Lidhur me rastin e pacientes së ndjerë në Klinikën e Onkologjisë, Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja është sjellë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, me metastaza në kocka në fazën 4, me të cilën është diagnostikuar një vit më parë dhe i është dhënë terapi. Ekipi mjekësor menjëherë ka filluar procedurën për sigurimin e një derivati gjaku, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rastin e pacientit që vdiq sot në Klinikë. “Për fat të keq, ndërkohë që kjo procedurë ishte në vijim, pacienti ndërroi jetë pavarësisht të gjitha masave të ndërmarra. Gjithashtu, theksojmë se familja e…
Author: almakos
Dy persona janë proceduar penalisht nga policia pasi kanë dhunuar me grushte një person në zonën e Freskut në Tiranë, ndërsa një tjetër e ka kërcënuar. Policia bën me dije se ka nisur procedim në gjendje të lirë për shtetasit me iniciale P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç, i cili u largua nga vendi i ngjarjes me automjet. Mësohet se 27-vjeçari dhe kushëriri i tij, 33 vjeç, për motive pronësie, kanë goditur me grushte shtetasin D. K. Gjithashtu, dyshohet se shtetasi 52-vjeçari ka kanosur nëpërmjet telefonit shtetasin…
James Rubin, ish-diplomati amerikan, ka ngritur një shqetësim të rëndësishëm lidhur me drejtësinë dhe trajtimin e të akuzuarve në Gjykatën Speciale. Ai e ka quajtur të papranueshëm mbajtjen e individëve në paraburgim për një periudhë të gjatë, duke theksuar se kjo nuk përkon me parimet e drejtësisë. Rubin ka shprehur mendimin se sekretarja e mëparshme e Shtetit, Madeleine Albright, nuk e kishte parasysh këtë lloj drejtësie kur niste krijimin e Tribunalit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Kjo është një pikë e rëndësishme për të kuptuar kontekstin e situatës aktuale. Ai theksoi se është e pakuptimtë që ish-krerët e UÇK-së të…
Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës Rihter është regjistruar këtë pasdite në vendin tonë. Sipas Qendrës Europiane dhe Mesdhetare të Sizmiologjisë (EMSC), lëkundjet u ndjenë rreth orës 17:26, me epiqendër 19 kilometra në jug të Tiranës dhe në një thellësi prej 10.7 kilometrash. Tërmeti është ndjerë lehtë në disa zona përreth, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, ka shprehur shqetësim lidhur me promovimin dhe përkrahjen që pushteti aktual i jep projekteve të lidhura me figura dhe struktura që hapur përfaqësojnë interesat e “Botës Serbe” dhe ndikimit rus në rajon. Takimi i kryeministrit Hristijan Mickoski me aktorin serb Millosh Bikoviç, i cili së fundmi ka marrë shtetësinë ruse me dekret të presidentit Vladimir Putin dhe ka qenë i pritur prej tij për rolin në filmin propagandistik “Kufiri Ballkanik”, ndërsa nga ASH thonë se është sinjal alarmant për drejtimin ku po shkon vendi. “Plani për investim në një kompleks hotelierik dhe rekreativ në…
Biznesmeni Ermal Beqiri është paraqitur dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime për hetimin që po zhvillohet lidhur me tenderat e dyshuar si abuzivë në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Burime për News24 bëjnë me dije se SPAK ka vendosur të bashkojë dy çështje hetimore në një dosje të vetme, duke sekuestruar dokumentacionin e plotë të tenderave të zhvilluar nga AKSHI dhe kontratave që lidhen me kompanitë e Beqirit. Ndërsa po shqyrtohen edhe bilancet e kompanive të Beqirit duke u krahasuar me dokumentet e tenderave të AKSHI që po hetohen nga SPAK-u. Sipas…
Kryeministri Hristijan Mickoski beson se edhe zjarrvënia në servisin e makinave në Pintia këtë mëngjes, është në vazhdën e zjarrvënieve të qëllimshme, nga qendra të fuqishme, që synojnë destabilitetin e vendit. Ai bëri me dije se Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar rreth 20 persona për të cilët ka dyshime të bazuara se ata qëndrojnë pas zjarreve. Ai përsëriti qëndrimin se ka qendra pushteti që po përpiqen të mbjellin frikë dhe panik tek qytetarët para zgjedhjeve. Hristijan Mickoski, kryeministër “Janë identifikuar rreth njëzet persona për të cilët ka dyshime të arsyeshme se ata qëndrojnë pas këtij procesi. Në të…
Shqipëria iu bashkua sot vendeve të tjera të botës në Ditën Ndërkombëtare të Ozonit, me një program të pasur aktivitetesh sensibilizuese në shkolla, universitete dhe qendra komunitare. Nëpërmjet artit, sportit dhe edukimit, të rinjtë shqiptarë përcollën mesazhin e mbrojtjes së shtresës së ozonit dhe klimës, duke dëshmuar se edukimi mjedisor është një investim për të tashmen dhe të ardhmen, që i bën të rinjtë aktorë aktivë të ndryshimit. Këtë vit, e gjithë bota shënon 40 vjetorin e Konventës së Vjenës për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit, e cila, së bashku me Protokollin e Montrealit, është cilësuar si marrëveshja më e…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) u dha rekomandim komunave të zbatojnë kontrolle të hollësishme dhe t’i identifikojnë të gjitha deponitë e egra dhe lokacionet e paregjistruara për mbeturina, si dhe të përgatisin plane për mënjanimin e tyre sistematik. Nga MMJPH kumtojnë se Ministria pret nga komunat të ndërmarrin masa për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor urgjentisht të ndërmarrë aktivitete të lidhura me kontrollin dhe menaxhimin e deponive në territorin e shtetit. “Në atë drejtim, nga komunat pritet të kryejnë kontroll të detajuar dhe identifikim të të…
Pa probleme po zhvillohet mësimi onlajn për nxënësit e katër shkollave në komunën e Gazi Babës me qëllim që ata dhe mësuesit e tyre të mbrohen nga substanca të dëmshme pas zjarrit të madh në depon e mbeturinave në Trubarevë të shtunën. “Me kënaqësinë time të madhe, mësimi po zhvillohet pa pengesa. Rreth 1800 nxënës nga katër shkollat në Trubarevë po ndjekin mësimin dhe deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas ngjarjes “Po ndërtojmë ura të reja”, e cila u mbajt në shkollën fillore…
Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. Bëhet fjalë për vendimin e marrë më 25 nëntor të vitit të kaluar, përmes të cilit Gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite e 8 muaj burg Vagjush Dakon. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi (kryesues), Miliana Muça (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më datë 16.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 02.04.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurve/ankues V.D., F.F., A.B., ndaj vendimit nr. 70, datë…
Një bombol gazi ka shpërthyer në rrethana dhe dinamikë që ende janë nën hetim nga policia, ndërsa të plagosur mbetën dy bashkëshortë. Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Koplik i Sipërm. Burime zyrtare thanë se dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi dhe si pasojë ka rënë zjarr në garazhin afër banesës. “Të plagosur lehtë mbetën familjarët burë e grua, dhe S.Ç dhe S. Ç., por pa rrezik jete”, tha policia vendore. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

