Author: almakos

Gazetari investigativ Artan Hoxha, foli sot në studion e News24 për atentatin e fundit me 2 të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër. [embedded content] Referuar masakrës së fundit, Hoxha tha se shumë ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës nuk janë zbardhur ende dhe kanë mbetur pa autorë, pasi sipas tij strukturat kanë dështuar. Gazetari tha se grupet kriminale në Shkodër kanë lidhje me pushtetin. “Nëse lejon që kriminelë të emërojnë deputetë, ministra etj, tregon se ata kanë lidhje me pushtetin, derisa marrin dhe fonde publike, sepse kanë marrëveshje me pushtetin. Shkodra ngjan me Palermon e viteve 80’. Strukturat…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka shpallur lansimin e platformës “Kosova e Para”, e cila synon të promovojë interesin kombëtar mbi atë partiak dhe të forcojë unitetin qytetar. Me këtë platformë, Bislimi thekson se ka ardhur koha për një kthjellje kombëtare, duke e vendosur Kosovën në një pozicion më të fortë në arenën ndërkombëtare. Lexoni të plotë postimin: Sot, me krenari, prezantoj platformën “Kosova e Para”, e cila ka për qëllim të promovojë interesin kombëtar mbi atë partiak. Ne synojmë të forcojmë unitetin qytetar dhe të avancojmë pozitat tona politike dhe diplomatike, duke e lidhur Kosovën zyrtarisht…

Lexo më Shumë

Numri i fëmijëve që hyjnë në klasë të parë në disa fshatra të Bulqizës po bie në mënyrë drastike, duke u bërë një fenomen shqetësues për arsimin dhe jetën në zonat rurale. Në 5 fshatra të Bulqizës këtë vit është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë. Bëhet fjalë për fshatrat “Zogje”, “Kovashicë”, “Shtushaj”, “Mazhicë” dhe “Bllacë” të Njësisë Administrative Shupenzë.e, raporton gazetari Enver Doçi. Të gjithë këta fshatra i dërgojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare “Man Jella” në Zogje. Sipas drejtuesve të kësaj shkolle, për vitin shkollor 2025 – 2026 është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë.…

Lexo më Shumë

Në Osnabrück të Gjermanisë, një ngjarje e pazakontë ka tronditur një familje, kur një burrë i moshuar kaloi katër ditë të tëra i mbyllur në ashensorin e shtëpisë së tij. Si është e mundur që një situatë e tillë të ndodhë dhe çfarë ndodhi me të gjatë këtyre ditëve të errëta? Ngjarja filloi kur ashensori i shtëpisë së tij u prish, duke e lënë burrin rreth të 70-ave pa mundësi për të dalë. Një situatë e tillë mund të duket e pabesueshme, por për të moshuarin, ajo u shndërrua në një sfidë të vërtetë për mbijetesë. Pavarësisht se kishte butonin…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës tha se ka ndaluar disa persona të dyshuar lidhur me shpërthimin në veturën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari më 30 prill të këtij viti. Vetura private e Osmanit kishte qenë e parkuar në parkingun e QKUK-së kur paraditen e 30 prillit kishte ndodhur shpërthimi. Gjatë një operacioni të kryer më 9 shtator, Policia tha se ka goditur një rrjet kriminal, duke ndaluar disa persona, duke sekuestruar armë, drogë, telefona dhe dëshmi të tjera. Kontrollet u kryen në dy lokacione në Prishtinë dhe në një lokacion në fshatin Rimanishtë, kur u ndaluan…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Shtipit ka ngritur aktakuzë kundër shefit të suspenduar të Prokurorisë së Lartë Mustafa Hajrullahut. Ai akuzohet se përgjatë një viti të plotë gjatë orarit të punës ka kërcënuar dhe ka kryer dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj 5 të punësuarave femra, me qëllim që të ju shkaktoj dhimbje shpirtërore përmes trajtimit poshtërues. Kundër Hajrullahut është ngritur padi penale për 5 vepra penale, që kanë të bëjnë me maltretim në kryerjen e punës. Në sqarimin e njërës prej aktakuzave, nga Prokuroria thonë se i akuzuari gjatë periudhës nga shtatori 2023 deri në 24 tetor 2024, duke e përdorur…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) gjatë ditës së sotme ka reaguar ndaj nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Fondit të Sigurimit Pensional të Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, duke e quajtur këtë veprim “një hap të rrezikshëm drejt legjitimimit të forcave separatiste”. Në deklaratën e BDI-së thuhet se ky memorandum minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës e Hercegovinës, pasi është nënshkruar me një entitet dhe jo me institucionet shtetërore të këtij vendi. Më poshtë reagimi i plotët i BDI: Jemi thellësisht të shqetësuar dhe të skandalizuar nga…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se nuk e ka lexuar ende artikullin e diskutueshëm të Dimal Bashës, kryeparlamentarit, i cili përmban kritika ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kjo deklaratë ka ngjallur kuriozitet dhe shqetësim në opinionin publik, duke e bërë të qartë se situata është më e ndërlikuar se sa duket. Osmani, gjatë një konference për media, theksoi se Basha ka shprehur vazhdimisht respektin për sakrificën e popullit të Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e mbrojtjes së historisë dhe të vërtetës për luftën e UÇK-së, duke u angazhuar për të kundërshtuar çdo formë dezinformimi. “Nuk e…

