Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë. MARKETING
Author: almakos
Dy inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), janë vendosur në masë sigurie nga Gjykata e Posaçme, pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përmes një njoftimi zyrtar SPAK bën me dije se ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për caktimin e masave të sigurimit personal ndaj dy shtetasve. Në datën 23.09.2025, me vendimin nr. 95, Gjykata e Posaçme miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për caktimin e masës së sigurimit personal: “Arrest në burg”, ndaj shtetasit O.J., me detyrë inspektor pranë Inspektoratit Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI), bazuar…
Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike në doza. Gjatë kontrollit të banesës së 48-vjeçarit me iniciale A. B, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 1 armë e ftohtë, dhe municion luftarak. 48 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa lejë e armëve të ftohta”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Njoftimi i policisë Tiranë Shiste doza kokaine dhe posedonte…
Çfarë do të ndodhte nëse NATO do të përballej me një sulm të drejtpërdrejtë? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë analistë dhe liderë globalë në kontekstin e tensioneve të fundit me Rusinë. Në një deklaratë të fortë, NATO ka theksuar se është e gatshme të reagojë me forcë ndaj çdo kërcënimi ndaj integritetit të saj territorial. Admirali Giuseppe Cavo Dragone, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka bërë të qartë se çdo shkelje e hapësirës ajrore, tokësore dhe detare të Aleatëve do të përballet me një përgjigje të vendosur. Kjo deklaratë erdhi pas një takimi të rëndësishëm të…
“I rregullova të katërt”, kështu është shprehur në bisedat me të besuarit e tij në SkyECC Aurel Hoxha, pasi kishte vrarë dhe zhdukur Klevis Lleshin. Sipas hetuesve, Hoxha flet për viktimën e katërt në familjen Lleshi, pasi më herët ishin vrarë Xhavit e Hajredin Lleshi dhe zhdukur Artan Lleshi. Kujtojmë se Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë eurosh u njoh në gjykatën e Posaçme me masën e sigurisë “arrest në burg”. Sipas avokatit të tij Elton Hysenaj, gjatë seancës me dyer të mbyllura ai mohoi përfshirjen në vrasje, ndërsa mbrojtësi…
Një i mitur 14-vjeçar nga Gostivari është ndaluar nga policia pasi është kapur duke drejtuar një veturë të markës “BMW”, e raportuar si e vjedhur. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 në rrugën rajonale Resnjë–Ohër, pranë fshatit Kosel. Nëpunës policorë nga SPB Ohër kanë ndaluar automjetin me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte i mituri. Automjeti është pronë e një 66-vjeçari me inicialet G.I. nga fshati Forinë i Gostivarit dhe dyshohet se është marrë pa lejen e tij. Pas ndalimit, policia e ka larguar menjëherë veturën nga qarkullimi. Me…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tepelenën ditën e sotme, ku një shtetas italian është gjetur i vdekur me armë zjarri në rrethana misterioze. Viktima është personi në foto, Edoardo Sarchi, 63 vjeç, një biznesmen i njohur që prej më shumë se 20 vitesh jetonte dhe punonte në Shqipëri. Ai ishte administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë. Trupi i pajetë i Sarchit, me një plumb në kokë, u gjet pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari, në bashkinë Tepelenë, ku thuhej se kishte shkuar për gjah, së bashku me…
Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e grupit shqiptar të trafikimit të drogës, të cilët janë goditur nga policia dhe “FBI-ja” greke gjatë një operacioni të përbashkët. Siç raportojnë mediat fqinje, kreu i bandës, Fatjon Prendi, 39 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet, pasi kishte qenë i përfshirë në vitin 2012 në një tentativë vjedhjeje shtëpie së bashku me 4 të tjerë, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, dhe më pas grabiti nën kërcënim armë automjetin e Maki Triantafyllopoulos. Në atë rast ai u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, grabitje në bashkëpunim, tentativë grabitjeje në bashkëpunim…
Një organizatë e mirëstrukturuar kriminale, e specializuar në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, u godit nga autoritetet greke në një operacion me “FBI-në” greke, që çoi në arrestimin e pesë shqiptarëve, të moshave 73, 39, 36, 35 dhe 34 vjeç. Sipas mediave greke, organizata kishte arritur të gjenerojë të ardhura mbi 8 milionë euro, duke ndërtuar një rrjet të sofistikuar me role të qarta dhe logjistikë të plotë. Vëmendje të veçantë ka tërhequr një shtetas shqiptar, mes të arrestuarve, i cili është i njohur për autoritetet greke që prej vitit 2012. Mediat greke shkruajnë se ai kishte hyrë me armë…
Të hënën fillon zyrtarisht fushata zgjedhore për partitë politike dhe kandidatët e pavarur që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve në këto zgjedhje tashmë kanë nënshkruar një Kod Sjelljeje që garanton zhvillimin e një procesi zgjedhor të ndershëm, të lirë dhe demokratik. Përmes këtij kodi, ata zotohen të mos ushtrojnë presion ndaj administratës publike dhe të përmbahen nga përdorimi i gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës. Gjithashtu, në ambientet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pritet që pjesëmarrësit të nënshkruajnë zyrtarisht këtë kod sjelljeje si një akt simbolik dhe juridik për angazhimin…
Edhe pse kanë mbetur vetëm edhe pak muaj deri në implementimin e masës “Safe City”, jo të gjitha bulevardet në vend, të cilat janë pjesë e kryeqytetit, janë pajisur me kamera sigurie. Një prej tyre është Bulevardi “Boris Trajkovski”, që ndodhet në Komunën e Kisella Vodës. Për të parë gjendjen, ekipi i TV Shenja qëndroi në këtë bulevard. Nga ajo që pamë në terren, kamerat e sigurisë që janë paraparë për këtë projekt nuk ndodheshin as në shtyllat e semaforëve, e as në shtyllat përgjatë rrugës. Për këtë çështje, kërkuam përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pyetëm se pse…
Policia e Tiranë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati i tij pasditen e sotme, në zonën e Kombinatit. Sipas bluve të kryqytetit, dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”. Dyshohet se gjatë një konflikti, shtetasi me iniciale M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arrestuar 41-vjeçarin, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një 29-vjeçar me…

