Author: almakos

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke lënë Veliajn në burg. Kreu i bashkisë së Tiranës kishte ofruar garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”. Mbrojtja e kryebashkiakut iu drejtua Apelit të Posaçëm për të ndryshuar masën e sigurisë me argumentin se situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, e ka cilësuar si skandal vendimin e gjykatës që Artan Grubit, ti caktohet masa e paraburgimit. Fillkov në konferencë për media tha se vlerësimet e MPB-së dhe ASK-së se buru i Shutkës nuk janë të dsigurtë, paraqesin skandal që nuk mund të heshtet. “Këtë mëngjes kam kërkuar shpjegim nga drejtori i burgut ‘Shkup’ dhe Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, isha i informuar se gjatë ditës së djeshme janë siguruar të gjitha kushtet për zbatimin e masës së paraburgimit në institucionin përkatës. Është e patolerueshme që të pohohet se nuk mund të garantohet siguria e një…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 milionë euro të mafias italiane. Rezart Taçi është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho kërkoi dhe konfiskimin e kalimin në favor të shtetit të 18 mln eurove të mafias italiane. Taçi akuzohet nga SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturar kriminal. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase…

Lexo më Shumë

Banorët e Rrjollit në Shkodër kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit të resortit turistik. Protestat janë shoqëruar me përplasje dhe tensione, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet duke ndaluar makineritë e firmës ndërtuese. “Asnjë mos na prekë ne. Jemi në tokën tonë, të babës dhe të gjyshit. Ne do ti bllokojmë fadromat sepse janë tokat tona. Këtu do japim jetën, këtu do vdesim për tokën tonë”, shprehen banorët. Ndërkohë mes protestuesve ka edhe gra dhe vajza të cilët janë përplasur me forcat e rendit. Ajo që vihet re është që sot efektivët janë të pajisur me masa…

Lexo më Shumë

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) për vitin 2025 “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). Koncesionari TAV Maqedonia sot njoftoi se çmimi që Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e merr për herën e 11-të është një mirënjohje tjetër nga pasagjerët që plotësuan sondazhet për kënaqësinë ndaj cilësisë së shërbimeve të aeroportit, përmes këtyre anketave matën treguesit kryesorë si efikasiteti i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve, kontrolli i sigurisë, orientimi brenda aeroportit, si dhe lehtësinë e përgjithshme të lëvizjes nëpër aeroport. “Kjo mirënjohje për herën e 11-të…

Lexo më Shumë

Pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar do të ulen për 10 deri në 13 mijë denarë, ndërsa për disa pozita edhe më shumë, me qëllim të shpërndarjes më të drejtë të fondeve buxhetore dhe përshtatjes me kushtet ekonomike në vend, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili informoi se grupi i tyre parlamentar ka paraqitur një paketë propozim-ndryshimesh për gjashtë ligje, me të cilat do të arrihet kjo. “Si grup deputetësh në Kuvend, zyrtarisht kemi dorëzuar një paketë me propozim-ndryshime për gjashtë ligje, me të cilat rregullohet çështja e pagave të personave të zgjedhur dhe të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kanë vlerësuar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili pas më shumë se një viti arratie u paraqit vetë në pikën kufitare “Bllacë” dhe u dorëzua, nuk do të ishte i sigurt në paraburgim në “Shutkë”, prandaj kanë propozuar arrest shtëpiak.“Kushtet e tilla në rastin konkret ishin të përmbushura, pasi sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet lidhur me këto rreziqe janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake. Për…

Lexo më Shumë

Miqtë e Egli Pashollarit, i cili u vra pak ditë më parë me thikë kanë reaguar të pikëlluar, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet dhe dedikimet prekëse. [embedded content] Në një postim në rrjetin social TikTok, mikja e Eglit, Edisa, i ka kushtuar disa fjalë të ndjera  31-vjeçarit, duke theksuar se ikja e tij është plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe se pa atë, jeta nuk do të jetë njësoj. Ajo nënvizon gjithashtu se 31-vjeçari do mbetet shoku i saj më i mirë. “Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe…

Lexo më Shumë

Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt”. Duke folur për vetëdorëzimin e Grubit, nga VLEN thonë se “kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe”. “Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë…

Lexo më Shumë

Fenomeni i fundosjes dhe zhvendosjes së tokës në segmentin rrugor Librazhd – Përrenjas, në zonën e njohur si Arrat e Dragostunjës, ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është shkatërruar plotësisht duke e kthyer segmentin jashtë funksionit. Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, matjet paraprake treguan se niveli i fundosjes në këtë segment ka arritur nga 5 deri në 9 centimetra. Këto të dhëna tregojnë se procesi gjeodinamik është ende në zhvillim, çka rrit pasigurinë për stabilitetin e zonës dhe se segmenti vijon ende të jetë i rrezikshëm për kalim.…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 11:00 do të mbahet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Ndërkohë mësohet se Veliaj ka ofruar edhe garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”. Veliaj kundërshton vendimin e marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal. Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij në themel në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Kërkesa është paraqitur përmes mbrojtjes ligjore të Mediut, e cila i është referuar një vendimmarrjeje të Gjykata e Lartë të muajit korrik 2025. Sipas avokatit, kjo vendimmarrje përcakton se një gjyqtare që ka vepruar në fazën paraprake të procedurës nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues në shqyrtimin në themel të çështjes, përveç rasteve kur procedohet me gjykim të shkurtuar. Mbrojtja argumenton se në rastin konkret të Mediut, procesi po zhvillohet me gjykim të…

Lexo më Shumë