Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i avokatit të tij, Kujtim Cakrani. Në një prononcim për mediat, ai u shpreh se vendimi nuk ishte surprizë dhe e cilësoi të gjithë procesin si politik. “Nuk aludoja aspak për një vendim të ndryshëm,” deklaroi Cakrani. “Nga sot do ta paragjykoj zonjën Gjoka. Ajo duhet të largohet, sepse nuk e bën dot këtë çështje. Kjo është një çështje politike”, tha avokati. Avokati u ndal edhe te përplasjet brenda gjykatës, duke theksuar se pavarësisht se kërkesa e gjyqtares Irena Gjoka për…
Author: almakos
Këtë të premte (19 shator) po shqyrtohet në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë për Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gazetarja Klodiana Lala raporton se gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar të tërhiqet nga kjo çështje, por kërkesa e saj është refuzuar nga kryetari i GJKKO, Erion Bani. Mësohet se Ilir Meta nuk ka qenë i pranishëm në seancë. Ndërkohë që trupa e GJKKO-së është tërhequr për vendimin që do të marrë lidhur me kërkesën e Metës, i cili bëri kërkesë për lirim nga qelia. Kërkesa e Ilir Metës, e…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka marrë vendimin për të mos nisur hetimet lidhur me prokuroren Elsa Gjeli, pas sulmit ndaj saj të kryeministrit Edi Rama lidhur mosfillimin e hetimeve në rastin e ndërtimit pa leje në Theth. “Arkivimin pas verifikimit të ankesës së Ministrit të Drejtësisë, z. Ulsi Manja, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj.Elsa Gjeli, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër”, thuhet në vendim. ILD ka konkluduar se nuk konstatohen paraprakisht elementë juridikë apo faktikë të cilët krijojnë një dyshim të arsyeshëm për fillimin…
Mbahet sot në GJKKO seanca ndaj ish-Presidentit, Ilir Meta i cili bëri kërkesë për lirim nga qelia. Në ambientet e Gjykatës së Posaçme ka mbërritur përfaqësuesi i tij ligjor, Kujtim Cakrani. Kërkesa e Ilir Metës, e depozituar më 17 Shtator nga avokatët e tij, për lirim nga burgu ku ndodhet prej datës 21 Tetor 2024, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka. “Kërkuesi Ilir Metaj, me gjeneralitetet dhe adresën e mësipërme, me anë të kësaj kërkese drejtuar Gjykatës Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka si qëllim revokimin e masës sigurimit personal të arrestit në burg, vendosur kjo me vendimin…
Procesi i afrimit evropian është proces i zbatimit të reformave dhe transformim. Por, reformat të cilat i kërkon BE-ja nuk duhet të perceptohen si kufizuese, as duhet të perceptohen si detyrim i cili duhet të zbatohet sepse BE-ja e kërkon këtë, por duhet të perceptohen si diçka që është e mirë dhe pozitive për vendin dhe nga e cila përfitim do të kenë të gjithë qytetarët, tha sot ambasadori francez Kristof Le Rigoler. Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas nënshkrimit të Memorandumit për Bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike (MAP), Le Rigoler theksoi se Franca nga afër e…
Në Klinikën Universitare për Neurokirurgji është kryer një ndërhyrje komplekse mikro-kirurgjikale tek një pacient 57-vjeçar me aneurizëm të çarë në një arterie të trurit, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë. “Bëhet fjalë për një operacion që për herë të parë në Maqedoni është realizuar me përdorimin e videoangiografisë fluorescente intraoperative. Kjo risi është një hap i rëndësishëm përpara në modernizimin e sistemit shëndetësor në RMV. Përdorimi i kësaj metode rrit sigurinë e pacientëve dhe përmirëson efikasitetin e ndërhyrjeve kirurgjikale”, tha ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Kjo metodë inovative përfaqëson një teknikë të avancuar që mundëson vizualizimin e rrjedhës së gjakut në…
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, është liruar nga qelia ditën e sotme. Mësohet se GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”. Pajtime Fetahu akuzohet se ka qenë e lidhur me organizatat kriminale të Hajdar Çopjas si edhe të Suel Çelës. Ish-gjyqtarja Fetahu dyshohet se ka pasur lidhje me historitë kriminale të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Sipas njoftimit të SPAK, Fetahu u ka dhënë vëllezërve informacione sekrete. Ish-gjyqtarja sipas SPAK dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”. Ajo akuzohet për…
Policia italiane e Lucca-s arrestoi një shqiptar 33-vjeçar, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar. Arrestimi u bë falë një informacioni anonim në aplikacionin “YouPol”, i cili nxori në pah praninë e një personi të rrezikshëm shqiptar, në një zonë të Sant’Anna-s, i cili ishte deportuar më parë. Kur patrullat mbërriti në vendngjarje, ai u përpoq t’i shmangej kontrollit, duke dhënë të dhënat e tij personale gabimisht. Kur u çua në selinë e policisë, doli se ky individ ishte dëbuar si masë alternative ndaj burgut dhe ishte kthyer në Itali ilegalisht me një emër të rremë. Për më tepër,…
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 18.09.2025 (ora 11:00) deri më 19.09.2025 (ora 11:00) janë kryer matje indikative të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës dhe thotë se nuk janë vërejtur tejkalime të vlerave kufitare. “Matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, nefelometër që mundëson ndjekjen e koncentrimeve të grimcave në kohë reale, me selektim të fraksionit PM₁₀. Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikative sipas MCERTS, UK”, thonë nga Ministria. Rezultatet e matjeve:…
Në procesin gjyqësor në GJKKO ndaj të pandehurve Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, për atentatin e 1 nëntorit 2019 në Durrës ndaj ish-prokurorit aktualisht deputet, Arjan Ndoj, Aleksandër Lahos (Rrumi i Shijakut) dhe shoferit Andi Maloku që mbeti i vdekur, ka dëshmuar sot (19 shtator) edhe oficeri i lartë i Policisë së Shtetit, Bujar Deliallisi. “Jam zv/drejtor policie në Durrës. Në vitin 2019 kam qenë i punësuar në Policinë Gjirokastër. Në 2023 deri në mars kam qenë në Korçë. Nga marsi deri më tani, në detyrën e zv/drejtorit. Ramazan Rraja ishte person në kërkim dhe kam marrë pjesë në aksion…
Pas skandalit me kandidaturën fiktive të VLEN-it për komunën e Butelit, ku ditë më parë kishte kandiduar Behar Emini nga partia Alternativa, pjesë e VLEN-it, bëhet e ditur që me kandidimin e tij u tentua të manipulohet procesi zgjedhor përmes të dhënave personale, sepse kandidati kishte adresë jashtë Komunës së Butelit, konkretisht në Çair, përpos reagimit të BDI-dega Butel, sot edhe Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me tentimin e mjerë për të falsifikuar legjitimitetin e një kandidature, vetëm për të përçarë votën shqiptare në Butel. Më poshtë komunikata e plotë e ASH-së: Aleanca për…
Në vijim të procesit gjyqësor për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur më nëntor 2019, ka dëshmuar sot në gjykatë Arben Haxhiaj, vëllai i Bashkim Haxhiajt, i cili ndodhet në burg dhe është i pandehur për të njëjtën ngjarje. Në dëshminë e tij, Arben Haxhiaj deklaroi se ka pasur një takim në vitin 2020 me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, i cili e kishte vizituar në një lokal që Haxhiaj administronte në lagjen nr. 5 në Durrës.Ai gjithashtu deklaroi se është kërcënuar me mesazhe, ku i shkruhej “hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain.…

