Kandidati për kryetar komune të Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, sonte ka folur para aktivistëve të kuvendit vendor “Fehmi Lladrovci”, ku ka bërë thirrje për mobilizim strukturor dhe rezistencë që po forcohet çdo ditë e më shumë. Postimi i plotë i Bujar Osmanit: Lëvizja për rilindjen e Çairit po shpërthen mbi pritshmëritë tona dhe dëshmia më e gjallë ishte sot në hapjen e Shtabit në Këshillin Vendor “Fehmi Lladrovci”. Të lodhur nga premtimet boshe, projektet e parealizuara, ambienti i papastër dhe mungesa e sigurisë, qytetarët e Çairit po i thonë mjaft stagnimit. Zëri i tyre nuk është…
Author: almakos
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga Kalaja e qytetit. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar rastin për media. “Sot, më 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kalaja e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca”, tha Bytyqi. Sipas tij, në vendngjarje është konstatuar se bëhej fjalë për M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren. Ekipi mjekësor ka konfirmuar se viktima ishte pa shenja…
Sonte në Çair, kandidati për Komunën e Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, mbajti një fjalim optimist në hapjen e shtabit të tyre zgjedhor. Ai theksoi se Çairi ka shpërthyer me energji dhe është gati të shkojë drejt fitores më të madhe, raporton SHENJA. Mexhiti falënderoi ekipin e punës dhe uroi që kjo atmosferë pozitive të vazhdojë duke elaboruar programin dhe vizionin e tyre bashkë me bartësin e listës, Muamed Murtezin. Ai theksoi gjithashtu se VLEN po hapet dhe po sjell vlera të reja, duke përmendur emra të rëndësishëm si Muamed Murtezi, kandidati për kryetar të Haraçinës, Daut Beqiri, dhe…
Ekzistojnë dyshime se zjarri në deponinë Drislla është shkaktuar me qëllim, informoi pasdite drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojanço Angellov, duke përkujtuar se verës ka pasur temperatura rekord të larta, por Drislla nuk është kapluar nga zjarri. “Brigada për mbrojtje zjarrfikëse Shkup me të gjitha forcat tenton ta lokalizojë zjarrin në deponinë Drislla, janë bërë rripa zjarrfikëse që të mos lejohet zjarri të depërtojë në barin e afërt, shkurret dhe pyllin nga ana e epërme e deponisë. Nuk ka rrezik nga dalja e zjarrit jashtë deponisë. Shuarja është në vijim”, tha Angellov. Paraprakisht ai informoi se zjarri nuk…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh me rëndësi në mbledhjen e fundit, mes të cilave edhe shtimi i numrit të familjeve që përfitojnë nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë. Kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, bëri të ditur se pas ankimeve administrative janë përfshirë edhe 78 familje të tjera, të cilat tashmë përfitojnë kredi të buta për strehim. Ky vendim vjen si rezultat i një procesi të gjatë verifikimesh dhe shqyrtimesh, duke u dhënë zgjidhje shumë qytetarëve që prej vitesh prisnin një përgjigje. Këshilli miratoi edhe listat e reja të përfituesve të programeve të Procesit…
Pasditen e sotme ka shpërthyer një zjarr i madh në deponinë e mbeturinave “Drislla” në afërsi të fshatit Batincë, në Shkup. Sipas raportimeve zyrtare nga Departamenti i Zjarrfikësve të Shkupit, ekipet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe janë aktualisht duke punuar për fikjen e zjarrit. Në vendngjarje ndodhen edhe forca policore për të siguruar perimetrin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Drejtori i Drejtorisë për Menaxhim me Situata të Jashtëzakonshme (DMSH), Stojançe Angellov, siguroi qytetarët se zjarri nuk paraqet rrezik të lartë dhe se situata është nën kontroll. “Ekipet e Departamentit të Zjarrfikësve të deponisë janë të angazhuara në…
