Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh shqetësim të thellë për ngecjet evidente në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, të cilat reflektohen qartë në raportet krahasuese të vendeve të rajonit. Siç shihet nga të dhënat e fundit, Mali i Zi ka mbyllur disa kapituj negociues, Shqipëria është në fazë të avancuar me shumicën e kapitujve nën rishikim, ndërsa Maqedonia e Veriut, pavarësisht sakrificave dhe reformave të bëra ndër vite, vazhdon të mbetet e bllokuar pa kapituj të hapur e as të mbyllur, ka thënë nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka shtuar se ky realitet është rezultat i politikave bllokuese,…
Author: almakos
Një 50-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin greko-shqiptar pasi u kap me 21.5 kh heroinë të ndara në 43 pako najloni. Sipas mediave greke, policia e Ksanthit kishte informacione se shqiptari do të transportonte një sasi të madhe heroine nga Shqipëria në Greqi nëpërmjet një shtegu specifik “sekret” në vargmalin e Follorinës. Të enjten në mëngjes, organizuan operacionin policor në Follorinë duke i bërë pritë 55-vjeçarit. Ai u kap duke mbajtur një çantë shpine që përmbante 21.5 kilogramë heroinë dhe u arrestua. Vlera e heroinës së sekuestruar në “treg” shitet nga 15 deri në 30 euro për gram, ndërsa kjo është sasia…
Lajme të shkëlqyera vijnë për tre shenja të zodiakut, të cilat në ditët në vijim do të ndihen sikur universi më në fund po bashkëpunon me ta. Një periudhë e artë po afron për ta, ku fati, suksesi dhe zhvillimet pozitive do jenë në anën e tyre. Nëse i përkisni njërës prej tyre, përgatituni për ndryshime të mëdha, nga karriera te jeta personale, gjithçka do të marrë një drejtim krejt tjetër! Çfarë do të thotë kjo për ju? A jeni gati të shfrytëzoni mundësitë që po vijnë? Luani hyn në një nga periudhat më të fuqishme të vitit. Vetëbesimi i…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur dëshirën për të rikthyer kontrollin mbi bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, një lëvizje që mund të nxisë një përfshirje të re të SHBA-së në këtë vend dhe të ringjallë një aset strategjik të humbur gjatë tërheqjes kaotike të Perëndimit katër vjet më parë. Duke folur në një konferencë për media me kryeministrin britanik, Keir Starmer, më 18 shtator, Trump sugjeroi se administrata e tij po negocion me talibanët për të rikthyer bazën, e cila u braktis më 2021, pak para se talibanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit. Kjo deklaratë vjen në një kohë…
Mbrëmjen e kaluar, Zëvendëskryeministri i parë dhe kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, hapi zyrtarisht shtabin zgjedhor të VLEN-it në lagjen Serovë. Në fjalën e tij para qytetarëve të pranishëm, Mexhiti theksoi se ky moment shënon nisjen e një etape të re për Çairin – një rrugë që, sipas tij, nuk ndërtohet me premtime boshe, por me punë konkrete dhe të prekshme për qytetarët. “Me formimin e VLEN-it, politika shqiptare është fuqizuar. Vetëm brenda një viti në qeverisje, kemi dëshmuar se ndryshimi është i mundur. Për Çairin e së ardhmes kemi sjellë tashmë…
Sot në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, gjatë ditës kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej 4 deri 15, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 25 deri 31 gradë. Në Shkup, mot me diell me erë të lehtë. Temperatura minimale do të bie deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 31 gradë. Gjatë fundjavës dhe në ditët e para të javës së ardhshme moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me rritje graduale…
Policia ka zbuluar një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion nga dy shtetase të huaja. Gjatë operacionit “Prive”, u arrestuan 3 organizatorët Osjon Puka, Klodjana Haskasa, Orkida Gajo, si edhe 2 shtetaset nga Uguanda, Ruth Mutesi dhe Shaluwah Nalutaaya. Nga hetimet ka rezultuar se dy shtetaset Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime në lokal, ku edhe ushtronin prostitucion. Ndërsa organizatorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve. Gjithashtu gjatë operacionit u sekuestuan shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet. Njoftimi: Finalizohet…
Policia italiane ka arrestuar 3 persona të akuzuar për vrasjen e një italiani me origjinë turke të gjetur të karbonizuar më 23 korrik në një apartament në Sesto San Giovanni, në provincën e Milanos. Grupi përbëhet nga një italian, një shqiptar dhe një grua italiane. Sipas hetimeve, viktima u godit me thikë rreth 30 herë. Më pas autorët e sulmit u përpoqën të shkatërronin provat duke i vënë flakën trupit dhe apartamentit. Hetuesit identifikuan 3 vrasësit e dyshuar, mes tyre edhe shqiptari, të cilët sipas mediave italiane për arsye të ndryshme, kishin zhvilluar një urrejtje të thellë ndaj viktimës, duke…
Hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga tre avionë luftarakë rusë MiG-31, duke shkaktuar një alarm të ri në frontin lindor. Ky incident, që zgjati vetëm 12 minuta, ka rihapur diskutimet mbi rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të tensioneve në rajon. Fluturimi i avionëve rusë mbi Detin Baltik ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga NATO, e cila urdhëroi ngritjen e dy avionëve italianë F-35 nga baza Amari. Ky veprim tregon se aleanca është e gatshme të reagojë ndaj çdo kërcënimi ndaj sigurisë së saj kolektive. Incidenti ndodhi në një kohë delikate, pasi Bashkimi Evropian kishte miratuar një raund…
Policia ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili u kap në autostradën “Tiranë-Durrës” duke transportuar pako me kokainë që do i shiste në zona të kryeqytetit. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Trekëndëshi”. U kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi”, arrestohet 22-vjeçari. Sekuestrohen pakoja me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë dhe automjeti tip “Benz” që drejtonte 22-vjeçari. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e…
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.
21:28 | 19 Shtator 2025Q LShimpanzetë konsumojnë ekuivalentin e të paktën një pijeje alkoolike në ditë, ndërsa hanë fruta të pjekura dhe në fermentim, thotë një studim i publikuar të mërkurën që trajton një arsye të mundshme pse njerëzit tërhiqen nga alkooli. Studimi, i kryer në zonat e egra të Afrikës ku jetojnë kafshët, mbështet teorinë se njerëzit mund të kenë trashëguar nga primatët një shije për alkoolin dhe aftësinë për ta metabolizuar atë edhe pse është toksik për ne. Përmes sasisë së madhe të frutave që hanë shimpanzetë, studiuesit llogarisin se kafshët marrin rreth 14 gramë alkool në ditë,…

