Të burgosurit e mbulojnë dyshemenë si një tepih i dëshpërimit njerëzor. Shumë prej tyre i kanë humbur sytë ose gjymtyrët, disa janë bërë asht e lëkurë nga sëmundja dhe shumica janë të veshur me rroba të portokallta, të ngjashme me rrobat që ISIS-i ua veshte robërve të tyre para se t’i vriste.Në katin e dytë, të ngjeshur në dy qeli me pak rreze dielli, ndodhen më shumë se 150 fëmijë, të moshës 9 deri 14 vjeçare. Ata kanë prejardhje nga vende të ndryshme. Prindërit e tyre i sollën në Siri dhe përfunduan të vrarë ose të burgosur. Fëmijët gjenden aty…
Author: almakos
Alsat 2019-10-23T13:22:09+02:00 Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme ka sjell vendim që Millazim Mustafa të emërohet për zëvendëskryetar të Këshillit Gjyqësor. Mustafa më herët ka punuar në Ministri të Drejtësisë në sektorin për ndihmë ndërkombëtare juridike. Ndërsa në Këshillin Gjyqësor vjen me propozim te presidentit, Stevo Pendarovski. Loading…
Zyrtarët e KQZ’së tashmë e kanë filluar procesin e shqyrtimit dhe vlerësimit të zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur në Kosovë nga shteti i Serbisë. Mos ky proces nga ana e kosovarëve po zhvillohet me masa të detajuara mbrojtëse. Me maskë, veshje të veçanta, dorëza e kapela, zyrtarët po e kryejnë procesin. Kjo pas alergjisë që disa zyrtarë kosovarë morën ditë më parë teksa ishin duke u marrë me zarfet me vota të ardhura nga Serbia. Express, po qëndron në vendin ku po vlerësohet këto vota dhe nga aty iu sjellë pamjet a koment!Zëdhënësi i KËZ’së, Valmir Elezi e ka…
Aktorja e mirënjohur kosovare, Adriana Matoshi, ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit në T7, #gjesi.Matoshi foli për filmin “Zana”, i cili u propozua nga Qendra Kinematografike e Kosovës për Oscars, duke thënë se Kosova ka ndarë vetëm 15,000 euro buxhet për të promovuar filmin në çmimet prestigjioze. E që sipas saj, është shumë pak për të rënë filmi në sy atje. Shikoni intervistën e plotë më poshtë. [embedded content]
Një tragjedi është parandaluar në SHBA nga një mësues i fizkulturës, i cili është edhe trajner i ekipit të futbollit që ka rrezikuar jetën për të mbrojtur të tjerët nga një nxënës i armatosur.Rasti ka ndodhur në një shkollë në SHBA, ku kamerat e sigurisë tregojnë pamjet se si mësuesi del nga klasa duke mbajtur në dorë armën e një nxënësi 19-vjeçar, të cilën ia kishte marrë sapo ky i fundit kishte hyrë në klasë. Mësuesi shihet se si përqafohet me nxënësin, duke e hutuar, e më pastaj një person tjetër, ia merr armën nga dora. Po ashtu, filmimet kapin…
Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 21 gusht të vitit 1986, një nga fatkeqësitë më misterioze natyrore në histori.Në një liqe të vogël në Afrikë, vetëm gjatë një nate gjetën vdekjen 1700 persona dhe ngordhën rreth 3500 kafshë.Sipas mediave të huaja, kjo fatkeqësi ndodhi në Liqenin Nyos – një liqe i formuar në majë të një krateri vullkanik në verilindje të Kamerunit. Për këtë liqen të vjetër 400 vjet, kanë qarkulluar mite dhe legjenda, të cilat janë konfirmuar gjatë kësaj katastrofe natyrore. Fermerët që jetonin në afërsi të liqenit, gjatë natës dëgjuan një zë, dhe më pas liqeni…
Raportet ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, vazhdojnë të mbeten të ftohura.Për një gjë të tillë nëpër intervistat e fundit pas fitores në zgjedhjet e 6 tetorit, ka folur vetë Kurti, duke treguar se raportet më Ramën kanë ndryshuar për të keq, derisa ky i fundit i ka qëndruar në krah presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në idenë për shkëmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve. Një gjë e tillë për raporte jo të mira Rama-Kurti konfirmohet edhe në njoftimin e fundit të kreut të Vetëvendosjes, i cili ka publikuar në profilin e…
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se kanë filluar shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, raporton Gazeta Express.Elezi ka shtuar se ky vlerësim është i domosdoshëm pasi që ka për qëllim që të identifikojë një fletëvotim dhe personin që e ka dërguar pakon. “Kemi filluar me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia. Ky vlerësim është i domosdoshëm pasi ka për qëllim të identifikojë një fletëvotim me personin që e ka dërguar pakon”, ka thënë ai, raporton Express. “Pra, që ta dijmë nëse fletëvotimi i dërguar…
Departamenti i Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.I dyshuari më datë 6 tetor dyshohet se ka fotografuar votën dhe e ka publikuar në rrjetin social Facebook. “I pandehuri A.M., me datë 06.10.2019 rreth orës 13:20 minuta në Mamushë në vendvotimin 3201A në shkollën fillore “Anadolu” cenon fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës, në atë mënyrë që pasi voton fletëvotimin përmes telefonit celular “Samsung Galaxy J3” e fotografon dhe pastaj e poston në…
Policia britanike i ka nisur hetimet për vrasje të shumëfishtë pasi trupat e pajetë të 39 njerëzve u gjetën në brendësi të një kamioni, i cili vozitej nga një burrë 25 vjeç nga Irlanda Veriore.Policia e rajonit Essex njoftoi se viktimat u gjetën në parkun industrial në Waterglade. Në mesin e viktimave ishte edhe një adoleshent. “Ky është një incident tragjik, ku një numër i madh i njerëzve e kanë humbur jetën. Ne i kemi nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”, tha zyrtari policor Andreë Mariner. “Besojmë se kamioni ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin A.SH. për 48 orë pasi i janë gjetur 241 gramë narkotikë “Marihuanë”.“Ekziston dyshimi i bazuar që gjatë ditës së djeshme, më 22 tetor 2019, rreth orës 12:30 minuta, i dyshuari A.SH., pa autorizim dhe me qëllim të shitjes ka poseduar substanca narkotike, me ç’rast gjatë bastisjes nga ana e policisë, në shtëpinë e tij, në Gjilan, janë gjetur 241 gram substancë narkotike”, thuhet në komunikatë. I dyshuari kishte tentuar që të ikte nga policia, pasi kishte qenë duke bërë paketimin e narkotikëve, në objektet përcjellëse të shtëpisë së tij, ku gjatë bastisjes…
Alsat 2019-10-23T10:56:26+02:00 Kryeministri i Greqisë, Kirjakos Mitsotakis, ka rikonfirmuar pozicionin e vendit të tij në mbështetje të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në rrugën e tyre evropiane. Mbrëmjen e kaluar, gjatë fjalimit zyrtar në Selanik, kryeministri grek ka theksuar sërish se “Greqia është pro integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, jo vetëm sepse kështu transformohemi në faktor stabiliteti në rajon, por edhe për faktin se integrimi përbën vegël demokratike shtysë për modernizimin e domosdoshëm të fqinjëve dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale”. Mitsotakis ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij kundër marrëveshjes së Prespës, para zgjedhjeve elektorale, por ka theksuar se…

