Zjarrfikësit e Kosovës edhe në ditë feste siç është sot, janë në krye të detyrës.Ata sot po përballen me zjarre të shumta fushore dhe malore, që po i shkaktojnë qytetarët e papërgjegjshëm. Në disa fotografi të publikuar nga ‘Organizata Vullnetare Zjarrfikëset dhe Shpëtimit’, tregon punën që zjarrfikësit po bëjnë sot.
Author: almakos
Alsat 2020-02-17T15:47:11+01:00 Njëzet e pesë ditë, Boki 13 dhe Zoran Kiçeec ishin ndjekur fizikisht nga policia. Ata i kanë regjistruar se ku shkojnë dhe me kë janë takuar. Nga 21 qershori deri më 15 korrik, kur Boki u arrestua në kufirin maqedonas – grek, ai kishte qenë dy herë në shtëpinë e ish – prokurores Speciale Katica Janeva. Vizitat në shtëpinë e saj në Kozle ku ka qëndruar janë të dokumentuara me video. Edhe Zoran Kiçeec ishte ndjekur. Ai shpesh ka shkuar te ndërmarrjet “Tim Pelisterka” dhe “Orka Holding” në pronësi të biznesmenëve Cvetan Pandelevski dhe Orce Kamçev. Kiçeec shpesh…
Kanë qenë të shumtë qytetarët të cilët zgjodhën sheshet e Prishtinës për të festuar 12-vjetorin e pavarësisë.Ndryshe nga 12 vjet më parë, kur temperaturat shënonin deri në -16 gradë celsius, sot rrezet e diellit mundësuan që qytetarët të shijojnë më shumë këtë ditë. Flamuj shtetëror të Kosovës, kombëtar, njerëz me veshje kombëtare, me plisa si dhe duke kërcyer nën ritmin e daulleve janë vënë re në sheshin e kryeqytetit. Edhe te Newborn atmosfera ka qenë tejet festive me qytetarë që kishin vërshuar rrugëve për të parë edhe pamjen e re që mori ky obelisk. Në sheshin e Prishtinës sonte prej…
Alsat 2020-02-17T15:14:19+01:00 Një person ndodhet në rrezik për jetën për shkak të komplikimeve nga gripi sezonal. Ndërkohë 81 persona janë të shtruar në Klinikat e Shkupit. Nga Klinika e Fëmijëve dhe ajo Infektive në Shkup thonë se fundjava ka qenë shumë e ngjeshur me kontrolle të shumta mjekësore nga persona që kanë kërkuar ndihmë si pasojë e komplikimeve. Për momentin në Klinikën Infektive në Shkup një pacient ndodhet nën kujdes intensiv dhe në aparate të frymëmarrjes, ndërsa 47 të tjerë me shenja të gripit dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme me gripin janë të shtruar. Gjatë natës së mbrëmshme janë…
Një grua që ishte pjesë e ekipit të ndihmës së parë është ngufatur për vdekje, pasi kishte futur tri copa të ëmbëlsirës në gojë gjatë garës për ngrënie të ushqimit në Rusi.Alexandra Yudina filloi të ngufatet vetëm atëherë kur e zbrazi pjatën në një kafiteri në Moskë, ku po zhvillohej gara për ngrënie të ushqimit, transmeton Telegrafi. 23-vjeqarja mbeti pa frymë dhe u rrëzua në dysheme pa ndjenja, kurse gojën e kishte të mbushur me ëmbëlsirë. Por edhe pse punonjësit e lokalit dhe kolegët që janë të kualifikuar për dhënie të ndihmës, u munduan ta ndihmojnë – pa sukses. Kamerat…
Alsat 2020-02-17T13:41:15+01:00 Ata vijnë nga shkolla të ndryshme fillore të Shkupit, por këtu në Kodrën e Diellit i bashkon një qëllim, ndërtimi i “Qytetit të Borës”. Këtë mision fëmijët do e kryejnë në gjashtë ditët e ardhshme, ndërsa në përfundim, publiku do mund të shohë figura nga më të ndryshmet, siç janë karakteret e filmave vizatimorë, urat e kala të ndryshme. [embedded content] “Ne filluam me Borëbardhën dhe shtatë xhuxhët, dhe momentalisht bëjmë xhuxhët ndërsa Borëbardha do pret pak” “… këtë vit vendosëm ta bëjmë Borëbardhën dhe shtatë xhuxhët. Tani filluam punën dhe besoj do duket shumë mirë”. Ndërtimi i…