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, është takuar sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, Vladimir Novović. Siç bëm me dije Prokuroria e Posaçme, në fokus të bisedimeve ishte tema e bashkëpunimit mes dy vendeve për kapjen e personave që merren me trafik droge. “Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, u takua sot në Podgoricë me Kryeprokurorin Special të Malit të Zi, z. Vladimir Novović. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar transnacional, me theks të veçantë në zbulimin dhe ndjekjen penale të autorëve të trafikut të lëndëve narkotike, në të…
Në Universitetin e Tetovës ka filluar sot afati i dytë i regjistrimeve për studentët e rinj në vitin akademik 2025/26. Ky afat do të zhvillohet në të gjitha njësitë akademike të UT-së dhe u jep mundësi kandidatëve që nuk arritën të regjistrohen në afatin e parë. Sipas konkursit zyrtar, kandidatët mund të aplikojnë prej 9 deri më 12 shtator 2025, ndërsa rezultatet preliminare do të shpallen më 15 shtator. Në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, përkatësisht në programet studimore Mjekësi e Përgjithshme dhe Fizioterapi, nuk ka vende të lira, pasi numri u plotësua që në afatin e parë. Megjithatë, Universiteti…
Gazetari investigativ Artan Hoxha, foli sot në studion e News24 për atentatin e fundit me 2 të vrarë dhe dy të plagosur në Shkodër. [embedded content] Referuar masakrës së fundit, Hoxha tha se shumë ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës nuk janë zbardhur ende dhe kanë mbetur pa autorë, pasi sipas tij strukturat kanë dështuar. Gazetari tha se grupet kriminale në Shkodër kanë lidhje me pushtetin. “Nëse lejon që kriminelë të emërojnë deputetë, ministra etj, tregon se ata kanë lidhje me pushtetin, derisa marrin dhe fonde publike, sepse kanë marrëveshje me pushtetin. Shkodra ngjan me Palermon e viteve 80’. Strukturat…
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka shpallur lansimin e platformës “Kosova e Para”, e cila synon të promovojë interesin kombëtar mbi atë partiak dhe të forcojë unitetin qytetar. Me këtë platformë, Bislimi thekson se ka ardhur koha për një kthjellje kombëtare, duke e vendosur Kosovën në një pozicion më të fortë në arenën ndërkombëtare. Lexoni të plotë postimin: Sot, me krenari, prezantoj platformën “Kosova e Para”, e cila ka për qëllim të promovojë interesin kombëtar mbi atë partiak. Ne synojmë të forcojmë unitetin qytetar dhe të avancojmë pozitat tona politike dhe diplomatike, duke e lidhur Kosovën zyrtarisht…
Numri i fëmijëve që hyjnë në klasë të parë në disa fshatra të Bulqizës po bie në mënyrë drastike, duke u bërë një fenomen shqetësues për arsimin dhe jetën në zonat rurale. Në 5 fshatra të Bulqizës këtë vit është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë. Bëhet fjalë për fshatrat “Zogje”, “Kovashicë”, “Shtushaj”, “Mazhicë” dhe “Bllacë” të Njësisë Administrative Shupenzë.e, raporton gazetari Enver Doçi. Të gjithë këta fshatra i dërgojnë fëmijët në shkollën 9-vjeçare “Man Jella” në Zogje. Sipas drejtuesve të kësaj shkolle, për vitin shkollor 2025 – 2026 është regjistruar vetëm një fëmijë në klasë të parë.…
Në Osnabrück të Gjermanisë, një ngjarje e pazakontë ka tronditur një familje, kur një burrë i moshuar kaloi katër ditë të tëra i mbyllur në ashensorin e shtëpisë së tij. Si është e mundur që një situatë e tillë të ndodhë dhe çfarë ndodhi me të gjatë këtyre ditëve të errëta? Ngjarja filloi kur ashensori i shtëpisë së tij u prish, duke e lënë burrin rreth të 70-ave pa mundësi për të dalë. Një situatë e tillë mund të duket e pabesueshme, por për të moshuarin, ajo u shndërrua në një sfidë të vërtetë për mbijetesë. Pavarësisht se kishte butonin…

