Author: almakos

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se për çështjen e Kosovës duhet të bisedohet dhe të arrihet kompromis, sepse, siç tha ai, konfliktin e ngrirë “gjithmonë dikush mund ta shkrijë”, kurse ministri gjerman i Ekonomisë dhe i Energjetikës, Peter Altmaier ka thënë se duhet synuar marrëveshja.“Investitorët nuk do të vijnë aty ku s’ka stabilitet”, tha Vuçiqi në konferencën për media pas nënshkrimit të marrëveshjes me fabrikat “Brose” dhe MTU, raporton “FoNet”. Ai shtoi se Serbia bën gjithçka që varet nga ajo kur bëhet fjalë për çështjen e Kosovës dhe kur bëhet fjalë për integrimet evropiane Ndërkaq, Almaier tha…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet takimi i dytë mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së. Në këtë takim pritet të diskutohet rreth harmonizimit të qëndrimeve mes dy subjekteve, politikave të brendshme dhe atyre të jashtme. Anëtarë të ekipeve kanë bërë të ditur se temë e bisedave të sotme do të jetë edhe dialogu me Serbinë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të zhvillojnë takimin e dytë në kuadër të grupeve punuese gjatë ditës së sotme. Duke filluar prej orës 15:00, në Selinë Qendrore të LVV-së, në Prishtinë, përfaqësuesit e dy subjekteve…

Lexo më Shumë

Deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk marrin paga nga buxheti i shtetit, e kanë të garantuar që do të marrin pagë për 1 vit.Ndërkaq, edhe pse në dhjetor hyn në fuqi ligji për pagat, ata nuk do të kenë rritje, pasi që specifikohet se 12 pagat do t’i marrin 100% sa ishte pagesa e fundit. Përkundër që ligji për pagat hyn në fuqi së shpejti, deputetët e legjislaturës ë kaluar do të paguhen sipas pagës së fundit bazë. Madje, ata deri në gusht të vitit 2020, do të marrin mbi 1400 euro, sa ishte paga bazë e tyre. “Deputetët…

Lexo më Shumë

Ende janë të paqarta rrethanat se si ndërroi jetë 24-vjeçari nga komuna e Lipjanit, Shqipdon  Aliu. Mirëpo ajo çka dihet deri më tani është se ai pak para se të vdiste kishte lënë pas një video ingjizim në telefon. Kështu po deklaron kreu i Lipjanit, Imri Ameti.Ai, i ftuar në Pressing të T7, ka folur edhe për vdekjen e 24-vjeçarit, Shqipdon Aliut, trupi i të cilit u gjet pranë një gurthyesi në Gadime të Lipjanit. “Ai ka lënë një video në telefon për arsye të aktit që ka bërë, më tutje nuk dimë diçka por bëhet fjalë për një akt…

Lexo më Shumë

Të shurdhra janë treguar autoritetet në Prishtinë në raport me kushtin për njohjen e Kosovës, të prezantuar publikisht të martën nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Sipas të parit të Serbisë, njohje nuk do të ketë në kufijtë aktualë.Gjatë një interviste për të përditshmen austriake “Der Standard” , Vuçiq e ka cilësuar si pyetje të vështirë për serbët atë për mundësinë e njohjes së Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare. Ka thënë se për këtë do që të shohë edhe çka thotë Prishtina zyrtare e edhe Brukseli. Dhe, pas kësaj, ka përmendur edhe çështjen e territorit, shkruan sot…

Lexo më Shumë

Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, arrestimet e para do të ndodhin pas formimit të Qeverisë së reGjykata Speciale gjatë ditës së sotme ka dërguar 7 ftesa për intervistim, ndërsa arrestimet e para pritet të ndodhin ditëve në vijim. Njohësit e çështjeve të drejtësisë, presin që aktakuzat e para të ngritën kur qeveri të formohet. Gjykata Speciale me seli në Hagë ditëve të fundit ka shpeshtuar ftesat për të intervistuar kryesisht pjesëtarë të ish – Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas njohësve të sistemit të drejtësisë, aktakuzat e para prej Prokurorisë pritet të nisin së shpejti. Arton Dehmhasaj nga organizata “Çohu”…