Lexo më Shumë

Granata e dorës, e cila u gjet nga pronari i një shtëpie funeral në Fushë-Krujë në çatinë e biznesit në asgjësuar nëpërmjet plasjes së kontrolluar. Granata u konstatua rreth orës 15:50 të pasdites së djeshme (8 Shtator) në lagjen “Kameras” të Krujës nga pronari Arbër Sala. Blutë informojnë se granata u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar, nga specialistët e Njësisë Antieksploziv. “Më datë 08.09.2025, rreth orës 15:50, në lagjen “Kameras”, Krujë, shtetasi A. S. ka konstatuar në çatinë e subjektit të tij, 1 granatë dore, e cila u asgjësua nëpërmjet plasjes së kontrolluar, nga specialistët e Njësisë Antieksploziv. Punohet për sqarimin e rrethanave…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti dhe kandidat për kryetar të Çairit, nga radhët e koalicionit VLEN, sot u pyet se përse nuk po jep dorëheqje nga posti i zv/kryeministrit, ngase është shprehur i bindur se do të dal fitues në zgjedhjet. Mexhiti tha se votuesit do të tregojnë se kush do të fitojë dhe si do të fitojë.“Ende jam zv/kryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë, kam paralajmëruar se pas 19 tetorit nuk do të jem. Do të jem kryetar i Çairit, dikush tjetër do të jetë zv/kryeministër i parë”, tha Mexhiti.Sa i përket akuzave për punësime familjare që vijnë nga opozita…

Lexo më Shumë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda ka reaguar lidhur me masakrën në Shkodër të një dite më parë (8 Shtator) ku humbën jetën dy persona dhe u plagosën dy të tjerë. Në një mesazh drejtuar efektivëve të Policisë Shkodër, kryepolici flet për arritje teksa shprehet se kanë vendosur në funksion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e krimit. “Policia i ka vënë të gjitha kapacitetet e saj më të mira hetimore dhe operacionale në funksion të zbardhjes së rrethanave dhe përgjegjësive në lidhje me krimin e djeshëm, por edhe të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në qarkun Shkodër”, theksoi ai.…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, ku njëri prej tyre është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai u kap me  2 mina me telekomandë, të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje të rënda kriminale. Po ashtu, në pranga u vu edhe një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur. Policia sqaron se 25-vjeçari me iniciale J.SH ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me…

Lexo më Shumë