Author: almakos

Drejtori i Fondit të Sigurimit të Depozitave, Behar Emini, më 11 shtator 2025, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mirëpriti anëtarët e Forumit Evropian të Siguruesve të Depozitave (EFDI) nga rajoni i Ballkanit. Eventi u mbajt nën moton “Legjislacioni aktual dhe reformat e ardhshme në sistemet e sigurimit të depozitave në rajonin e Ballkanit”, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga disa vende anëtare të EFDI-së. “Takimi paraqiti një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira në lidhje me mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetin e sistemeve financiare, si dhe për diskutim mbi zgjidhjet…

Lexo më Shumë

OKH Merhamet, ka përfunduar me sukses kursin e gjuhës turke në disa qytete të RMV-së. Nga OKH “Merhamet” bëjnë të ditur se kursi u zhvillua gjatë vitit akademik 2024/25 dhe ofroi një program bashkëkohor që përfshinte mësimin e gramatikës turke, si dhe zhvillimin e aftësive të komunikimit në gjuhën turke. Komunikata e plotë e OKH “Merhamet” në vijim: Shpërndarja e Certifikatave për Kursin e Gjuhës TurkeQytetet: Kërçovë, Prilep, Dollnen, Cërnilisht, Manastir, Strugë & Ohër | Viti Akademik 2024/25 Gjatë muajit gusht, O.K.H. MERHAMET organizoi me sukses ceremonitë e shpërndarjes së çertifikatave të përfundimit të Kursit të Gjuhës Turke në qytetet:…

Lexo më Shumë

Nga mbikqyrja e ditës së djeshme në Agjencinë për siguri kombëtare, nga deputetët e komisionit për mbikqyrje të ASK-së, në mungesë të ndonjë epilogu, dolën vetëm pakënaqësitë e deputetëve të opozitës, të cilëve nuk u ishte mundësuar qasje në dokumentet e klasifikuara nën arsyetimin se ata kanë qenë të dorëzuara në prokurori. Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe tha se ky nuk është arsyetim për shkak se në raste të tilla dokumente të tjera të kopjuara ngelin në institucion. Filipçe tha se gjithçka që duhet të bëjë qeveria në këtë rast është ti deklasifikojë dokumentet. VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË “Më…

Lexo më Shumë

Prezantimi i kabinetit të ri qeveritar nga Edi Rama nuk ofroi surpriza, por as risi sipas analistëve të politikës, të cilët vlerësojnë se pushteti është i përqendruar në dorën e kryeministrit. Kryeministri Edi Rama shpalli të enjten emrat e kabinetit të ri qeveritar që do të votohet nga Kuvendi i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke kombinuar disa prej ministrave aktualë me prurjet e reja nga jashtë politikës apo me profil të ulët publik. Ai po ashtu propozoi si kryetar të ri të Kuvendit deputetin e Korçës, Niko Peleshi, si nënkryetare deputeten e Durrësit, Klodiana Spahiu dhe riktheu…

Lexo më Shumë

Tensionet mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian janë intensifikuar pas deklaratave të presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”. Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta nga institucionet evropiane, duke ngritur shqetësime mbi stabilitetin politik dhe demokratik në rajon. Fyerjet e Vuçiçit vijnë në një kohë kur ai po përballet me protesta masive antiqeveritare, të cilat kanë zgjatur për muaj të tërë. Këto protesta janë një shenjë e pakënaqësisë së thellë publike ndaj qeverisë dhe politikave të saj, duke e bërë situatën edhe më të ndjeshme për autoritetet evropiane. Institucionet evropiane kanë përshkruar ngjarjet në Serbi,…