Lexo më Shumë

Për herë të parë, Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njëzëri miratoi një rezolutë në lidhje me vrasjet e sponzorizuara nga shteti i Serbisë për tre shtetasit amerikanë me prejardhje nga Kosova, pra rreth çështjes së vëllezërve Bytyqi duke hapur kështu rrugën per zbardhjen e pastaj kalimin në kongresin e plotë të SHBA’së.Pjesa unanime e rezolutës tregon pakënaqësitë rreth trajtimjt të kësaj lënde nga ana e Presidentit serb Aleksander Vuçiç për çështjen e Vëllezërve Bytyqi. Vendimin e kongresit e ka pershendetur edhe familjari i vëllezerve Bytyqi, Ilir Bytiqi. Ai ka thene se familja e tij…

Lexo më Shumë

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se qeveria e re e Kosovës duhet të bëjë reforma të thella, jo veç ndërrim qeverie.Duke folur për diskutimet mes VV-së e LDK-së për të formuar koalicionin qeverisës, Selmanaj ka thënë se për të bërë punë, qeverisë së ardhshme i mjafton të mos vjedhë. “Duhet të ketë reforma të thella, jo veç ndërrim qeverie, por duhet të bëjmë reforma të tilla që kthejnë shpresën për të jetuar në Kosovë. Qeveria e ardhshme, edhe nëse s’bën punë fare, veç nëse s’vjedh do të bëjë punë shumë të mira për Kosovën. Ka për…

Lexo më Shumë

Boris Johnson njoftoi pezullimin e rishikimit të marrëveshjes së Brexit në parlamentin e Britanisë së Madhe pas refuzimit të kalendarit të miratimit kërkuar nga qeveria, në pritje të një vendimi nga ana e europianëve për një shtyrje të mundshme të datës së largimit.Pas këtij votimi, duke komprometuar seriozisht mundësitë e ratifikimit para 31 tetorit, kryeministri britanik u tha deputetëve se kishte për qëllim t’u kërkonte europianëve synimet e tyre për shtyrjen e kërkuar. “Në pritje të vendimit të tyre, ne do ta pezullojmë këtë legjislacion”, deklaroi ai. Boris Johnson kërcënoi sot me tërheqjen nga Parlamenti të ligjit për aplikimin e…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian po i përcjell nga afër negociatat e Serbisë me Rusinë për një marrëveshje për tregti të lirë, tha zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.Gjatë vizitës në Beograd, fundjavën e kaluar, kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë midis Serbisë dhe Unionit Ekonomik Euroaziatik, më 25 tetor. Ky Union përbëhet nga Rusia, Bjellorusia, Kirgizia, Kazakistani dhe Armenia. “Po e përcjellim me kujdes situatën dhe po e diskutojmë atë me autoritetet serbe”, tha Kocijançiq. “Nga Serbia pritet që të përafrohet me politikën e BE-së”, theksoi ajo, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.…

Lexo më Shumë

Komuna e Kamenicës po synon të mbyllë disa shkolla.Mbyllja e shkollave në komunën e Kamenicës po përcillet me polemika të shumta. Prindërit janë ata që po e kundërshtojnë këtë reform të inicuar nga kryetari Qëndron Kastrati, ndërsa ky i fundit refuzon të tërhiqet, madje ka paralajmëruar se për këtë rast do t’i drejtohet edhe Gjykatës. Kundërshtimi për mbylljen e këtyre shkollave është përcjellë edhe me protesta. Hiç me pakë se ditën e djeshme banorët e Busavatës dhe Krilevës së Kamenicës kanë protestuar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të kundërshtuar mbylljen e katër shkollave në këtë komunë. Madje…

Lexo më Shumë

Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u kërkoi eurodeputetëve që të kujdesen për Europën gjatë një diskutimi mbi bilancin e mandatit të tij, disa javë para largimit nga detyra.Kreu i ekzekutivit europian, i cili do të tërhiqet nga politika me largimin nga Komisioni, ishte i ftuar të paraqiste bilancin e një mandati 5-vjeçar të karakterizuar nga kriza, kursime në rënie, borxhi grek, çështjet migratore. “Kujdesuni për Europën dhe luftoni me tërë forcat tuaja nacionalizmat idiote dhe mendjengushta. Rroftë Europa!”, tha ai në përfundim të fjalimit të tij në Strasburg.

Lexo më Shumë