Alsat 2020-02-17T13:41:15+01:00
Ata vijnë nga shkolla të ndryshme fillore të Shkupit, por këtu në Kodrën e Diellit i bashkon një qëllim, ndërtimi i “Qytetit të Borës”. Këtë mision fëmijët do e kryejnë në gjashtë ditët e ardhshme, ndërsa në përfundim, publiku do mund të shohë figura nga më të ndryshmet, siç janë karakteret e filmave vizatimorë, urat e kala të ndryshme.
“Ne filluam me Borëbardhën dhe shtatë xhuxhët, dhe momentalisht bëjmë xhuxhët ndërsa Borëbardha do pret pak”
“… këtë vit vendosëm ta bëjmë Borëbardhën dhe shtatë xhuxhët. Tani filluam punën dhe besoj do duket shumë mirë”.
Ndërtimi i qytetit prej bore, nuk është qëllimi i vetëm i fëmijëve. Ata në gjashtë ditët e ardhshme, do të organizojnë edhe gara të ndryshme.
“Bëjmë gara në ping pong, shah, pikado po ashtu kemi edhe kuisin shkollor, skijojmë dhe kënaqemi”.
Aktiviteti i sivjetmë i Qendrës kulturore për fëmijë Karposh, është i 44 me radhë, ndërsa vitin e ardhshëm, në manifestimin jubilar të Qytetit prej Bore, do ketë shumë risi, thotë drejtoresha Biljana Llallçeska.
“Shpresoj që vitin e ardhshëm, jubileun e 45 viteve ndërtim të Qytetit të Borës të kemi një manifestim fantastik shpresojmë edhe në shumë më shumë borë edhe pse ne nuk dorëzohemi”.
Qyteti i Borës për vizitorët do jetë i hapur nga data 21 shkurt.
Bashkim Sulejmani
Loading…