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, që kishte qenë më i zëshmi që Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të shkojë për nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka deklaruar për Gazetën Express se e vlerëson shumë që sot delegacioni qeveritar e ka respektuar themeluesin e Republikës.Haziri thotë se besimi në një person dhe nderimi për të është vlerë, teksa tregon se e vlerëson që qeveria ka bërë nderime te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugovës. “Kur beson në dikë edhe nderimi është vlerë! E vlerësoj shumë që sot delegacioni qeveritar respektoi themeluesin e Republikës tonë”, ka deklaruar Haziri i pyetur nga…
Alsat 2020-02-17T12:49:42+01:00 Autoritetet komunale edhe këtë fundjavë kanë kryer kontrolle të përforcuara për parkim të parregullt në sipërfaqet publike dhe janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba për parkim në gjelbërim. Të shtunën janë gjobitur 14, ndërsa të dielën 52 gjoba, bëri të ditur Qyteti i Shkupit. Qëllimi, siç theksohet në kumtesë, është që të mbrohet mali Vodno. Njëherit nga ndotja dhe të mundësohet lëvizje e papenguar dhe e sigurt e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, ndërsa veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve. Autoritetet e qytetit përkujtojnë se është vendosur transport publik falas gjatë fundjavave dhe festave, ndërsa në vend-parkimet në Vodno të…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi në ora 14:00 do të dorëzojë aplikimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Gazeta Express.Kështu kanë bërë të ditur nga LV-ja për Express sot gjatë ditës. “Në ora 14:00, Shpejtim Bulliqi dorëzon aplikimin në KQZ. Aty mban dhe një prononcim”, thanë nga Vetëvendosje. Bulliqi është zgjedhur dje kandidat për kryetar të Komunës, pasi që në parti u votua fillimisht për zgjedhjet e brendshme. “Shpejtim Bulliqi është kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për kryetar të Komunës së Besianës. Me 95.76% anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, sot ka votuar pro kandidaturës së…
17 shkurti i vitit 2008 solli dy gëzime në familjen Sopa. Jetësimi i ëndrrës shekullore të popullit shqiptar për liri dhe pavarësi për të cilën punuan gra e burra sypatrembur përballë armikut, si dhe ardhja në jetë e vajzës, e cila u pagëzua me emrin Pavarësia.Pavarësia u bë foshnja e parë e lindur në shtetin më të ri, pasi u lind vetëm pesë minuta pasi kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, shpalli deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Lajmin për ardhjen në jetë të Pavarësisë, e kumtoi para mediave me lotë në sy e plot emocione mjekja kujdestare, e cila njoftoi se…
Alsat 2020-02-17T10:43:35+01:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të filloj verifikimin e listave zgjedhore me 26 shkurt. KSHZ-ja, më pas, brenda 10 ditëve nga shpallja e zgjedhjeve duhet të vendosë listën për verifikim publik në njësitë rajonale dhe zyrat lokale. Verifikimi zgjat 15 ditë dhe fillon më 26 shkurt, ndërsa zgjat deri më 11 mars në orën 24:00, periudhë në të cilën qytetarët mund të dorëzojnë kërkesat për regjistrim, plotësim apo rifreskim të të dhënave nga lista zgjedhore. KSHZ-ja brenda tre ditëve nga shpallja e zgjedhjeve dorëzon kërkesën te Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për të punësuarit në administratën shtetërore…
Ministri i jashtëm i Francës, Jean-Yves Le Drian, e paralajmëroi Britaninë që të presë betejë të vështirë me Bashkimin Evropian gjatë negociatave pas Brexit-it.Ai gjithashtu tha se do të jetë vështirë për Mbretërinë e Bashkuar që t’i arrijë qëllimet e veta për nënshkrimin e marrëveshjes për tregti të lirë deri në fund të këtij viti për shkak të qëndrimeve të ndryshme që i kanë palët. Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian dy javë më parë, por ende bën tregti si anëtare e bllokut përgjatë periudhës kalimtare deri më 31 dhjetor të këtij viti, shkruan “BBC”. Duke folur…

