Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme). Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës. Të dhënat e…
Author: almakos
Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ka dy forma të subvencionimit për bizneset e vogla dhe të mesme. Bakiu tha se në plan programin e tij, është parashikuar që t’ju ndihmohet këtyre subjekteve. “Njëra është direkte në formë financiare, ose në trajnim të kapaciteteve të personave të cilët menaxhojnë me bizneset qoftë të punësuarve dhe forma tjetër është ku qyteti i Shkupit, është si medijator, të formohet zyre e cila, me personat të cilët do të trajnohen do të jenë në shërbim të biznesit, qoftë në thithjen e fondeve, qoftë…
Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ekziston diskriminim në aspekt të investimeve në Qytetin e Shkupit. Ai tha se pjesë e programit të tyre është zhvillimi i barabartë i të gjithë komunave, që nënkupton sa kontribuojmë aq edhe të marrin në kthim. “Vij prej një komune e cila fatkeqësisht është e diskriminuar katër vitet e fundit, edhe në aspekt të kontributit të taksave të pronës. Para 4 viteve Këshilli i komunës mori vendim që të rritet taksa për 50% që në fakt distribuuimi i tillë ndodh që 50% ajo rritje,…
Një përplasje e dhunshme mes disa personave është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, duke përfunduar me dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve është goditur me thikë. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ka nisur si një konflikt verbal mes Trejan Çelikut, një person i njohur për precedentë të mëparshëm penalë, dhe një 39-vjeçari i identifikuar si Guri Mazelliu. Burimet bëjnë me dije se Çeliku, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka sulmuar fillimisht 39-vjeçarin duke e goditur me sende të forta, çka i ka shkaktuar dëmtime trupore. Pas këtij sulmi, Mazelliu. ka nxjerrë një mjet prerës…
Një individ i cili dëshiron të jetë në shërbim të interesave të qytetarëve. Kështu e ka definuar veten, Zejd Rexhepi, kandidat i AKI-së për Qytetin e Shkupit në emisionin “Debat në Shenja”.Zejdi tha se gjatë karrierës së tij ka ditur të ngrejë zërin dhe të bëhet oponencë e qeverisë atëherë kur ka vlerësuar se projektet nuk janë realizuar në vendbanimet shqiptare.“Kam qenë kritikues i asaj qeverie, në atë qeveri ka qenë BDI pa dyshim, dhe sot përsëri për çdo fjalë time që kam thënë gjatë tërë kohës i qëndroj mbrapa. Sepse nëse e kam dhënë një vërejtje për një projekt…
Një sherr i dhunshëm është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal që ka degraduar në dhunë fizike dhe përdorim të armës së ftohtë. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Trajan Çeliku, i njohur për autoritetet si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar 39-vjeçarin, Guri Mazelliu, duke e goditur me sende të forta. Si pasojë e sulmit, Guri Mazelliu ka reaguar duke nxjerrë një thikë dhe ka plagosur njërin prej sulmuesve. Burime të afërta me hetimet bëjnë me dije se konflikti ka pasur një histori të përsëritur dhe…
Kandidati i AKI-së, për Qytetin e Shkupit, Zejd Rexhepi në emisionin Debat në Shenja tha se Çairi është zemra e Qytetit të Shkupit dhe gjitha komunat tjera janë zhvilluar për rreth saj. “Çairi ka qenë më i neglizhuar, nga gjitha komunat deri tani. Ne në ofertën tonë dhe kuptohet në bashkëpunim me kompanitë të cilat kanë aftësi zhvillimore në ndërtimtari, kemi projekte konkrete se si të bëjmë ndryshime në Çair, ndërsa aspekti financiar do e diskutojmë së bashku me institucionet relevante të BE-së, Bankën Botërore si dhe institucione financiare botërore të cilët do të afrojnë dhe të jenë të gatshëm…
Gjendja shëndetësore e Pano Rucit, babait të Denis Rucit, një prej viktimave në tragjedinë hekurudhore të Tempit në Greqi, është shumë e rënduar, pasi ndodhet në ditën e 17-të të grevës së urisë, duke kërkuar realizimin e zhvarrosjes të trupit të të birit. Sipas një deklarate të Shërbimit Kombëtar të Urgjencës (EKAV), Pano Ruci refuzoi t’i nënshtrohej ekzaminimeve mjekësore dhe analizave laboratorike, duke e përkeqësuar edhe më tej gjendjen e tij të rënduar për shkak të grevës. Një grup mjekësh që e ndjekin nga afër Rucin, publikuan një deklaratë ku theksojnë se afatet kohore po ngushtohen, dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të…
Tensionet ndërkombëtare po rriten, pasi Kremlini ka njoftuar se Rusia është duke përgatitur forcat e saj të armatosura në përgjigje të deklaratave të fundit nga Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth. Kjo situatë ngre pyetje të rëndësishme mbi stabilitetin global dhe mundësitë e një konflikti të ri. Hegseth ka theksuar nevojën për qëndrim të fortë nga Shtetet e Bashkuara, duke sugjeruar se vendi duhet të jetë i përgatitur për luftë për të siguruar paqen. Ai ka shprehur mbështetje për forcimin e forcave të armatosura, duke theksuar rëndësinë e diplomacisë për zgjidhjen e krizës ukrainase. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov,…
Një ngjarje tragjike ka tronditur botën e sporteve ekstreme, kur një instruktor parashutizmi me përvojë, Jose de Alencar Lima Junior, humbi jetën në mënyrë fatale gjatë një kërcimi në Sao Conrado të Brazilit. Çfarë ndodhi në atë moment të tmerrshëm, kur parashuta e tij dështoi të hapej, duke e detyruar të bjerë nga një lartësi prej 250 metrash? Lima Junior, 49 vjeç, ishte një veteran i ushtrisë dhe një profesionist i njohur në fushën e parashutizmit, me një karrierë të gjatë në Brigadën e Këmbësorisë Parashutiste të Ushtrisë Braziliane. Ai kishte vendosur të kryente një kërcim të veçantë të njohur…
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës (27 shtator) në Salari të Tepelenës, ku humbi jetën biznesmeni italian Eduardo Sarchi, 44 vjeç. Ai u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, nga Kamber Sulçe, tashmë i shpallur në kërkim nga policia. Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi. Në dëshminë e tij, Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti…
Një ngjarje tragjike është shënuar këtë të mërkurë (1 tetor) në kryeqytet, ku një vajzë e mitur ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjon Buzuku”, ku një shtetase rreth 16 vjeçe është gjetur e pajetë. Policia dyshon se ajo është vetëhedhur nga lartësia, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera zyrtare lidhur me motivet e mundshme apo personat që mund të kenë…

