Author: almakos

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK)  Muhamed Ali, sot u takua me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamed Hoxha. Siç informoi QMK, në takim u diskutua për forcimin e mbrojtjes së mjedisit jetësor, përballjes me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe fuqizimin e sistemit për menaxhimin e krizave, “Në takim u theksua nevoja për koordinim më të fuqishëm institucional dhe qasje strategjike në hartimin e politikave që do të kontribuojnë në mbrojtje më të madhe të mjedisit jetësor dhe menaxhim më efikas të rreziqeve dhe krizave, veçanërisht në kushtet e pasojave të shtuara nga ndryshimet klimatike. Të…

Lexo më Shumë

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me vendosjen e pagesës prej 3 euro për familjarët përcjellës të pacientëve në klinikat e QKUK. Kjo masë ka ngjallur reagime të forta nga shoqëria civile, e cila e sheh këtë tarifë si një barrë të panevojshme për familjet që përballen me situata të vështira shëndetësore. A është e drejtë që ata që kujdesen për të dashurit e tyre të paguajnë për shërbime që duhet të jenë falas? Reagimi i PRAK-ut thekson se përcjellësit e pacientëve nuk janë thjesht vizitorë, por shpesh janë të domosdoshëm për…

Lexo më Shumë

Kishte deklaruar se është i pastër si loti dhe se është larguar nga vendi për vizitë pune. Pas një viti e dy muajsh u vetëdorëzua. Ish zëvendëskryeministri Artan Grubi, i dyshuar për përvetësimin e mbi 8 milionë eurove në “Lotarinë Shtetërore”, herët në mëngjes, u privua nga liria në pikën kufitare “Bllacë” dhe u dërgua në paraburgim në Shutkë. Ndaj tij ishin caktuar 30 ditë paraburgim në mungesë, derisa ai ishte në arrati. MPB “Sot (23.02.2026) në orën 06:10 në Pikën e Kalimit Kufitar Bllacë, në hyrje të shtetit, u privua nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me…

Lexo më Shumë

Dorëzimi i ish zv/kryeministrit, Artan Grubi, nuk ka kaluar pa reagime as edhe nga partitë politike në vend. Ish partia e tij BDI, përshëndet vendimin e Grubit për t’u kthyer në vend. “BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin, se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë, pa selektivitet, pa standarde të dyfishta dhe pa ndikime politike”, theksohet në komunikatë. BDI “Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë…

Lexo më Shumë

Nga burgu i Shutkës, ish zv/kryeministri Artan Grubi është dërguar në Prokurorinë, ku po merret në pyetje.Grubi së bashku me ish-drejtorin e “Lotarisë Shtetërore”, Përparim Bajrami, dyshohej për një krim prej tetë milionë eurosh për porositjen e pajisjeve VLT.Grubi kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar dhe iu caktua paraburgim në mungesë për 30 ditë.Hetimi për “Lotarinë Shtetërore”, siç njoftoi ish-prokurori publik i shtetit, ka përfunduar dhe pritej ekstradimi i Grubit. MARKETING

Lexo më Shumë

“Belinda Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kështu janë shprehur Prokurorët e SPAK në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet imunitetin i ish numrit dy të qeverisë. Burime nga brenda mbledhje së Këshillit të Mandateve, që po zhvillohet me dyer të mbyllura Prokurorët kanë deklaruar se pozita e saj është rënduar. “Në masat e para të kërkuara znj. Balluku rrezikonte deri në 10 vite burg; sot që flasim situata e saj është rënduar, dhe me akuzat e prokurorisë në këtë moment znj. Balluku rrezikon deri në 35 vite burg”, kanë deklaruar Prokurorët e SPAK. vijon

Lexo më Shumë

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Meksikë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve të vendit që ndodhen në territorin e Meksikës ta lënë atë sa më shpejt të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt.Nga MPJ e Maqedonisë së Veriut rekomandojnë që të shtyhen të gjitha udhëtimet në Meksikë që nuk janë të natyrës urgjente dhe të nevojshme. “Ministria vë në dispozicion të gjitha kapacitetet e saj për ndihmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes linjës telefonike SOS 24-orëshe: +389 75 268 736,…

Lexo më Shumë

I arrestuari Artan Grubi, i cili u dorëzua këtë mëngjes rreth orës 06:00 të mëngjesit në pikën kufitare të Bllacës, po mbahet në burgun në Shutkë vetëm me një të burgosur tjetër, për arsye sigurie. Pranë qelisë së tij të burgut ka një roje sigurie speciale, 24 orëshe. Siç i thonë për “Sakamdakazam.mk” nga burgu i “Shkupit” në Shuto Orizare, para kontrollit të detyrueshëm mjekësor, Grubi u pyet nëse nuk ndihej i sigurt me ndonjë nga të paraburgosurit, domethënë nëse kishte ndonjë dijeni se në burg kishte një person ose më shumë persona nga të cilët ndihej në rrezik. “I paraburgosuri Artan…

Lexo më Shumë

Gjykata ka liruar të gjithë personat e shoqëruar gjatë  protestës së Partisë Demokratike të organizuar më 20 shkurt, ku mes tyre ishin edhe tre tëmitur.  Në total nga 18 protestues, u vlerësua si i paligjshëm arresti për 9 prej tyre, ndërsa për 9 të tjerë u vlerësua i ligjshëm. Ndërkohë nuk u caktua mase sigurimi për 1 protestues, ndërsa për 17  të tjerë u caktua mase sigurimi detyrim paraqitje.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas shembjes së rrugës Përrenjas-Librazhd, e cila është bllokuar që prej së shtunës dhe për lajmet se ai do të udhëtojë sot drejt Korçës me helikopter. Në një postim në “X”, Rama shprehet se udhëtimi i tij me helikopter drejt Korçës ishte planifikuar kohë më parë, pasi siç thotë ai, do të shoqëroj një grup investitorësh, madje edhe drejt Vlorës. Rama thotë se do të udhëtojë me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili, sipas tij, “me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit”. “Nga Korça edhe në Vlorë, për…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që permes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet. “Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin…

Lexo më Shumë

Një natë tragjike ka shënuar e diela në Kosovë, ku tre persona humbën jetën në incidente të ndara brenda pak orësh. Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spital rreth orës 18:40. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku 18-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie. Më vonë, në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit…

Lexo më Shumë