Author: almakos

Florian Haçkaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook lidhur me zërat që përfliten se emri i tij do jetë një nga 3 kandidaturat e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Reagimi tij vjen një ditë pasi partitë opozitare u dakordësuan për 3 kandidatë potencialë për të garuar përballë Ogerta Manastirliut të PS-së në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë. Kandidatë potenciale për Bashkinë e Tiranës janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj. Në postimi e tij Haçkaj shprehet i nderuar që emri i tij është propozuar si një nga kandidatët…

Lexo më Shumë

Në mbrëmjen e sotme, banorët e Pepajve në Rugovë janë zgjuar me një pamje të veçantë: flokët e parë të borës kanë zbukuruar zonën malore, duke shënuar kështu fillimin e sezonit të ftohtë. Ky është rasti i parë për këtë vit kur reshjet kanë marrë formën e borës, duke sjellë emocion tek banorët e zonave të larta dhe duke paralajmëruar një dimër që po afron me hapa të shpejtë. Pamjet ekskluzive të publikuara nga “Meteo Ballkan” tregojnë se bora ka filluar të zbresë mbi malet e Rugovës, ndërsa në shumicën e qyteteve të Kosovës reshjet ende janë në formë shiu,…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 8 urdhër arreste në qytetin e Durrësit, për akuza si vrasje, grup kriminal e tjetërsim pronash. Gazetarja Klodiana Lala raporton se mes tyre është edhe një grua, Edlira Avdyli, ndaj të cilës është caktuar masa e ‘ndalimit për të dalë jashtë vendit’. Ndërkohë në pranga kanë rënë Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, si edhe Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut. Masat e SPAK Të arrestuar: Vullnet Muça, vëllai i Rrumit të Shijakut Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume Vlash Draçi Në kërkim Aleksandër Laho alias Pëllumb Muharremi i njohur…

Lexo më Shumë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Krimi Ekonomik, kanë kryer kontrolle në pikën e grumbullimit në Divjakë, pasi Kroacioa bllokoi një ngarkesë me speca djegës nga Shqipëria, pasi rezultoi se perimet kishin pesticide të ndaluara. Mësohet se ngarkesa prej 8216 kilogramë spec djegës është marrë nga zona e Mollasit dhe Cërrikut të Elbasanit. Ngarkesa e bllokuar nga Kroacia përbëhej nga speca, të cilët pas analizave rezultuan me mbetje të Flonicamidit, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad, substanca kimike të ndaluara në tregjet e Bashkimit Europian përtej niveleve të lejuara. Lajmi u bë publik nga burime pranë autoriteteve kroate të kontrollit ushqimor, ndërsa ende nuk ka…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është paraqitur në GJKKO për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se në nisje të dëshmisë së tij Mazniku ka mohuar çdo kontakt apo njihje me Nestor Muhametllarin, biznesmeni i cili akuzohet për dosjen 5D. Nestor Muhametllari është një nga nëntë personat e vënë nën akuzë nga SPAK në kuadër të operacionit të dosjes “5D”. Ndërkohë që ka Pranuar se me Redi Mollën, Mariglen Qaton dhe Tushen pa pasur raporte të mira pune. PEJSE NGA DËSHMIA Mazniku: Në vitet 2019 – 2021 kam qenë…

Lexo më Shumë

Pas pesë vitesh pritje dhe zvarritjesh burokratike, autoritetet shqiptare kanë dërguar në një laborator privat në Belgjikë organin e zemrës që dyshohet se i përket Saimir Sulës, i cili ndërroi jetë gjatë pandemisë së COVID-19 në një spital në Spanjë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se zemra u soll nga Spanja në Shqipëri, por për faktin se ishte e vendosur në formalinë në vendin tonë nuk mund të kryhej analiza e ADN-së që të mund të bëhej krahasimi me pas me profilin e nënës së tij dhe në këtë mënyrë të përcaktohej nëse zemra i përkiste Saimir Sulës apo ndonjë personi…

Lexo më Shumë

Një incident i rrezikshëm është shënuar së fundmi pranë bazës ushtarake në Dumosh, ku sipas burimeve të Indeksonline, është vërejtur fluturimi i një droni që dyshohet se është lëshuar nga territori i Serbisë. Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë qartë lëvizjen e objektit ajror mbi zonën e ndjeshme ushtarake, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Ky nuk është rasti i parë që Beogradi akuzohet për shkelje të hapësirës ajrore kosovare. Vetëm disa ditë më parë, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, konfirmoi se autoritetet kosovare janë duke hetuar…

Lexo më Shumë

Më pak se 30 për qind e punonjësve në Shqipëri përdorin internet në vendin e punës, përkundër 63 për qind që është mesatarja e BE-së, sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2024. Vetëm një pjesë e kufizuar e punonjësve shqiptarë përdorin internetin gjatë orarit të punës, duke e renditur vendin tonë mes shteteve me nivelin më të ulët në kontinent (shiko hartën e mëposhtme). Në vendet nordike, si Suedia dhe Finlanda, mbi 85% e punonjësve përdorin internet në vendin e punës, duke treguar një integrim të plotë të teknologjive digjitale në mjediset e tyre të punës. Të dhënat e…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ka dy forma të subvencionimit për bizneset e vogla dhe të mesme. Bakiu tha se në plan programin e tij, është parashikuar që t’ju ndihmohet këtyre subjekteve. “Njëra është direkte në formë financiare, ose në trajnim të kapaciteteve të personave të cilët menaxhojnë me bizneset qoftë të punësuarve dhe forma tjetër është ku qyteti i Shkupit, është si medijator, të formohet zyre e cila, me personat të cilët do të trajnohen do të jenë në shërbim të biznesit, qoftë në thithjen e fondeve, qoftë…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Bashkim Bakiu, në emisionin “Debat në Shenja”, tha se ekziston diskriminim në aspekt të investimeve në Qytetin e Shkupit. Ai tha se pjesë e programit të tyre është zhvillimi i barabartë i të gjithë komunave, që nënkupton sa kontribuojmë aq edhe të marrin në kthim. “Vij prej një komune e cila fatkeqësisht është e diskriminuar katër vitet e fundit, edhe në aspekt të kontributit të taksave të pronës. Para 4 viteve Këshilli i komunës mori vendim që të rritet taksa për 50% që në fakt distribuuimi i tillë ndodh që 50% ajo rritje,…

Lexo më Shumë

Një përplasje e dhunshme mes disa personave është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Bilishtit, duke përfunduar me dy persona të plagosur, njëri prej të cilëve është goditur me thikë. Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ka nisur si një konflikt verbal mes Trejan Çelikut, një person i njohur për precedentë të mëparshëm penalë, dhe një 39-vjeçari i identifikuar si Guri Mazelliu. Burimet bëjnë me dije se Çeliku, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka sulmuar fillimisht 39-vjeçarin duke e goditur me sende të forta, çka i ka shkaktuar dëmtime trupore. Pas këtij sulmi, Mazelliu. ka nxjerrë një mjet prerës…

Lexo më Shumë