Author: almakos

Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se ata e përshëndesin Deklaratën e BE-së për debat urgjent për të diskutuar agresionin e fundit ushtarak të Izraelit kundër Shtetit të Katarit.“VLEN-i është në vijën e njëjtë me Bashkimin Evropian dhe shpreh solidaritetin e tij të plotë me autoritetet dhe popullin e Katarit, që është një partner strategjik i BE-së dhe i cili, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, luan një rol vendimtar si ndërmjetës i konfliktit të vazhdueshëm në Gazë. Në frymë të qëndrimeve të BE-së, edhe ne presim që Shteti i Izraelit ta respektojë të drejtën ndërkombëtare, duke…

Lexo më Shumë

-Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se thjesht harmonizim i ligjeve – është ndërtimi i institucioneve që funksionojnë sipas standardeve evropiane, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen e ngjarjes së sotme “Stërvitje gjenerike për nëpunës administrativë”, që po mbahet në Shkup. “Investimi tek nëpunësit administrativë është investim në të ardhmen e sektorit publik. Sot jemi mbledhur për të konfirmuar se reformat nuk janë vetëm fjalë në një program, por realitet që shihet dhe ndihet. Nuk ka shtet modern pa administratë moderne, as ekonomi të përparuar pa sektor publik funksional. Nuk ka besim në institucione pa nëpunës profesionalë, përgjegjës…

Lexo më Shumë

Një qytetar është dhunuar dhe goditur me leva në trup e në kokë para banesës së tij nga efektivi i Policisë Bashkiake Himarë, Albano Baraj. Ngjarja e cila është denoncuar nga familja e të dhunuarit, raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë, para banesës së shtetasit Andi Hoxha. Familjarët e Andi Hoxhës bëjnë me dije se polici bashkiak, i cili më herët kishte pasur një konflikt të mëparshëm me shtetasin Hoxha (për të cilin kallëzimi penal i depozituar në Policinë e Shtetit Himarë u mbyll në mënyrë të njëanshme dhe pa e përcjellë në Prokurori apo Gjykatë), ditën e ngjarjes…

Lexo më Shumë

Pa dashur të jem ironik, do të jem i sinqertë, madje më pëlqeu kjo akuzë dje, sepse zakonisht kur nisin me akuza të tilla, ata tashmë po përgatiten të justifikojnë humbjen,” u shpreh Bujar Osmani, si përgjigje ndaj pyetjes nëse AKI po bashkëpunon me Levicën në zgjedhjet në Strugë, Gostivar dhe Tetovë. “Kjo është aftësia dhe ky është qëllimi për dallim me këto shpifje, se duan që pas në nëntorit të kenë aftësinë se si njerëzve të tyre, opinionit t’ua shpjegojnë pse rezultati është ai. Nuk ka tjetër si të jetë. Ne kemi Besëlidhjen Aleancën Kombëtare për Integrim që është…

Lexo më Shumë

Kultivimi i drogës në plantacione të mëdha e parcela të fshehura në pyje vijon me intensitet të lartë nga banorët e zonave malore. Pesë raste janë zbuluar së fundmi nga Policia e Shkodrës në zonën e Pultit, Shoshit, Bajzës dhe Shllakut dhe Kastratit, duke gjetur të mbjella në total 4639 bimë narkotike kanabis sativa, që u asgjësuan. Tre persona u shpallën në kërkim pas identifikimit, 5 kryepleq të fshatrave të njësive administrative ku u gjet droga u morën nën akuzë për shpërdori detyre dhe dy të tjerë gjithashtu për moskallëzim krimi. Tre të kërkuarit akuzohen se kishin kultivuar një parcelë…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët – Arben Taravari, shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre ky projekt politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”, nuk përbën thjesht një simbolikë ideologjike, por një strategji e rrezikshme që synon të minojë kufijtë ekzistues, të dobësojë shtetësinë dhe të pengojë rrugën europiane të vendit tonë dhe të mbarë rajonit. Reagimi i plotë: Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e thellë për ndërhyrjet e vazhdueshme të të ashtuquajturës “Bota Serbe” në Maqedoninë e Veriut. Ky koncept politik, i ndërtuar mbi modelin e “Botës Ruse”,…

