“Qytetarët duhet ta imagjinojnë si portofol me dokumente personale. Në vend që të bartni patentën e shoferit dhe letërnjoftimin me vete si kartelë, mund t’i bartni në telefonin tënd celular dhe natyrisht të gjitha shërbimet do të jenë të disponueshme atje. Jemi duke e përgatitrur versionin testues. Unë do ta prezantoj, dhe do të prezantojmë dy shërbime që do t’i ofrojë ai version testimi. Ne do të prekim pulsin e qytetarëve, atë do të shkarkojnë qytetarët që do të jenë të pranishëm në Samit, në mënyrë që të mund ta testojnë. Dhe mendoj se deri në fund të vitit tashmë…
Author: almakos
Kandidatët për kryetar të Komunës së Tetovës sot e nënshkruajtën Kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike. Pas thirrjes së Komisionit komunal të zgjedhjeve (KKZ), në nënshkrimin e sotëm të Kodeksit në hapësirat e komunës së Tetovës janë nënshkruajtur Izet Zejneloviq nga partia Demokratët, Bajram Rexhepi nga kolaicioni “Aleanca kombëtare për integrim (AKI)”, Bilal Kasami nga koalicioni “Vlen”, Samka Ibraimoski nga koalicioni “Përvojë për sukses”, si dhe Stevica Sarkoski nga VMRO-DPMNE Partia Popullore. Kandidatja Katka Bozhinoska nga partia E Majta nuk ishte e pranishme në ngjarjen. Kryetari i KKZ Tetovë, Zulqyfli Rexhepi, e lexoi Kodeksin pas së cilës vijoi nënshkrimi…
Policia e Krujës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 1 gusht 2025, ku një i mitur u rrëmbye dhe u dhunua për motive të dobëta në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”. Pas hetimeve të thelluara dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, janë arrestuar shtetasit E.K., 33 vjeç, dhe D.K., 22 vjeç, të dy nga Kruja. Ndërkohë, janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E.K. dhe A.Z., të dy të dyshuar si bashkëpunëtorë në ngjarje. Sipas Policisë, pas një konflikti, të dy të arrestuarit i kanë hequr padrejtësisht lirinë të miturit, ndërsa më pas, personat në kërkim e kanë dhunuar atë dhe…
Zbulohen tre parcela me 302 bimë kanabis në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë të Himarës. Bimët u asgjësuan në vend. Në kuadër të hetimeve, janë shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për kultivim dhe prodhim-shitje të narkotikëve: Romeo Bezhani, 41 vjeç nga Lukova, dhe Argjend Nanaj, 30 vjeç nga Delvina. Gjithashtu, u sekuestrua edhe një sasi prej 121 kg bimësh narkotike në proces tharjeje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, ndërsa puna për kapjen e autorëve vijon.
Në fshatin Straçincë të Shkupit, oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse e privuan nga liria personin me inicialet S.I., 50-vjeçar. Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare, oficerët e Policisë vunë re se kishte degë dhe kërcej në vazo të bimës së kanabisit të varura nën strehën e shtëpisë së tij. Më vonë, me urdhër gjykate, Njësia e Tregtisë së Paligjshme kreu një kontroll në shtëpinë e tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u sekuestruan 90 degë të bimës së kanabisit dhe dy qese me degë më të vogla të bimës së kanabisit. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Gazi…
Detaje të reja dalin nga ngjarja makabre në qytetin e Durrësit ku 51-vjeçari Valbon (Marko) Beqiraj dyshohet se u godit 20 herë me thikë nga i riu Teilor Tivari. 24-vjeçari, pas arrestimit një ditë pas krimit i cili ndodhi më 24 Shtator, pretendoi se vrau Valbon Beqiraj pasi ky i fundit kishte tentuar ta përdhunonte. Por sipas burimeve nga grupi hetimor, ndryshe nga versioni i autorit të dyshuar, vrasja ka qenë e paramenduar. Hetuesit po shqyrtojnë pistën e një lidhjeje romantike midis tyre. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se 51-vjeçari është goditur që te dera e apartamentit. Por,…
