Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot rreth arritjes së mundshme të një kompromisi me Kosovën dhe pasojat në rast të dështimit të saj.Ai tha se kompromisi me Prishtinën është kusht i Bashkimit Evropian për rrugën e Serbisë drejt familjes së madhe evropiane. “Nëse nuk arrijmë një kompromis me Prishtinën, që është kusht për progres në rrugën drejt BE-së, atëherë ajo mbetet “brenda vetvetes në çelësin e vet”, u shpreh Vuçiq, duke u përgjigjur në pyetjen e mediave lidhur me vendimin e BE-së për të mos dhënë ‘dritë jeshile’ për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. “Nuk varet nga ne, apo…
Author: almakos
Në gjendje të mjerueshme ka mbetur tualeti publik në parkun kombëtar të Gërmisë.Pamundësia që të shfrytëzohet dhe gjendja në të cilën është, sipas drejtorisë së parqeve, është trashëguar nga qeverisja e kaluar e kësaj drejtorie, raporton KTV. Derisa nga kjo drejtori thonë se e tillë ka mbetur, si pasojë e vandalizmit nga qytetarët që e kanë shfrytëzuar e jo prej mos-mirëmbajtjes së saj nga punëtorë të këtij parku. Fatmire Hajdari, drejtoreshë e Drejtorisë së Parqeve, thekson se shkak i vonesës në rregullimin e tualetit ka qenë mungesa e buxhetit, të cilën tashmë kjo Drejtori e ka siguruar. Ndërsa, shumë shpejt…
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, është i ftuar në emisionin Pressing në T7.Ahmeti ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryeministre. Ahmeti ka thënë se LDK ka qenë e unifikuar pas saj dhe se nuk ka pasur përçarje siç është thënë. “Vjosës nuk i ka munguar mbështetja e Hazirit dhe Veliut”, ka thënë Ahmeti. “Janë përmendur disa emra individual si pengesa të mundshme, por asgjë nuk është e vërtet. E gjithë LDK’ja ka qenë pas Vjosës në këto zgjedhje” Tutje Ahmeti ka komentuar edhe deklaratën e Veliut pas zgjedhjeve i…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, që njihet për vendimet e mëdha, të mërkurën mbush 10 vjet të funksionimitËshtë një nga institucionet më të rëndësishme në vend. Por, është një nga institucionet më të reja në Kosovë, raporton T7. Kështu, Gjykata Kushtetuese këtë të mërkurë mbush 10 vjet të funksionimit. Ky institucion u themelua më 2009, një vit pas shpalljes së Pavarësisë së vendit. E përgjatë një dekade punë, gjyqtarët e këtij institucioni kanë vendosur në disa raste ligjore të ndërlikuara dhe me peshë të madhe. Ndër vendimet më të rëndësishme ishin ato për presidentët, Fatmir Sejdiun e Behgjet Pacollin. Të njëjtit…
Një aksident ka ndodhur në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë dërguar Gazetës Express fotografi të aksidentit që ndodhi në orët e mbrëmjes. Policia kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe Zyra për Media, e kontaktuar nga Express kanë konfirmuar se akisdenti ka ndodhur, por nuk kanë dhënë detaje. Megjithatë, sipas informatave që, nga aksidenti nuk ka mbetur asnjë i lënduar. /Express/
Kandidatja e PDK-së për deputete ka dalë në mbrojtje të Selver Shantirit, mësuesit që detyroi nxënësit t’i përkrahin ushtarët turqSelver Shantiri ende po vazhdon të jetë mësues i shkollës “Motrat Qiriazi” në Prizren. DKA e Prizrenit ende po pret përgjigjen e MASHT-it për të vepruar me masën që duhet të marr ndaj mësuesit turk i cili detyroj nxënësit të bëjnë veprime në përkrahje të ushtarëve turq. Këtë për T7 e ka konfirmuar vet drejtoresha e këtij institucioni Xhemile Thaci e cila është kundër veprimeve që ka bërë Shantiri. [embedded content] Por në mbështetje të mësuesin të klasës së katër, ka…
Ibrahim Gashi, Jetullah Krasniqi, Isni Kilaj, Fazli Behrami janë disa nga emrat e të ftuarve nga Specialja, raporton T7Përfaqësues të Gjykatës Speciale janë treguar aktiv edhe gjatë të martës. Ftesat nga ky institucion i drejtësisë janë shpeshtuar. E gjatë ditës një thirrje e tillë ka trokitur në derën e të paktën 7 personave. Këtë thirrje e bëri publike në mesditën e së martës, kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Ai theksoi që do t’i përgjigjet kësaj ftese. “Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm…
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës, në një intervistë për Alsat, thotë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarësimin në BE.Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. “Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu”, deklaroi Kurti. Vlerëson si akt përgjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut, por thotë…
28 raste të raportuara që nga fillimi i vitit të ri shkollor 2019/2020, raporton T7Një rrahje ka ndodhur ditë më parë në fshatin Gurrakoc të Istogut. Gjithë ky incident ndodhi mes nxënësve të shkollës së mesme “Mit’hat Frashëri” E shokët e tyre, përveç që po i shikonin, edhe i inkurajonin ata. Por, gjithë kjo ngjarje që u shfaq edhe në rrjete sociale nuk ka kaluar pa u rënë në sy edhe policisë. Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në një përgjigje për T7, ka thënë se kanë marrë masa në këtë rast, por me urdhër të prokurorit të përfshirit janë…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se do të vazhdojë operacionin ushtarak në verilindje të Sirisë “me vendosmëri edhe më të madhe”, nëse luftëtarët kurdë dështojnë të respektojnë marrëveshjen për armëpushim, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.Duke folur në Ankara, përpara se të nisej drejt Rusisë, Erdogan tha se të gjitha milicitë kurde duhet të largohen nga zona e sigurt, që Turqia dëshiron ta krijojë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Sirinë. Erdogan tha se rreth 700 deri në 800 luftëtarë kurdë tashmë janë larguar, ndërsa mbeten edhe 1,200 deri në 1,300 të tjerë. “Institucionet tona po…
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim kandidatin për deputet nga komuniteti rom, Albert Kinolli.Në njoftimin e bërë nga Vetëvendosje, thuhet se në takim është biseduar për mbarëvajtjen dhe rezultatin e procesit zgjedhor që pritet të çertifikohet këto ditë, për qeverinë e re dhe për mundësitë e bashkëpunimit drejt një shtetndërtimi demokratik që siguron mirëqenie e progres për gjithë qytetarët e Republikës. Tutje në njoftim thuhet se Kurti e ka njoftuar Kinollin me prioritetet e qeverisë së re. “Kryetari Kurti e njoftoi z. Kinollin me prioritetet e qeverisë së re, ku, krahas zhvillimit ekonomik për…
Koalicioni NISMA-AKR-PD në zgjedhjet parlamentare, të 6 tetorit, nuk ka arritur të kalojë pragun zgjedhor, duke marrë gjithsej 39 mijë e 495 vota, apo 4.96%.Mirëpo, ky koalicioni po beson që ka arritur të kalojë pragun zgjedhor pas rinumërimit që iu është bërë disa vendvotime, e që kanë pasur probleme me formular e probleme tjera kryesisht teknike. Sekretari i Përgjithshëm Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli tha për Telegrafin se pas rinumërimit të votave kanë informacione se koalicioni NISMA-AKR-PD, ka arritur të kalojë pragun zgjedhor. “Kemi informacione të besueshme që është kaluar pragu, janë gjetur një sasi e madhe e votave…