Lexo më Shumë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në Konferencën e 28-të të Kartës së Adriatikut A5, e mbajtur në Tiranë, ku u diskutua për forcimin e sigurisë rajonale dhe sfidat e përbashkëta të Ballkanit Perëndimor. Në margjinat e kësaj konference u theksua rëndësia e rritjes së bashkëpunimit rajonal në favor të ballafaqimit me sfidat e sigurisë. Gjatë adresimit të tij, gjenerali Jashari ka theksuar nevojën dhe rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës si anëtare me të drejta të plota në këtë nismë. “Gjatë adresimit, GLT Jashari edhe kësaj radhe theksoi nevojën dhe…

Lexo më Shumë

Policia e Riminit arrestoi 3 shqiptarë që dyshohen se janë pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Itali. Të ndaluarit janë të moshave 20, 25 dhe 35 vjeç, teksa gjatë kontrolleve iu zbuluan si provë materiale edhe 120 gramë kokainë, një pjesë e së cilës ishte paketuar tashmë në doza. Operacioni u krye në zonën turistike të Miramare, ku objektiv tregu ishin kryesisht pushues dhe turistë. 20-vjeçari shqiptar u kap duke dalë nga një apartament dhe duke u drejtuar drejt një makine, teksa bëhej gati për pazarin e radhës për drogën. Vëmendja më pas u zhvendos në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Kur kanë kaluar më shumë se 9 muaj nga vrasja e Bujar Nasufit në zonën e Selitës në Tiranë janë konfirmuar edhe dy emrat, të cilët kanë porositur ekzekutimin. Bëhet fjalë për vëllezërit Voltan dhe Jugert Xhani, të cilët dyshohet të jenë porositësit. Motivi ka të bëjë me një përplasje midis familjeve Nasufi dhe Xhani për shkak të një prone. Ndërkohë vëllezërit Xhani janë emra të njohur për autoritetet, pasi dyshohen të jenë të përfshirë dhe në vrasjen e Elis Roshkodolit, në gusht të vitit 2024 në Shkodër. Ata janë arrestuar nga forcat RENEA në maj të këtij viti, në…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, i pyetur lidhur me kandidatët e Levicës në komunat me shumicë shqiptare, tha se këto kandidatura janë bërë në koordinim mes Levicës dhe BDI-së.“Nuk mund të them suksesshëm se është udhëheqësia më e keqe që e njeh historia e Shkupit. Por si koalicion ata funksionojnë, kanë ndarë pushtet, drejtoritë, pra Apasiev, Ahmeti dhe Danella kanë funksionuar deri tash dhe nuk kam aspak dilemë se kjo është në koordinim kandidimi i kandidatëve të Levicës në qytetet shqiptare në funksion dhe në interes si dhe në bashkëpunim me BDI-në”, deklaroi Mexhiti, raporton…

Lexo më Shumë

Nën kontroll janë ende zjarret pranë fshatit Trubarevë dhe deponisë Drislla, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas QMK-së, në territorin e vendit në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 25 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat tre janë aktive, ndërsa dy janë nën kontroll.Aktive janë zjarret në fshatin Viniçe në komunën e Gazi Babës, në fshatin Petrovo në malin Kozhuf dhe fshatin Vrazhallë të komunës së Zelenikovës. MARKETING

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pas zbulimit të qindra bimë narkotike në fshatin Karinë të Peqinit. Gjatë operacionit ‘Syri i natës’ u vendosën në pranga Qemal e Qazim Kaseja, Erges Juba dhe Altin e Ali Haskasa.Blutë asgjësuan 112 bimë narkotike, që ishin kultivuar në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave” dhe sekuestruan 3 armë zjarri, municion luftarak, armë gjuetie, kapsolla detonatore e armë të ftohta. “Gjatë operacionit, u gjetën të kultivuara në vendin e quajtur “Zabeli i Akaciave”, në fshatin Karinë, 112 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Nga kontrollet në banesat…

Lexo më Shumë