Në gjendje të mjerueshme ka mbetur tualeti publik në parkun kombëtar të Gërmisë.
Pamundësia që të shfrytëzohet dhe gjendja në të cilën është, sipas drejtorisë së parqeve, është trashëguar nga qeverisja e kaluar e kësaj drejtorie, raporton KTV.
Derisa nga kjo drejtori thonë se e tillë ka mbetur, si pasojë e vandalizmit nga qytetarët që e kanë shfrytëzuar e jo prej mos-mirëmbajtjes së saj nga punëtorë të këtij parku.
Fatmire Hajdari, drejtoreshë e Drejtorisë së Parqeve, thekson se shkak i vonesës në rregullimin e tualetit ka qenë mungesa e buxhetit, të cilën tashmë kjo Drejtori e ka siguruar.
Ndërsa, shumë shpejt pritet edhe të bëhet rinovimi i saj.
Hajdari gjithashtu, tha se gjendja e mjerueshme e tualetit ka bërë që shumë njerëz ta shfrytëzojnë për përdorim të narkotikëve.
Mirëpo sipas saj, e njëjta nuk do të ndodhë, pas miratimit për rinovim nga kuvendi komunal.




