Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Llokë, ku ka dëgjuar nga afër problemet e tyre të përditshme. Në reagimin e tij, Elmazi theksoi se banorët e Llokës prej vitesh jetojnë me sfida që zgjojnë ndjenjën e dhembshurisë. Ai veçoi urën e rrezikshme, e cila është kthyer në simbol të harresës dhe mungesës së kujdesit institucional. Përveç kësaj, banorët ngritën edhe probleme madhore si mungesa e transportit publik, kanalizimi dhe infrastruktura e dobët. “Këto kërkesa janë thirrje e qartë që Llokës t’i kthehet krenaria dhe siguria që meriton. Tetori…
Author: almakos
Tensionet ndërkombëtare po rriten, dhe Presidenti Amerikan Donald Trump duket se ka arritur në kufirin e durimit me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Pas një incidenti të fundit ku dronët rusë shkelën hapësirën ajrore të Polonisë, Trump ka paralajmëruar se do të ketë pasoja të rënda për Rusinë nëse nuk ka përpjekje për paqe. Pas muajsh negociatash dhe përpjekjesh për të arritur një marrëveshje paqësore, Trump tani është gati të kalojë në një fazë të re sanksionesh. Sanksionet dytësore, që do të prekin klientët e gazit dhe naftës ruse, janë në horizont, duke theksuar angazhimin e SHBA-së për të…
Mark Zuckerberg, themeluesi i Meta, ka shpallur se jemi në prag të një ndryshimi të madh në teknologjinë e komunikimit, duke sugjeruar se epoka e telefonave po arrin në fundin e saj. Ai parashikon se pajisjet e tilla do të zëvendësohen nga syze inteligjente, të cilat do të ofrojnë një përvojë më të avancuar dhe më të integruar për përdoruesit. Zuckerberg beson se ky transformim do të ndodhë natyrshëm, pasi syzet janë tashmë një aksesor i zakonshëm për shumë njerëz. Ai thekson se këto pajisje nuk do të shërbejnë vetëm për të shfaqur njoftime, por do të krijojnë një mënyrë…
Shkalla e papunësisë mbeti e njëjtë ne tremujorin e dytë të vitit 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar edhe pse ekonomia po përballet me vende të paplotësuara të punës. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT shkalla zyrtare e papunësisë për popullsinë 15 vjeç e lart është 8,5 %. Ky tregues është ulur me 0,1 pikë përqindje nga tremujori i mëparshëm, ndërsa në raport me të njëjtin tremujor të një viti më parë ka mbetur i pandryshuar. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15–64 vjeç, është 76,2% në tremujorin e dytë 2025. Ky…
Një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen e sotme teksa po lahej në plazhin e Durrësit. Siç bën me dije policia, E.V., banues në lagjen 13 të Durrësit, u mbyt aksidentalisht duke humbur jetën në det. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes tragjike. Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vazhdon t’i mohojë kategorikisht të gjitha akuzat për shkelje, ashtu siç ka bërë që prej fillimit të hetimit, dy vite më parë. Në asnjë faqe të kërkesës për gjykim nuk provohet: • asnjë lidhje midis veprimtarisë së tij si Kryetar i Bashkisë dhe ndonjë privilegj të paligjshëm për ndonjë subjekt privat;• asnjë abuzim me detyrën publike që i është besuar për tre mandate nga qytetarët e Tiranës;• dhe mbi të gjitha:Asnjë provëAsnjë faktAsnjë dokument Përkundër përshtypjeve që synon të krijojë deklarata e SPAK-ut, asnjë gjyqtar paraprak apo gjykatë nuk ka shqyrtuar ende ndonjë…
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, tha se SPAK është kthyer në një partner kyç të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare, ndërsa kërkoi integritet në përzgjedhjen e pasuesit e të Dumanit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme”, e Ngarkuara…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën në fshatin Zemanic të komunës së Leposaviqit, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor. Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 11:00 Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ka njoftuar se një person ishte rrokullisur me traktor dhe dyshohej se ishte pa shenja jete. Njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës në vendngjarje. Viktima është identifikuar si D.P., 16 vjeç. Sipas dëshmive nga vendngjarja i mituri ishte duke tërhequr një lis me traktor kur mjeti është përmbysur, duke…
Ish-presidenti i Republikës dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ankimuar në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë “arrest në burg”, vendosur ndaj tij nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Rekursi është depozituar nga avokatët e Metës, të cilët kërkojnë zbutjen ose rrëzimin e vendimeve të dhëna më parë nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm. Gjykata e Lartë ka regjistruar tashmë çështjen dhe në ditët në vijim pritet të caktojë datën e seancës dhe trupën gjykuese që do shqyrtojë kërkesën. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar datën 25 shtator, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë paraprake…
Në lidhje me vendosjen e pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, ka reaguar edhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, i cili këtë akt e ka përshkruar si ndikim i drejtpërdrejt i “botës serbe” ndaj shtetësisë dhe rrezikut të së ardhmes europiane për shtetin. Postimi i plotë i Arbër Ademit: Vendosja e djeshme e pllakës përkujtimore për çetnikun serb Vuk, shëtitja e strukturave paramilitare dhe manifestimet e “botës serbe” që përkojnë me Ditën e Pavarësisë po legjitimojnë hapur ndikimin e “Botës serbe” në vend. Në këtë projekt antishtetëror janë përfshirë edhe Ivan Stoillkoviç si zëdhënës i…
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipëria po vijojnë të kenë një tendencë rritjeje, ndonëse në gjysmën e parë të këtij viti po shfaqin shenja ngadalësimi. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave bënë të ditur se të ardhurat nga emigrantët ishin 532 milionë euro në janar-qershor 2025, me një rritje prej 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ky është niveli më i ulët i rritjes, që nga viti 2020, kur fluksi u ndikua nga pandemia e Covid-19. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, remitancat…
Pak minuta pas orës 12:00 deputetët e Komisionit për Mbikqyrje të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, të cilët posedojnë certifikatë sigurie, me automjet të sigurtë zyrtar, sot arritën në hapësirat e ASK-së për të shqyrtuar rastin e dyshimeve për përgjime të paligjshme të kryeministrit Hristijan Mickoski, gazetarëve dhe biznismenëve, pas vendimit të marrë në seancën e sotme të komisionit. Deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska para hyrjes në ASK tha se në këtë takim do të kërkojë deklasifikimin e dokumenteve dhe se do ti parashtrojë disa pyetje të cilat do të shërbejnë për zbulimin e mëtejshëm të situatës. SLLAVJANKA PETROVSKA, DEPUTETE E…