Lexo më Shumë

Sot shënohet një përvjetor i rëndësishëm, 24 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë për Shtetet e Bashkuara dhe botën. Këto sulme, që morën rreth 3.000 jetë, vazhdojnë të jenë një kujtesë e dhimbshme për pasojat e terrorizmit dhe nevojën për unitet në luftën kundër tij. Në Kosovë, homazhet përkujtimore për viktimat e 11 Shtatorit u zhvilluan me pjesëmarrjen e liderëve të lartë. Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Dimal Basha dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, u mblodhën për të nderuar ata që humbën jetën në këtë tragjedi. Kjo ngjarje shërben…

Lexo më Shumë

Ish-kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë masën e arrestit në burg të vendosur ndaj tij prej GJKKO dhe lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm. Kujtojmë se një ditë më herët SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim dosjen e Veliajt. Ish-kryebashkiaku ndodhet në qelitë e paraburgimit të Durrësit që prej shkurtit të këtij viti për çështje të lidhur me korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë kohës së kryetar bashkie i kryeqytetit. Së bashku me të edhe biznesmeni Elman Abule ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e arrestit shtëpiak vendosur…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me ambasadoren e SHBA-së në Shkup, Angela Ageler, në të cilin është biseduar për ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.“Sot zhvillova një takim me ambasadoren e SHBA-ve, znj. Angela Ageler, për të diskutuar bashkëpunimin tonë në ruajtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Liqenit të Ohrit.Diskutuam mbi përmirësimin e cilësisë së ujit, menaxhimin e peshkimit dhe zhvillimin e turizmit liqenor, si dhe mbi hapat konkretë të propozuar nga ekspertët amerikanë, si përforcimi i Institutit Hidrobiologjik, monitorimi limnologjik dhe mbrojtja e troftës së Ohrit.Takimit iu bashkua edhe Prof. Jason Stockëell,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Posaçme ka lënë në masën “arrest shtëpie” avokatin Besart Logu, i akuzuar se ka marrë 8 mijë euro nga një klient i tij për ta liruar me qëllim që t’ia jepte gjyqtarit dhe prokurorit të çështjes sipas dyshimeve. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar masën e arrestit shtëpiak dhe ditën e sotme GJKKO, në seancë vlerësimi, e pranoi kërkesën. Masa u dha nga gjyqtarja Flora Hajredinaj. Akuza ndaj Logut ëshë “ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Vetë avokati i ka mohuar akuzat e ngritura publikisht, si të pabazuara në prova. Vendimi i Gjykatës së…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka folur për rastin kur zv.kryeministri Arben Fetai refuzoi të flet në gjuhën maqedonase në një konferencë për shtyp. Mickoski tha se zëvendëskryeministri Arben Fetai po përpiqet të mësojë gjuhën maqedonase, duke shtuar se me të komunikon në gjuhën angleze. Mickoski tha se Fetai ka biografi të begatë ndërsa është i shkolluar në universitete të shquara.“Unë kam bashkëpunim jashtëzakonisht cilësor me zv/kryetarin e qeverisë në gjuhën angleze. Pse? Sepse ai nga mosha 6 vjeçe ka emigruar nga Maqedonia dhe jeton në Belgjikë dhe i flet rrjedhshëm katër gjuhë. Frëngjisht, holandisht, anglisht, e kështu me radhë, tani mos…

Lexo më Shumë

Një shqiptar që po përpiqej të arratisej fshehurazi nga Italia, u kap brenda një kamioni që po transportonte pajisje elektrike dhe kishte destinacion Shqipërinë. Arrestimi u bë në portin e Barit, nga policia financiare, së bashku me Policinë Kufitare. Mediat italiane konfirmuan aksionin, duke informuar se shqiptari ishte një person i arratisur nga drejtësia dhe ndaj tij kishte një vendim arresti dhe kërkimi nga Gjykata e Vlorës, më 10 shkurt 2025. Një urdhër arresti ndërkombëtar u lëshua nga Gjykata e Vlorës më 10 shkurt. Ai akuzohet për krime të rënda të kryera në Shqipëri, duke përfshirë dhunë në familje, rrëmbim…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare. Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar. Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024. Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë