Një 22-vjeçar shqiptar u kap nga karabinierët italiane duke shitur drogë në “Parco della Resistenza” të Ricciones. Tregtari i ri u ndalua gjatë një kontrolli të rastësishëm të karabinierëve. Me shenja të qarta nervozizmi ai u mundua të mbrohej, por pa sukses. Gjatë kontrollit iu gjetën 14.5 gramë kokainë e ndarë në 27 doza dhe 370 euro cash, që besohet se vinin nga fitimet e aktivitetit të paligjshëm. 22-vjeçari u përpoq të justifikohej, duke thënë se ishte turist dhe se droga që kishte me vete ishte për përdorim personal, por oficerët nuk e besuan historinë e tij dhe e arrestuan,…
Author: almakos
Përplasje mes bandave shqiptare dhe afrikane në Itali dhe të shtëna armësh që përfunduan me një shqiptar dhe dy tunizianë të plagosur. Në kërkim është shpallur edhe bashkëpunëtori tjetër, po shqiptar, ndërsa u ngritën disa akuza. Policia ndaloi 28-vjeçarin shqiptar pas mjekimit dhe e dërguan në burgun e Raguzës. Ngjarja ndodhi në zonën e Scicli, ku hetuesit dyshojnë se veprojnë dy prej grupeve që luftojnë për kontrollin e territorit të aktiviteteve të paligjshme. Karabinierët iu përgjigjën thirrjeve në “Via Aleardi”, pas një raportimi nga banorët që kishin parë burra të armatosur. Në vendngjarje, ata gjetën burrin me një plagë në…
Deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, në territorin e Maqedonisë ka pasur gjithsej 30 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat tre janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 23 janë shuar, njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas QMK-së, tre zjarre janë aktive – në komunën e Gjevgjelisë, mali Kozhuf, pranë fshatit Petrovo (pyll ahu), komunën e Makedonski Brod, mbi fshatin Bençe në malin Dobra Voda (pyll lisi dhe fier), komunën e Studeniçanit, midis fshatrave Cvetovo dhe Draçevicë, Umovë (pyll).Katër zjarre janë nën kontroll në komunën e Gazi Babës, fshatin Trubarevë (mbeturina elektrike), komunën…
Një kalimtar ka bërë një zbulim të tmerrshëm në Spoleto të Umbrias mbrëmjen e së hënës, ku zbuloi një trup të copëtuar brenda një çante pranë një linje hekurudhore. Hetuesit kanë filluar investigimet për të sqaruar rrethanat e zbulimit dhe për të përcaktuar identitetin e viktimës.Trupi u gjet në Via Primo Maggio, në një zonë pranë shinave, midis lagjes Casette dhe linjës hekurudhore. Një kalimtar vuri re çantën dhe njoftoi policinë. Pasi u hap çanta u gjet trupi i copëtuar. Hetuesit po kryejnë inspektime të çantës dhe zonës përreth, duke kërkuar gjurmë që mund të ndihmojnë në rindërtimin e mënyrës dhe…
Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike. Policia e Vlorës njofton se 41-vjeçari u kap teksa po transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës. Njoftimi DVP Vlorë- Vijojnë kontrollet nga shërbimet e Policisë Vlorë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Vihet në pranga një 41-vjeçar, i cili transportonte në automjet lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në qytetin e Vlorës Sekuestrohen sasi kokaine dhe kanabisi, gati për shitje. Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në…
Në një kohë kur tensionet ndërkombëtare po rriten, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të qartë se do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s. Kjo deklaratë erdhi nga Mike Waltz, dërguari i ri i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Waltz, duke folur për akuzat e fundit mbi shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia, theksoi se SHBA-të kishin paralajmëruar Moskën për rreziqet që mund të sjellin veprimet e saj. Ai përmendi se dronët rusë kishin shkelur hapësirën ajrore polake, duke rritur shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit. Pavarësisht paralajmërimeve…
Tridhjetë vjet më parë, në Pekin, kombet e botës dhanë betimin solemn: të avancojnë të drejtat e grave si të drejta të njeriut, të arrijnë barazinë gjinore dhe të fuqizojnë çdo grua dhe vajzë që të jetojë e lirë nga dhuna, diskriminimi dhe kufizimet, tha presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, duke iu drejtuar takimit të nivelit të lartë me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së katërt botërore të grave, e cila mbahet sot në Nju-Jork në kuadër të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siljanovska-Davkova, njoftoi korrespondenti i MIA-s, shtoi se Deklarata dhe Platforma për veprim e…
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Nëntoger Çlirim Gërguri ka përfunduar me sukses Kursin Bazë të Inxhinierisë për Oficer (EBLOC) në ShBA, duke u bërë oficeri i parë ndërkombëtar në historinë e këtij kursi që mori pjesë në Sapper Ranger Train-up. Gërguri është shpërblyer edhe me çmimin prestigjioz “IMO Ironman Award”, falë dallimit të tij në udhëheqje, menaxhimin e detyrave, stërvitjet fushore, rezultateve të shkëlqyera në qitje dhe performancës akademike. Policia ndalon një afgan, tentoi transportimin ilegal të tre shtetasve egjiptianë në MaqedoniFSK ka theksuar se ky është një sukses i madh individual dhe njëkohësisht arritje…
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar lidhur me ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, të cilat janë aktualisht në proces konsultimi publik. Në interes të pyetjes së Gazetës Panorama Online, BE nënvizon rëndësinë e këtyre ndryshimeve në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, por njëkohësisht ngre shqetësime serioze për disa dispozita që, sipas tyre, mund të cenojnë lirinë e medias dhe të shprehjes. “Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për disa amendamente të propozuara nga grupi i punës që mund të kenë ndikim negativ mbi të drejtat e qytetarëve, lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias,” thuhet…
Është arrestuar 35-vjeçari i dyshuar si organizator i skemave piramidale online në zonën e Divjakës. Qindra qytetarë nga Divjaka, Lushnja e zonat përreth ranë pre e mashtrimit duke investuar nga 1,000 deri në 5,000 dollarë, me premtimin për fitime të përjetshme. Siç njofton policia, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.SH., si organizatori kryesor për zonën e Divjakës. Njoftimi i policisë Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit njofton se, në vijim të operacionit “XUEX”, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Fier dhe me mbështetjen e ngushtë të Prokurorisë së Fierit, është…
Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Patos, pranë një karburanti. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej me të. Të dy janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Sipas statistikës së marrë nga Komisioni shtetëror të zgjedhjeve, gjithsej lista të konfirmuara për kryetarë të komunave dhe të Qytetit të Shkupit janë 303, ndërsa për anëtarë të këshillave në komuna dhe Këshillin e Qytetit të Shkupit janë konfirmuar 558 lista, kumtoi sonte pres-shërbimi i KSHZ-së. Për komunat Kumanovë, Aerodrom, Karposh dhe Qytetin e Shkupit, KSHZ informon se ende ka lista që janë në proces të heqjes së parregullsive pas njoftimit të parashtruar nga komisionet zgjedhore komunale. Prej tyre, gjithsej tetë lista për kryetar komune janë në proces të heqjes së parregullsive, ndërsa 20 lista për anëtarë të këshillave komunale…

