Alsat 2019-10-17T21:50:30+02:00
Ish-ambasadori në Bashkimin Evropian, Nano Ruzhin në emisionin “Rruga drejt” në Alsat gjatë debati për çeljen ose jo të negociatave të vendit tonë me BE-në u shpreh se disa indikator thonë se do të ketë hapje të negociatave dhe disa jo. Sipas ish-ambasadorit një gjë duhet thënë me siguri se Maqedonia ka bërë çdo gjë që i është kërkuar për të çelur negociatat, që nga Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Përzhinos, Marrëveshja me Bullgarinë, Marrëveshja e Prespës. Prandaj, sipas tij, të gjitha këto janë parametra ku së bashku me zgjedhjet e fundit që kanë qenë model të jenë shkas për hapjen e negociatave sepse vendi jonë ka dhënë prova se i ka përmbushur të gjitha kushtet që i janë kërkuar. Por, nga ana tjetër, hapja e negociatave nuk varet vetëm nga detyrat e shtëpisë, Bashkimi Evropian ka probleme të tjera brenda vetes, si Brexit, apo riformimi i vetë Bashkimit Evropian. Sipas Nano Ruzhinit një problem është edhe forcimi i opozitës franceze, si Mari le Pen që bën një presion të fortë mbi çështjen e Bashkimit Evropian.
Loading…




