon treshen Vuçiç-Thaçi-Rama të cilët ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpuntorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçes, sot e…
Katalonja duhet të mbajë një votim të ri për pavarësi nga Spanja, brenda dy viteve, tha kreu i qeverisë së rajonit.Kjo deklaratë paraqet edhe një sfidë të re për Madridin, pas disa ditëve të trazirave nga protestuesit pro-separatistë. Rreth 100 njerëz u plagosën, në të gjithë rajonin verilindor, pasi Gjykata Supreme e Spanjës dënoi më burgim nëntë liderë të rajonit, për përpjekjet e tyre të dështuara për të siguruar pavarësinë në vitin 2017, përmes një referendumi për të cilin Madridi vendosi se ishte i paligjshëm. Duke iu drejtuar parlamentit katalonjas, shefi rajonal që është pro-pavarësisë, Quim Torra, kritikoi dhunën, duke…
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përjashtoi sot çdo shtyrje të mëtejshme për largimin e Britanisë së Madhe nga BE.“Nuk do të ketë shtyrje. Kemi finalizuar një marrëveshje, kështu që nuk ka arsye për vonesa të mëtejshme”, deklaroi Juncker në Bruksel. Sidoqoftë, nëse Britania e Madhe do të kërkojë një zgjatje të afatit, do të jenë vendet anëtare të BE-së që do të thonë fjalën e fundit dhe jo Juncker. ”Nëse Johnson do të ketë shumicën prej nesh do ta shohim të shtunën në votimin në parlament, por në këtë moment duket se ai nuk gëzon mbështetjen e aleatëve të…
Alsat 2019-10-17T19:00:42+02:00 Deri sa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë drejtuar të gjitha vëmendjen te samiti i liderëve të BE-së ku do të diskutohet fati i tyre në procesin e euro-integrimit, Presidenti francez Emanuel Makron, kundërshtari më i zëshëm, nuk tha as edhe një fjalë për këtë para fillimit të takimit. Vëmendja e tij gjatë prononcimit për mediat u përqëndrua të marrëveshja për Breksitin. Tashmë në Bruksel kanë arritur të gjithë krerët e shteve anëtare kurse pikërisht marrëveshja e sapoarritur mes Brukselit dhe Londrës është pika e parë e rendit të ditës. [embedded content] Presidentja e sapozgjedhur e Komisionit Evropian…
Zyrtarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Susanne Schutz, në një intervistë për “Danas”, ka folur rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes finale që pritet të arrijnë dy palët, raporton Gazeta Express.Ajo ka thënë se qëllimi i bisedimeve Prishtinë-Beograd duhet të jetë arritja e një marrëveshje për të gjitha çështjet e rëndësishme të cilat kanë mbetur të pazgjedhura, një ujdi e cila do të jetë politikisht e qëndrueshme në të dy vendet dhe që do t’i kontribuojë stabilitetit rajonal. Schutz ka thënë se Gjermania pret një ritëm të ri në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe…
Alsat 2019-10-17T18:37:21+02:00 Ursula von der Leyen, kryetarja e zgjedhur e Komisionit Evropian, ka shuar çdo shpresë për një ndryshim të vendimit në favor të Shqipërisë për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. Në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel, Von der Leyen tha se nuk ka shenja pozitive për fillimin e negociatave me dy shtetet ballkanike. “Fatkeqësisht, nuk ka shenja pozitive për një vendim për fillimin e negociatave të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore. Më vjen shumë keq sepse besoj me vendosmëri se të dy vendet kanë bërë përpjekje të mëdha për të ecur më afër…
Pas paralajmërimeve nga Donald Trump se Amerika do t’i vendosë sanksione të ashpra Turqisë në qoftë se nuk ndalojnë sulmet mbi kurdët reagon dhe shteti turk.Në një intervistë për BBC Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu shprehet se nuk tremben nga sanksionet që do t’i vendosen dhe se nuk kanë ndërmend të ndalojnë sulmet e nisura. Ai gjithashtu shprehet se siguria kombëtare është prioriteti numër një dhe pret që aleatët të bashkohen me qëndrimin e Turqisë. Kujtojmë që pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë një javë më parë, kjo e fundit dërgoi forcat e…
Shumica e ish-deputetëve nuk e kanë mbajtur premtimin për kthimin e laptopëve të Kuvendit të Kosovës. Ndonëse kishin premtuar se dorëzimin e këtyre pajisjeve do ta bënin pas zgjedhjeve, 78 prej tyre po vazhdojnë që t’i shfrytëzojnë ende. Afati i fundit për dorëzimin e laptopëve, sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit ishte 10 shtatori.Gazeta Express Një laptop i Kuvendit të Kosovës aktualisht është në duart e një studenti. Ndonëse nuk është deputet, ai po vazhdon që ta përdorë këtë pajisje, të cilën ia ka dhuruar një i zgjedhur i popullit. Bëhet fjalë për laptopin e ish deputetit të Kuvendit të…
Nënkryetari i OVL’së së UÇK’së, Nasim Haradianj, gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit kishte thënë se do t’ia bënte argatin e Kadri Veselit.Megjithatë në mbrëmjen e 6 tetorit, pas publikimit të rezultateve preliminare, Veseli nga selia e partisë kumtoi lajmin se do të shkojë në opozitë, meqenëse ishte renditur në vendin e tretë pas LDK’së dhe Vetëvendosjes. Megjithatë Nasim Haradinaj i pyetur në FRONTAL lidhur me këtë cështje, ka thënë se PDK’ja ka mundur të dalë edhe më keq në rast se nuk do t’i ndihmonte. “PDK’ja ka mund me dalë edhe ma keq pa mue”, ka thënë Haradinaj.…
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka shkruar se të dhënat përfundimtare thonë se koalicioni NISMA-AKR-PD e ka kaluar pragun prej 5%, shkruan Gazeta Express.Sherifi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pas rinumërimit të 314 kutive Nisma ka marrë 5.05 për qind. “Për ata që nxjerrin përfundime “shkencore” për rezultatet e zgjedhjeve të 06 tetorit 2019 duke bashkuar të dhënat e papërfunduara me të dhënat e përfunduara! Rezultati nga të dhënat preliminare për 314 kuti të cilat janë të pasqyruara në sistemin K-Votes dhe të dhënat nga rinumërimi i po ktyre 314 kutive është ky: Në K-Votes në…
Alsat 2019-10-17T17:30:36+02:00 Nga Ela Daci Jemi në prag të vendimit të Bashkimit Evropian nëse do të fillojë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këshilli Evropian, më 18 tetor 2019, mund të shprehet mbi hapjen e negociatave. Vendim i cili vjen në një kohë kur shtetet e Bashkimit Evropian përballen me sfida të shumta, çështjet si: Brexit, migracioni, krizat politike, rritja e populistëve, ulja e GDP-së, po ashtu edhe fillimi i punës së Komisionit të ri Evropian. Njëzet vite më parë, luftërat shkatërruese dhe të përgjakshme pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë më në fund morën fund po ashtu edhe konflikti në…

