Author: almakos

21:40 | 16 Shtator 2025E.HPër herë të parë, numri i qytetarëve mbi 100 vjeç në Japoni ka tejkaluar shifrën 99.000, duke reflektuar një tendencë të qëndrueshme të plakjes së popullsisë dhe jetëgjatësisë së lartë në vend. Këto të dhëna u publikuan nga qeveria japoneze përpara “Ditës së Respektit për të Moshuarit”, e cila shënohet çdo vit më 15 shtator. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, deri në shtator janë regjistruar 99.763 persona mbi 100 vjeç – një rritje me 4.644 vetë krahasuar me një vit më parë. Kjo është viti i 55-të radhazi që ky numër vazhdon të rritet.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR,të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Në këtë takim u biseduapër rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti: Sot prita në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Biseduam për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Kandidati i Besëlidhja AKI për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte ka qëndruar në fshatin Vicë të Malësisë së Tetovës, duke thënë se kjo pjesë është lënë krejtësisht në harresë nga pushteti lokal, Komuna e Tetovës. Postimi i plotë i Bajram Rexhepit: 📍Sonte #kuvenduam me banorët e Vicës!Vica, si çdoherë krenare dhe plot energji, me atmosferë për një të ardhme të re, por e lënë krejtësisht në harresë nga Komuna e Tetovës!Si djalë i Malësisë po e them me shumë besim, për Vicën dhe Tetovën po vjen një e ardhme e re. #BashkëPërTetovën ✅ [embedded content] MARKETING

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka publikuar listën e saj për këshillin e komunës Shuto Orizarë. Listës së tyre do t’i prijë, Enis Zekiri.Në një postim në rrjetin social facebook, Zekiri shkruan se ky hap është një dëshmi e përkushtimit të tyre, për një përfaqësim më të drejtë, punë të ndershme dhe vizion të qartë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.“Me përgjegjësi të madhe dhe me besim në ndryshimin që na pret, shpallim zyrtarisht kandidaturën tonë për këshilltarë në Komunën e Shuto Orizarës nga koalicioni VLEN.Ky hap është dëshmi e përkushtimit tonë për një përfaqësim të drejtë, punë…

Lexo më Shumë

Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, u mblodh sot në selinë e Qendrës Sinodike në Kryepiskopatën e Tiranës, ku zhvilloi një seancë për përzgjedhjen e udhëheqësve të rinj shpirtërorë të dy Mitropolive. Pas një procesi unanim votimi, Sinodi zgjodhi si Mitropolit të ri të Gjirokastrës Hirësinë e  Tij, Nathanaili, i cili deri tani ka shërbyer si Mitropolit i Amantias. Ceremonia e fronëzimit të tij do të zhvillohet më 20 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër. Ndërkohë, Mitropoliti…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Sarajit, Muhamed Elmazi, ka reaguar me indinjatë ndaj gjendjes së rëndë të shkollës fillore në fshatin Matkë. Në një deklaratë publike, Elmazi e cilësoi shkollën si “dëshmi e gjallë e pakujdesisë dhe neglizhencës që vë në sprovë njerëzillëkun tonë”. Elmazi ngriti pyetjen shqetësuese “Deri ku mund të shkojë kjo shpërfillje?”, duke denoncuar mungesën e investimeve dhe përkujdesjes institucionale për fëmijët e këtij komuniteti. I prekur nga ajo që pa gjatë vizitës së tij, Elmazi premtoi me përgjegjësi të plotë se, nëse merr besimin e qytetarëve, vitin e ardhshëm nxënësit e Matkës do të…

