Sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe sidomos hipertensioni e kanë prekur popullatën shqiptare në mënyrë shqetësuese, sipas raportit global të OBSH që u publikua së fundmi. Të dhënat tregojnë se rreth 47% e shqiptarëve të moshës 30–79 vjeç vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, një shifër shumë më e lartë se mesatarja botërore prej 34%. Nga mbi 797 mijë persona të prekur, vetëm 49% janë të diagnostikuar, 38% marrin trajtim dhe vetëm 11% e mbajnë nën kontroll gjendjen. Kjo e rendit Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët të kontrollit në rajon, shumë larg objektivit global prej 50%.…
Author: almakos
Ish-ministri i Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale të Kinës, Tang Renjian, është dënuar me vdekje me kusht nga një gjykatë në provincën Jilin, në një rast që hedh dritë mbi skandalet e korrupsionit në qeverinë kineze. Ky rast është një nga më të rëndësishmit në historinë e fundit të vendit, duke nxjerrë në pah sfidat e mëdha me të cilat përballet Partia Komuniste. Hetimet e kryera nga autoritetet zbuluan se Tang kishte përfituar mbi 268 milionë juanë (rreth 37.6 milionë dollarë amerikanë) gjatë periudhës së tij në detyrë nga viti 2007 deri në 2024. Kjo shumë e madhe e parave dhe…
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme, kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonën lindore të territorit. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, përqendruar në relievet kodrinore-malore të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të arrijë shpejtësi 7-14 m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
22:55 | 28 Shtator 2025E.HEvropa, një nga kontinentet më të rëndësishme dhe të vjetër të botës, ka një emër me origjinë të diskutueshme, që përfshin elementë nga mitologjia, gjeografia dhe gjuhësia e lashtë. Sipas shumë studiuesve, fjala “Evropë” mund të vijë nga fjalët greke eurys (i gjerë) dhe ops (fytyrë/sy), duke e përkufizuar si “shikim i gjerë”, një përshkrim simbolik i kontinentit nga perspektiva e detarëve grekë citon Britanica. Një tjetër teori sugjeron se emri rrjedh nga fjala akadiane erebu, që do të thotë “perëndim dielli”. Kjo teori mbështetet nga fakti që, për popujt e Mesopotamisë, Evropa ndodhej në drejtimin…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Egjipt, ku një dasmë është kthyer në tragjedi. Ngjarja e papritur ndodhi gjatë një feste të gëzueshme, kur Ashraf Abu Hakam, dhëndri, ishte duke kërcyer me nusen e tij, i rrethuar nga familjarë dhe miq. Atmosfera ishte e mbushur me gëzim dhe emocion, por gjithçka ndryshoi në një moment të vetëm. Papritur, Ashraf është rrëzuar në tokë, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve. Të ftuarit e tjerë janë përpjekur të ndihmojnë menjëherë, duke u munduar të kuptojnë se çfarë kishte ndodhur, por përpjekjet e tyre për të rikthyer gjendjen në normalitet…
Qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen prej rreth dy orësh me ndërprerje të energjisë elektrike, që ka nisur që në orën 18:00. Banorët raportojnë se situata është e përsëritur, sidomos gjatë reshjeve të dendura të shiut, dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHEE. Pamjet e siguruara tregojnë errësirë të plotë në zonë, ku dritat e vetme janë ato të automjeteve që kalojnë në autostradën Durrës-Tiranë. Banorët shprehen të indinjuar dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të rikthejnë sa më parë furnizimin me energji.
Kryetari i ASH-së, Zijadin Sela në konventën promovuese të AKI-së deklaroi me fitoren më 19 tetor, do të dërgojnë mesazhin e qartë: Që ne nuk lejojmë nëpërkëmbjen e asaj që është e shenjtë.“E të shenjta janë malet tona, zoti Ahmeti…të shenjta janë fushat e lagjet tona. Në ato qytete e komuna të cilat këto kandidat do t’i prijën fitores më 19 tetor. Të shenjta janë shtëpitë tona, oborret tona, por më të shenjtë se gjithçka tjetër janë vogëlushit tanë. Ata që kanë lindur por edhe ata që do të lindin, ata që do të lindin edhe pas atyre…deri sa të…
Një aksident u regjistrua mesditën e sotme në fshatin Valas, në aksin Elbasan–Cërrik, ku u përplasën dy automjete. Si pasojë, u plagosën të dy drejtuesit, shtetasit B. V., 71 vjeç dhe M. C., 29 vjeç, si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjetin e 29-vjeçarit.Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Njoftimi i policisë: Elbasan/Informacion paraprak Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M.…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë një thirrje publike për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze, pasi nesër fillon dhe fushata zgjedhore në vend. Në deklaratën e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e komunave, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion. “Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë një dëshmi e…
Një tubim solidariteti për Pano Ruçin, babain e 22-vjeçarit Denis Ruçi, i cili humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi, po zhvillohet këtë mbrëmje në sheshin Sintagma të Athinës. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh pas orës 18:30, ora e caktuar për nisjen e protestës. Pano Ruçi ndodhet në ditën e 14-të të grevës së urisë, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e të birit dhe ndëshkimin e përgjegjësve të tragjedisë së 28 shkurtit 2023. Tubime të ngjashme solidariteti po zhvillohen edhe në qytete të tjera të Greqisë, si Selanik, Patra, Larisa, Heraklion dhe Rethymno. Në Larisa, qyteti ku…
Fenomeni i lidhjeve mes vajzave të reja dhe burrave të martuar po merr përmasa shqetësuese në Shqipëri, duke u bërë një temë e nxehtë diskutimi në shoqëri. Gazetarja Linda Pano, në një emision të njohur, ngriti alarmin për këtë trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë, duke e bërë të qartë se ky fenomen ka pasoja të rënda për familjet. “Vajzat e reja duket se nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Ato preferojnë burra të stabilizuar ekonomikisht, duke e parë këtë si një mundësi për të përmirësuar standardin e jetesës së tyre,”…
Bashkimi kombëtar është një temë e nxehtë që vazhdon të ngjallë debate të shumta në Shqipëri dhe Kosovë. Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të fundit, ka theksuar se ky koncept është i lidhur ngushtë me integrimin në Bashkimin Evropian, duke e quajtur çdo gjë tjetër si një përrallë të paqëndrueshme. Rama, i ftuar në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e progresit në forcimin e miqësive ndërkombëtare të Kosovës. Ai theksoi se pa krijimin e besimit dhe simpatisë ndërkombëtare, çdo përpjekje për bashkim kombëtar do të ishte e kotë. “Është e pamundur…

