Author: almakos

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha së fundmi se “duhet t’i mbajmë duart larg vendimmarrjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve”.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi e cilëson këtë deklaratë si “hipokrizi të pastër”, ndërsa thekson se vetë Rama është ai që sulmon vazhdimisht magjistratët që tregojnë integritet dhe kurajo qytetare në ushtrimin e detyrës. “Të pranishmit mbetën jo pak të habitur nga kjo hipokrizi e kryeministrit, teksa muajin e fundit ka sulmuar pandalur prokurorë e gjyqtarë që i vënë fre abuzimit dhe arbitraritetit të paligjshmërisë…

Lexo më Shumë

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë lidhur me largimin masiv të mjekëve nga vendi. Duke iu referuar deklaratës që kryeministri Rama bëri sot për mjekët, Shehu denoncon politikat që sipas tij po dëbojnë profesionistët shqiptarë drejt vendeve të tjera, ndërsa në Shqipëri flitet për sjelljen e mjekëve të huaj në QSUT. Kreu i qeverisë tha sot se nuk duhen vendosur limite në ambicie, teksa theksoi “të tërheqim jo vetëm mjekë shqiptarë që janë jashtë, por edhe mjekë të huaj për të punuar bashkë me ju”. Lidhur me këtë deklaratë, Tritan Shehu thotë se çdo vit…

Lexo më Shumë

Dalin pamjet nga aksidenti tragjik, që i mori jetën pasditen e sotme Valentin Bludës dhe babai të tij, shtetasit Nikoll Bluda 76 vjeç. Aksident i rëndë me pasojë vdekje u regjistrua sot në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, rreth orës 18:20. Policia njoftoi më herët se automjeti me drejtues shtetasin Valentin Bluda, rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë. Siç duket edhe nga pamjet makina është bërë copë-copë nga përplasja e fortë. Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në…

Lexo më Shumë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka shpallur moskompetencën për çështjen e vrasjes së 23-vjeçarit Renis Dobra (ngjarje e ndodhur më 8 korrik të këtij viti), duke vendosur që dosja të kalojë për hetime të mëtejshme në SPAK. Vendimi vjen në një kohë kur, gjatë ditës së sotme, kjo gjykatë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të dy të akuzuar për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të riut. Më herët, për të njëjtën ngjarje, janë arrestuar edhe Fatjon Bushgjoka dhe Petrit Çakrri. Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, ndaj dy të…

Lexo më Shumë

Komunikata e VLEN: BDI janë të tejdukshëm dhe të dëshpëruar nga humbja që i pret më 19 tetor. Me gjysmën e kryesisë në lista të zeza për korrupsion të lartë, ata dalin e mbajnë konferenca shtypi për “vlerat” e Bashkimit Evropian. Edhe më ironike BDI e zënë ngushtë nga rezultati që i pret në zgjedhjet lokale është bërë bashkë me partinë anti-NATO dhe anti-BE të Apasievit në Gostivar, Tetovë dhe Strugë. Tani ata flasin për BE! Kjo është e njëjta BDI që, pavarësisht kundërshtimeve të hapura të miqve tanë strategjikë, ndryshoi Kodin Penal për ta shtruar me qilim të kuq…

Lexo më Shumë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2025, ku Shqipëria renditet mes 71 vendeve që përmbushin standardet e transparencës fiskale. Sipas raportit, Shqipëria ka bërë përparim të ndjeshëm, duke adresuar disa prej mangësive kryesore që kishin ndikuar negativisht në transparencën financiare të institucioneve publike. Në raportin e këtij viti, Shqipëria është vlerësuar pozitivisht për publikimin e dokumenteve zyrtare buxhetore dhe angazhimin për rritjen e llogaridhënies dhe integritetit financiar. Përfundimet e Raportit të DASH Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka uruar Elisa Spiropali pasi është emëruar ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke shprehur synime për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, transmeton Anadolu. “Pres me padurim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin për një partneritet më të fortë dhe një rajon më të mirë për të gjithë”, shkroi Mucunski në platformën sociale të kompanisë amerikane X. Ndërkohë, Spiropali ka falënderuar homologun e saj maqedonas për “urimet e përzemërta”. “Pres…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje shqiptare, kur 34-vjeçari Kreshnik Tomani humbi jetën në një aksident tragjik. Ndërsa ai kalonte rrugën, një makinë e përplasi, duke e lënë atë në koma për 10 ditë, përpara se të ndërronte jetë. Kjo ngjarje ka prekur thellë zemrat e shumë shqiptarëve, duke sjellë një reflektim mbi rëndësinë e jetës dhe dashurisë familjare. Ndarja nga jeta e Kreshnikut, baba i tre fëmijëve të mitur, ka shkaktuar një valë ngushëllimi dhe solidariteti. Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ka nisur një fushatë për të mbështetur fëmijët e tij, duke u angazhuar për t’i…

Lexo më Shumë

Analisti Shkëlzen Maliqi ka bërë një thirrje të fortë për kryeministrin në detyrë, Abin Kurti, duke e rikujtuar një thënie të tij të njohur. Kjo thënie, e cila ka pasur një rëndësi të madhe në politikën e Kosovës, tani merr një kuptim të ri në kontekstin aktual. Maliqi, në një postim në profilin e tij në Facebook, ka theksuar se Kurti duhet të respektojë parimet e tij dhe të ndajë pushtetin me të tjerët, ose të largohet nga posti i tij. Kjo është një kërkesë që reflekton tensionet e vazhdueshme në skenën politike të Kosovës. “O Albin, vetë pate thënë,…

Lexo më Shumë

Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të shtunë në zonën turistike të Thethit, ku një 49-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur shtegun që të çon drejt “Syrit të Kaltër”. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ai ka pësuar një atak kardiak në momentin që po vraponte në drejtim të destinacionit të njohur malor. Në vendngjarje është ndërhyrë menjëherë nga autoritetet dhe një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka bërë të mundur transportimin e trupit të pajetë nga zona e thellë malore. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.

Lexo më Shumë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka zbuloi sot në emisionin Kjo Javë në News24 me moderatore Nisida Tufën, nëse do të pranonte që të kandidojë përballë socialistes, Ogerta Manastirliu, për drejtimin e Bashkisë Tiranë. Paloka u pyet nëse do të pranonte të garonte përballë Ogerta Manastirliut, e cila është një nga emrat kryesorë të mazhorancës për të drejtuar Bashkinë e Tiranës. “Mund të duket e çuditshme përgjigja ime, por po të më thonin, edhe do ta mendoja, po. Do ta mendoja,” – u shpreh Paloka. Ai shtoi se pavarësisht vështirësive në garën politike në vend, opozita duhet të…

Lexo më Shumë

Komisioni i Ekspertëve për Kardiokirurgji punon në rastet, ndërsa në të janë përfshirë edhe dy përfaqësues nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor (FSSH). Në FSSH janë dorëzuar pesë ankesa nga qytetarët dhe të gjitha janë dërguar në Komisionin e Ekspertëve. Takimi i parë i ministrit të shëndetësisë me ekspertët e huaj të cilët duhet ta kryejnë revizionin përfundimtar pritet të jetë onlajn, ndërsa pastaj ata do të mbërrijnë edhe në vend. “Për momentin Komisioni është duke punuar, në takimin e ardhshëm mund të ketë rezultate për analizat e para, ndërsa më tutje presim të mbërrijnë materiale të tjera që gjithashtu do…

Lexo më Shumë