Author: almakos

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, u shtrua në spital si pasojë e një rrëzimi në shtëpinë e tij të hënën në mbrëmje në qytetin Plains të Xhorxhias.Qendra Carter njoftoi se 95-vjeçari ndodhet në qendrën mjekësore “Phoebe Sumter” dhe se “po mbahet nën vëzhgim ndërsa po trajtohet për një krisje të vogël të legenit”. Qendra, një grup jo-fitimprurës për të drejtat e njeriut tha gjithashtu se ish-Presidenti “është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se mezi pret të shërohet e të shkojë në shtëpi”. Ky është incidenti i dytë për zotin Carter brenda këtij muaji dhe i treti që nga pranvera e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T18:58:26+02:00 Senati amerikan miratoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO.  “Për” votuan 91 senatorë, ndërsa 2 ishin kundër. Paraprakisht gjatë ditës Senati votoi që Protokolli për në NATO të miratohet me procedurë të përshpejtuar.  Ditë ma parë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan edhe Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa Franca e miratoi leximin e parë. Në bazë të kësaj, për të përfunduar e gjithë procedura, dhe Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme edhe 4 vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T18:44:07+02:00 Albin Kurti, kryetari i lëvizjes vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës në një intervistë për Alsat, thotë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarsimin në BE.  Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim anëtarsimin e plotë në Bashkimin Evropian. [embedded content] Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu- deklaroi Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës. Vlerëson si akt përgjegjegjësie…

Lexo më Shumë

Liqeni i Ujmanit është një prej pikave më të nxehta në mes të Kosovës dhe Serbisë kur bëhet fjalë për pronësinë. Në Serbi pretendojnë që kanë pronësi mbi të, e në Kosovë një gjë e tillë kontestohet fuqishëm.Kohë më parë krerët e dy shteteve, Hashim Thaçi, e Aleksander Vuçiq, lidhur me këtë ‘luftë’ se kush është ‘padroni’ i Ujmanit, kishin realizuar edhe një show politik. Thaçi i rrethuar me ish-bashkë partiak e nën masa sigurie, ia kishte dhënë një gjiro me anije nëpër Ujman, ndërkohë Vuçiq pas kësaj vizite të presidentit të Kosovës kishte ngritur alarm në Serbi duke thirrur…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T18:07:14+02:00 Ajo që bëri Bashkimi Europian është e padrejtë dhe shpresoj që së shpejti ai të kuptojë se ka bërë një gabim historik, deklaroi lideri i SYRIZA-s dhe ish-kryeministri grek, Aleksis Cipras në intervistën për TV Krit, i cili foli edhe për perspektivën e Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjen e Prespës. “Është e padrejtë ajo që bëri Bashkimi Europian. Shpresoj që së shpejti BE të kuptojë se ka bërë një gabim historik”, theksoi ai. Ciprasi e komentoi edhe pozicionin e kryeministrit grek Micotakis për Marrëveshjen e Prespës, duke theksuar se ”ai thoshte se kjo marrëveshje ishte e dëmshme, katastrofale…

Lexo më Shumë

Ish-gazetari i luftës, Nusret Pllana ka thënë në emisionin Frontal në T7 se do të donte që të merrte ftesë nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Express.“Do të doja të më ftonin, se Evropa po i llogarit qytetarët të rangut të dytë, kam miliona dëshmi, kam 40 filma dokumentarë”, ka thënë ai. Kjo sipas tij është edhe arsyeja pse Gjykata Speciale ende nuk i ka dërguar ftesë atij. “Prandaj nuk më ftojnë, do të doja të më ftonin, dashtë zoti ndodhë mrekullia më ftojnë në Speciale”, ka thënë tutje./GazetaExpress/

Lexo më Shumë

Alsat 2019-10-22T17:51:49+02:00 Boki 13 dhe Katica Janeva mbeten në paraburgim. Gjykata Penale hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes, që ish-shefja e PSP-së, të dalë nga Shutka me garanci prej tre banesave. Për më tepër, Penalja e refuzoi gjithashtu edhe propozimin e Bojan Jovanovskit për masa më të buta të kujdesit. Gjykata Penale njoftoi se të dy kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit brenda tre ditësh. Janeva është në paraburgim prej dy muajsh, ndërsa Boki është në Shutkë për më shumë se tre muaj. Loading…

Lexo më Shumë

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka folur në emisionin Frontal në T7 për Gjykatën Speciale dhe ftesat që kanë ardhur në Kosovë për ish-ushtarët e UÇK-së, raporton Gazeta Express.Blakaj ka thënë në T7 se ka shumë shqiptarë që janë vrarë e zhdukur gjatë luftës, derisa, familjet ende nuk kanë parë drejtësi. “Janë mbi 20 mijë e 800 shqiptarë që janë vra e janë zhdukur në këtë periudhë kohore dhe është e qartë që prap po e them shumica e familjeve të tyre nuk kanë parë drejtësi. Janë dy mijë e dyqind serb, 1000 prej tyre janë pjestarë…

Lexo më Shumë

Burri xheloz rrahu aq rëndë ish të dashurën e tij sa ajo kaloi një muaj në gjendje kome.Britney Bashforth u rrah më 13 prill të këtij viti nga ish i dashuri i saj Shaka Williams. Ajo mbeti me gjakderdhje të mëlçisë dhe shpretkës, tetë brinjë të thyera, një hundë dhe nofull të thyer dhe mavijosje të gjerë në të gjithë trupin e saj. Bashforth ka thënë që jeta e saj ishte “shkatërruar” nga Williams, i cili është babai i fëmijës së saj. “Shaka Williams pothuajse më vrau, unë jam me fat që jam gjallë. Unë kam jetuar në këtë marrëdhënie…

Lexo më Shumë

Sofrat e familjeve kosovare pothuajse gjithmonë janë të mbushura me speca. “Dashuria” e kosovarëve për këtë lloj perimeje vërehet edhe në shumën e parave që shpenzojnë për furnizim. Vetëm deri në nëntor të këtij viti, familjet kosovare kanë importuar speca në vlerë 6.5 milionë euro, derisa vlera e importit për tri vitet e fundit shkon në rreth 15 milionë euro. Sasia më e madhe e tyre importohet nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut.Me ardhjen e vjeshtës, janë rritur edhe kërkesat e qytetarëve për blerjen e specave. Shumica e tyre iu janë drejtuar tregjeve në vend për t’u furnizuar, derisa të…

Lexo më Shumë

Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim Smajl Latifin, kryetarin e Komunës së Rahovecit, raporton Gazeta Express.Kështu ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Latifi. “Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, ka zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prizren për urdhër kontroll të shtëpive, lokaleve, automjeteve dhe pronës së personave të dyshuar për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” në Rajonin e Suharekës, dhe gjatë bastisjes ka arrestuar të dyshuarit L.B., A.B., F.B. dhe F.SH.Përmes një komunikate, Prokuroria Themelore e Prizrenit bën të ditur se gjatë kontrollit në cilësi të dëshmive janë sekuestruar disa vetura, një shumë  emadhe parash, disa telefona si dhe fishekë. “Gjatë kontrollit, në cilësi të dëshmive janë gjetur dhe sekuestruar: Pesë…

Lexo më Shumë