Alsat 2020-02-17T12:49:42+01:00
Autoritetet komunale edhe këtë fundjavë kanë kryer kontrolle të përforcuara për parkim të parregullt në sipërfaqet publike dhe janë shqiptuar gjithsej 76 gjoba për parkim në gjelbërim. Të shtunën janë gjobitur 14, ndërsa të dielën 52 gjoba, bëri të ditur Qyteti i Shkupit.
Qëllimi, siç theksohet në kumtesë, është që të mbrohet mali Vodno. Njëherit nga ndotja dhe të mundësohet lëvizje e papenguar dhe e sigurt e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, ndërsa veçanërisht të këmbësorëve dhe çiklistëve.
Autoritetet e qytetit përkujtojnë se është vendosur transport publik falas gjatë fundjavave dhe festave, ndërsa në vend-parkimet në Vodno të Mesme është vendosur parkim zonal. Në vend-parkimet është vendosur sinjalizim përkatës horizontal dhe vertikal dhe tabele për informim. Parkimi është falas për personat me hendikap dhe për autobusët turistikë.
Qyteti i Shkupit u bën apel qytetarëve ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet e tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë jashtëzakonisht në vendet e shënuara për parkim.
Loading…