Lexo më Shumë

Çfarë do të thotë të jesh i përgatitur për një dëshmi të rëndësishme në Hagë? James Rubin, dëshmitari i mbrojtjes, zbuloi se kishte kaluar mbi 100 orë në përgatitje për këtë moment kritik. Kjo është një tregues i qartë se si përgatitja e duhur mund të ndikojë në rezultatet e proceseve juridike. Analisti dhe filozofi Blerim Latifi ka komentuar mbi këtë përgatitje të thellë, duke theksuar se betejat juridike nuk fitohet me folklor digjital, por me përkushtim dhe studim të thellë. Ai nënvizon se çdo detaj është i rëndësishëm në një proces të tillë, dhe se përgatitja është çelësi i…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, ka përfunduar në spital pas vendimit të Apelit të GjKKO për rikthimin e tij në qeli për të vuajtur dënimin e mbetur prej rreth 11 ditësh. Sipas raportimeve nga gazetarja Klodiana Lala, Dako ka perfunduar në spital, pasi ka kaluar aritmi. “Dako ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Durrësit. Ai është gjetur në banesë kur treshja gjykuese ka firmosur vendimin. Kur ka rënë në dijeni të vendimit, ka pësuar aritmi sipas mjekëve. Nga policia konfirmoj se Dako është duke qëndrua në kujdesin e mjekëve dhe në ruajtjen e policisë”, raporton Lala. Gjykata e Posaçme…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një ekzaminim të jashtëzakonshëm në zonën e prekur, dhe të dielën janë marrë mostra nga një ekip profesional ekspertësh të ISHP-së për analizë të radioaktivitetit në ujë, tokë dhe ajër, si dhe mostra për analizë të metaleve të rënda në tokë dhe ujë. Gjatë ditës së djeshme (15.09.25), ISHP njoftoi se sipas rezultateve dhe analizave të kryera, në mostrat e marra nuk është konstatuar prani e radioaktivitetit në ajër dhe tokë, si dhe nuk është konstatuar prani e metaleve të rënda në ujë.“Gjatë ditës së sotme (16.09.25), ISHP përfundoi analizat dhe ekzaminimet e mostrave…

Lexo më Shumë

Ervis Çela dhe Franc Çopja kanë një rol kryesor në të gjithë zinxhirin komandues të trafikut të këtyre ngarkesave me kokainë. Emisioni “Në Shënjestër”, duke iu referuar bisedave tw zbardhura nga aplikacioni Sky Ecc, tregoi se ky trafik nis nga zonat e thella të Paraguajt, që ndryshe njihen si ‘kuzhina’, deri në sigurimin e logjistikës që lidhet me vendin e dorëzimit në Evropë. Nga ku rezulton se këto para nuk qarkullojnë vetëm në forma të thjeshta parash në dorë të cilat kryesisht dërgohen në Shqipëri, por shpesh përdoren edhe në një sistem informal transferte, të njohur në terminologjinë kriminale si…

Lexo më Shumë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore gazetaren Klodiana Lala u rikthye këtë të martë me diskutime në studio rreth figurës së Ervis Çelës i cili mund të cilësohet si Pablo Eskobar i Kokainës. Në materialin e përgatitur, përmes të dhënave të dosjes hetimore zbulohen fakte interesante se si u dekonspiruan 2 prej operacioneve më të mëdha të trafikut të drogës në vitet e pandemisë 2020-2021 që kishin si autor Ervis Çelës dhe financues të sasisë së porositur Franc Çopja dhe Fadil Balla. Ervis Çela është një ‘Lord i drogës’ shqiptar. Tërësisht i panjohur për autoritetet ligjzbatuese, që nëse nuk…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Suedisë, Ola Solstrom. Për presidenten, siç ceket në kumtesën nga Kabineti i Siljanovska-Davkovës, dy shtetet i lidhë miqësia tradicionale dhe e sinqertë, ndërsa nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike në vitin 1993, në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie partneriteti. Sipas saj, afërsia dhe besimi këtë vit morën dimension plotësues me solidaritetin dhe ndihmën që Suedia e ofron pas tragjedisë në Koçan, për çka shprehi falënderim në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Siljanovska-Davkova, siç qëndron në kumtesë, posaçërisht e theksoi mbështetjen suedeze në avancimin e…

Lexo më Shumë