Author: almakos

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), Krenar Lloga, ka reaguar ndaj qasjes politike të qeverisë së re të drejtuar nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski. Në një deklaratë publike, Lloga akuzon qeverinë për tendenca përjashtuese dhe arrogancë politike, duke thënë se “eliminimi i kundërshtarit” është një sindromë e trashëguar politike që po rikthehet fuqishëm. Më poshtë reagimi i plotë i Llogës: Eliminimi i kundërshtarit, një sindromë e trashëguar politike e VMRO-DPMNE-së! Një nga dukuritë më të dëmshme të politikës vendore është tradita për ta parë kundërshtarin si armik që duhet eliminuar, dhe jo si partner në…

Lexo më Shumë

Aksidenti me vdekje në rrugën Fier-Lushnjë i ndodhur ditën e djeshme, i kushton prangat dy shoferëve të mjeteve që u përplasën te “Kryqëzimi i Vajkanit”. Policia vendore bëri me dije sot se pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore në vendngjarje, ndaloi të dyshuarit J.M., 42 vjeç, banues në Londër dhe 30-vjeçaren L.M., nga Laçi, me të cilën udhëtonte edhe viktima pasagjere, M.K., 53 vjeçe, po nga Kurbini. Mësohet se 30-vjeçarja për shkak të dëmtimeve është shtruar në spital, ku dhe po mjekohet, kurse arrestimi është bërë në gjendje spitalore. Nga aksidenti pati edhe dy pasagjerë të tjerë të dëmtuar, por…

Lexo më Shumë

Në emër të barazisë gjinore, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Projektligji i ri “Për barazinë gjinore”, i prezantuar si hap drejt përputhjes me standardet evropiane, në fakt akuzohet si një portë e hapur për futjen e konceptit të gjinisë së tretë dhe për zbatimin e agjendës LGBT në vendin tonë. PROJEKTLIGJI Ligji, që deri më sot e njihte barazinë si raport mes burrit dhe gruas, tani e zgjeron përkufizimin duke futur nocione të tilla si gjini gjithëpërfshirëse, identitet gjinor, orientim seksual dhe shprehje gjinore. Kjo do…

Lexo më Shumë

“Formësimi i së ardhmes: Lidershipi në epokën e transformimit” është tema e konferencës së sotme të parë “Lider biznesi” e cila, siç është paralajmëruar, do t’i bashkojë liderët më me ndikim dhe më të suksesshëm dhe sipërmarrës nga industritë e ndryshme. Qëllimi i konferencës është të krijojë platformë të veçantë për shkëmbim të ideve dhe inovacioneve, të ofrojë mundësi për ndarjen e trendeve më të reja afariste dhe shembuj të suksesshëm nga praktika dhe të definojë udhëzime strategjike të cilat do ta nxisin rritjen dhe zhvillimin e sektorit të biznesit në Maqedoninë e Veriut. Pjesën zyrtare do ta hapë ministri…

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot për të shqyrtuar nisjen e procesit për zgjedhjen e kreut të ri të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi në muajin dhjetor, Altin Dumanit i mbaron mandati. Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas ligjit gara për kreun e ri të SPAK duhet të hapet tre muaj më parë, pasi kandidatët duhet të kalojnë vettingun e prokurorëve. Të drejtën për tu zgjedhur në këtë post janë vetëm prokurorët e prokurorisë së posaçme, me përjashtim të Dumanit, të cilit ligji ia ndalon të kandidojë dy herë radhazi. “Të drejtën…

Lexo më Shumë

 Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të qëndrojë në komunën e Kumanovës. Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, është parashikuar që Mickoski ta vizitojë therrtoren “BDA Kompani”, pas çka do ta vizitojë dhe kompleksin më të vjetër sportiv “Sokollanë”. Kryeministri do të japë deklaratë për media gjatë vizitës në “Sokollanë”. MARKETING

Lexo më Shumë

Pas publikimit të një videoje mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës, Irekli Leka, shfaqet duke marrë para në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë. Po ashtu është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion. Në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e SPAK, u bë i mundur edhe arrestimi i punonjësit të dyshuar. Njoftimi:  Në vijim të ngjarjes së ndodhur…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN ka dalë me akuza të rënda ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim , duke e akuzuar për një marrëveshje të fshehtë me partinë maqedonase Levica, në përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale në Strugë. Sipas komunikatës së bërë publike nga VLEN, emisari i BDI-së, Krenar Lloga, është takuar me liderin e Levicës, Dimitar Apasiev, dhe sekretaren e tij të përgjithshme, Jovana Mojsovska, e cila tani është futur në garën për Strugën si një kandidate “surprizë”. Qëllimi, sipas VLEN, është që të përçahet vota maqedonase dhe të parandalohet fitorja në raundin e parë e kandidatit të mbështetur…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.3 lekë dhe do shitet me 97.2 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.6 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110.4 lekë dhe do shitet me 112 lekë.

Lexo më Shumë

Gjatë një debati të nxehtë në RTV Dukagjini, kreu i OVL-së, Hysni Gucati, ngriti akuza të rënda ndaj disa individëve në Kosovë, duke përfshirë Ministrin e Financave, Hekuran Murati. Këto akuza kanë shkaktuar një reagim të menjëhershëm dhe të fortë nga ana e Muratit, i cili e cilëson këtë si shpifje të pabazuar. Gucati, në një moment të diskutimit, theksoi se disa individë, përfshirë Muratin, kanë pasur lidhje me spiunimin gjatë periudhës së luftës. Kjo deklaratë ka ngritur shumë pikëpyetje dhe ka shkaktuar një valë reagimesh në opinionin publik, duke e bërë atë një temë të nxehtë diskutimi. Ministri Hekuran…

Lexo më Shumë

21:40 | 16 Shtator 2025E.HPër herë të parë, numri i qytetarëve mbi 100 vjeç në Japoni ka tejkaluar shifrën 99.000, duke reflektuar një tendencë të qëndrueshme të plakjes së popullsisë dhe jetëgjatësisë së lartë në vend. Këto të dhëna u publikuan nga qeveria japoneze përpara “Ditës së Respektit për të Moshuarit”, e cila shënohet çdo vit më 15 shtator. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, deri në shtator janë regjistruar 99.763 persona mbi 100 vjeç – një rritje me 4.644 vetë krahasuar me një vit më parë. Kjo është viti i 55-të radhazi që ky numër vazhdon të rritet.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka pritur në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR,të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Në këtë takim u biseduapër rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Postimi i plotë i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti: Sot prita në takim përfaqësuesit e OSBE/ODIHR, të udhëhequr nga Matteo Mecacci, Julia Mancin, Polona Zajec dhe Edin Shabani. Biseduam për rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe evropiane, si standard i domosdoshëm për shtetin tonë. Maqedonia e…

Lexo më Shumë