“Rruga jonë drejt Brukselit i ngjan një maratone, një maratone që ndonjëherë mendoj se mund ta pyesim veten “a po presim Godonë”. Ne e filluam maratonën tonë në vitin 2005 kur na u dha statusi i kandidatit. Sot, shpesh përdoret shprehja se Evropa është një simfoni e papërfunduar pa Ballkanin Perëndimor, dhe interesi për rajonin u rrit tre vjet më parë kur, për fat të keq, filloi lufta në Ukrainë”, tha Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova para studentëve në Universitetin Columbia në New York, ku mbajti një leksion si pjesë e Forumit Botëror të Lidershipit. Ajo shpjegoi para komunitetit akademik rezultatin e…
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, pas nënshkrimit të Kodit për zgjedhje të ndershme dhe demokratike, theksoi rëndësinë historike të zgjedhjeve të ardhshme, duke vlerësuar se rezultati në Çair do të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e komunës, por edhe pozitën e shqiptarëve në shtet për dekadat që vijnë. “Këto zgjedhje do ta përcaktojnë të ardhmen e komunës sonë, por edhe të gjithë shqiptarëve për dhjetë, madje edhe njëzet vitet e ardhshme”, tha Osmani. Në fjalën e tij, ai theksoi dilemat thelbësore para të cilave ndodhen qytetarët – çfarë Çairi duan dhe cila do të jetë pozita dhe përfaqësimi…
Ngjarjet e natës së 27 Shtatorit në fshatin Salari të Tepelenës kanë tronditur opinionin publik, pasi një biznesmen italian, Edoardo Sarchi, u qëllua për vdekje në një incident të papritur. Çfarë ndodhi vërtet në ato çaste fatale? Detajet e reja dalin në dritë, duke zbuluar se Sarchi ishte në një ekskursion gjahu me tre persona të tjerë, përfshirë ortakët e tij, Eqrem Braçe dhe djalin e tij, Gazment Braçe. Kjo ngjarje tragjike ka lënë pas një mori pyetjesh dhe dyshimesh. Grupi kishte udhëtuar drejt vendit të ngjarjes me dy automjete, një Land Rover dhe një Volkswagen, të cilat u gjetën…
Gjykata e Durrësit ka lënë pas hekurave Teilor Tivarin, i cili vrau me thikën e bukës Valbon alias Marko Beqiraj, dhe bashkëpunëtorin e tij. Togat e zeza kanë caktuar ndaj 24-vjeçarit dhe mikut të tij me iniciale Xh. D., që e ndihmoi të largohej nga vendngjarja me taksi duke e dërguar fillimisht në banesën e tij, masën e sigurisë “arrest me burg”. Teilor Tivari sipas burimeve ka shprehur pendesë para togave të zeza të Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme (27 Shtator). Dinamika Teilor Tivari akuzohet se masakroi me thikë në banesë 51-vjeçarin Valbon alias Marko Beqiraj, i cili u gjet i…
Hetimet për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi duket se kanë marrë tjetër kthesë. [embedded content] Sipas burimeve, 44-vjeçari, trupi i të cilit u gjet i pajetë anash rrugës në fshatin Salari të Tepelenës pak pas mesnatës së të premtes (27 Shtator), ka marrë vetëm një plumb në kokë. Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe Gazment Braçe, djali i ortakut të viktimës në fabrikën e tullave “Tegola Edil Centro” në kryeqytet, i cili ndodhej në vendin e krimit, por që ishte larguar. Shkak i vrasjes paraprakisht dyshohen mosmarrëveshjet mes dy ortakëve, biznesmenit italian Edoardo Sarchi, si edhe shtetasit Eqerem Braçe, gjithashtu i shoqëruar nga policia.…
GJKKO ka lënë pas hekurave Sabah Nuzin, i cili akzohet se ekzekutoi Klevis Lleshit kundrejt 50 mijë eurove. Ky i fundit raportohet se ka mohuar akuzat para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme. Ndërkohë Samet Loka, i cili akuzohet si pjesëtar i grupit kriminal të Aurelinjo Kalaveri alias Aurel Hoxha, që dyshohet si porositët i vrasjes e më pas groposjes në Mamurras të 24-vjeçarit, është lënë në masën “arrest shtëpie”. Ngjarja u zbardh pas 5 vitesh nga zhdukja e Klevis Lleshit pas zbërthimit të përgjimeve në aplikacionin e koduar SkyEcc. Ai humbi çdo gjurmë në qytetin e Burrelit më 5 gusht 2020 dhe trupi u…

