Author: almakos

Policia ka arrestuar një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, në kërkim nga autoritetet austriake, i cili tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë. “Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut”, informuan blutë. 29-vjeçari rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen…

Lexo më Shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë të fortë që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, duke rikonfirmuar synimin e tij për të hetuar financierin miliarder George Soros. Ai e akuzon atë për përfshirje në organizimin e protestave të dhunshme në SHBA, duke e trajtuar këtë çështje si një rast RICO, një ligj federal që përdoret për të luftuar organizatat kriminale. “Do ta shqyrtojmë rastin e Sorosit, sepse mendoj se është një rast RICO kundër tij dhe njerëzve të tjerë. Kjo është më shumë sesa thjesht protesta. Ky është një agjitacion i vërtetë,” tha Trump në…

Lexo më Shumë

Pas ndërhyrjes në fshatin turistik të Thethit, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zhvendosur aksionin e tij në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, ku prej ditës së djeshme ka nisur shembjen e banesave dhe ndërtimeve të konsideruara pa leje. Sipas IKMT, të premten u prishën 8 objekte të ngritura me betonarme, ndërsa këtë të shtunë janë planifikuar për t’u shembur edhe 12 struktura të tjera betoni dhe ngrehina. “Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), me mbështetjen e Policisë së Shtetit, po vijon aksionin në Parkun Kombëtar të Valbonës, Tropojë, për prishjen e ndërtimeve të paligjshme. Pas aksionit të…

Lexo më Shumë

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar dhe aktualisht nuk ka ndonjë ngarkesë të theksuar. Në të gjitha pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut, qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të gjata si në hyrje ashtu edhe në dalje nga vendi. Nga data 3 shtator 2025, për një periudhë prej dy javësh, do të zhvillohen punime kërkimore-ndërtimore në aksin rrugor Gostivar–Tetovë, konkretisht në segmentin nga pika e pagesës në Tetovë deri te pika e pagesës në Gostivar. Për këtë arsye, trafiku në këtë pjesë do të organizohet sipas një regjimi të përkohshëm të qarkullimit. Gjithashtu, sipas…

Lexo më Shumë

Me marrjen e detyrës për mandat të katërt, qeveria “Rama 4” ka vënë në plan të parë një sërë vendimesh që synojnë të adresojnë sfidat kryesore sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. Mes pritshmërive të qytetarëve për përmirësim të jetesës së përditshme, janë disa prej reformanve që priten të ndryshojnë disa fusha kyçe. MBROJTJA E PRONËS Në qendër të paketës së parë me vendime që po hartohen është mbrojtja e pronës dhe kontrolli i ndërtimeve pa leje. Këshilli i Ministrave synon të miratojë një ligj ose paketë ligjore që ndërhyn me instrumente të reja për të parandaluar ndërtimet jashtë normave, të…

Lexo më Shumë

Shpenzimet për pensionet pritet të shënojnë një tjetër rekord në vitin 2026, duke kaluar për herë të parë pragun e 200 miliardë lekëve. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), fatura e përgjithshme e pensioneve do të arrijë në rreth 2 miliardë euro, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2025. Aktualisht, për vitin aktual janë planifikuar 192.3 miliardë lekë, por vetëm një vit më vonë kjo shumë do të rritet me 11.7 miliardë lekë. Nëse kjo shtesë do të shpërndahej në mënyrë të barabartë për të gjithë përfituesit, çdo pensionist do të…

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Çermë–Divjakë. Automjeti tip Volkswagen Passat, ku udhëtonin katër persona, po dilte nga rruga e Çermë Sektorit në drejtim të autostradës, por drejtuesi nuk arriti të frenojë dhe makina përfundoi në kanal. Përplasja rezultoi fatale për njërën prej pasagjereve, ndërsa tre personat e tjerë u plagosën rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor në spital. Si pasojë e plagëve të marra humbi jetën 47-vjeçarja Majlinda Sula. Të plagosur mbetën drejtuesi i mjetit, 63-vjeçari Ferit Mekshi, Afërdita Mekshi 37…

Lexo më Shumë

Një papagall nga Kina ka arritur të hyjë në librin e Rekordeve Botërore Guinness për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në identifikimin e ngjyrave, duke vendosur një standard të ri për inteligjencën e kafshëve shtëpiake. Xiaogui, një papagall i rritur nga Qin Feng, ka arritur të identifikojë 10 ngjyra të ndryshme në një kohë rekord prej 33.5 sekondash. Ky arritje e jashtëzakonshme tregon se si stërvitja dhe dashuria për kafshët mund të sjellin rezultate të mahnitshme. Gjatë provës së tij, papagalli bëri një gabim të vogël duke vendosur një top rozë të errët në një enë rozë të çelët, por…

Lexo më Shumë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu ka analizuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si një situatë që nuk dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve. A është vërtet kështu? Musliu thekson se pezullimi i dialogut nuk është një shenjë e prishjes së raporteve, por një proces normal në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai shprehet se marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë më të forta, duke theksuar se Amerika mbetet mbështetësja më e madhe e sovranitetit të Kosovës. Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj aleance është bashkëpunimi ushtarak. Kosova ka arritur marrëveshje…

Lexo më Shumë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor. Raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën pasagjerja në makinë, 47-vjeçarja me iniciale M. S.. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur 37-vjeçarja me iniciale A. M. dhe një 15-vjeçar, pasagjeër në mjet, si edhe vet drejtuesi i makinës, 63-vjeçari me iniciale F. M., i cili u arrestua nga policia. Njoftimi: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit: -F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:00, në fshatin Cermë Sektor, duke drejtuar automjetin…

Lexo më Shumë

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare por kalimtare përgjatë relieveve malore. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 10m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Lexo më Shumë

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën. Ky vendim ka ardhur pas shqetësimeve të Uashingtonit për disa veprime dhe deklarata të qeverisë kujdestare, të cilat, sipas SHBA-së, kanë rritur tensionet dhe pasigurinë politike. Nuk ka prishje të marrëdhënieve me Kosovën Deklarata e ambasadës thekson qartë se ky hap nuk nënkupton prishje të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Kosovës. Përkundrazi, Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të punuar me popullin e Kosovës, duke theksuar se partneriteti është ndërtuar mbi qëllimin e përbashkët për paqe, stabilitet dhe zhvillim ekonomik. Mesazhi i…

Lexo më Shumë