Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, ka filluar sot procesin e asgjësimit të 35,170 kilogramëve peshk. Kështu ka njoftuar Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. “Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë. Asgjësimi po realizohet në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas Aktvendimit Nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680”, thuhet në njoftimin e tyre. MARKETING
Author: almakos
Vlorë/ U vetëplagos aksidentalisht me armë zjarri, zbardhet dhe dokumentohet ngjarja. Arrestohen 36-vjeçari i dëmtuar dhe shoku i tij që fshehu armën e zjarrit dhe nuk kallëzoi ngjarjen. Më datë 03.10.2025, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri, shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, si dhe nga kqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, tek…
Ukraina ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake me prezantimin e raketës së re të lundrimit Neptun, e cila ka një rreze veprimi prej 1,000 km. Kjo armë e avancuar tani e bën Moskën brenda distancës së goditjes, duke ngjallur shqetësime të reja për sigurinë e kryeqytetit rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të goditur thellë në territorin rus, duke sugjeruar se Ukraina mund të jetë në prag të një sulmi të rëndësishëm. Spekulimet për një koordinim të mundshëm me Donald Trumpin rreth dërgesave të armëve kanë shtuar tensionet, duke…
Dy të moshuar janë bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit të Degës në Tropojë. Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë. “Sot, më datë 03 Tetor 2025, rreth orës 13:30, jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropojë se 2 të moshuar kanë ngelur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës. Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë. Bashkia po merr masat e duhura dhe po vlerëson situatën në mënyrë që…
Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj, të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel. Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës, raporton gazetarja Klodiana Lala. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 8 korrikut të këtij viti. vijon…
Sezoni i ngrohjes 2025/2026 për konsumatorët e lidhur me sistemin qendror të ngrohjes në qytetin e Shkupit fillon zyrtarisht më 15 tetor. Sipas rregulloreve ekzistuese, furnizimi me energji ngrohëse mund të fillojë më herët – konkretisht, nga 1 tetori – nëse temperatura mesatare e parashikuar e jashtme për ditën tjetër është e barabartë ose më pak se 12 gradë Celsius, sipas të dhënave nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike, njofton Qeveria. Në ditët para fillimit zyrtar, zhvillohen procedurat e nevojshme përgatitore të sistemit, duke përfshirë testimet “të ftohta” dhe “të ngrohta”, procese gjatë të cilave zbulohen edhe defekte të caktuara. Gjatë…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti tha se gjatë mandatit të tij, ndër të tjera, në fokus do të jenë pensionistët, ku do të investohet në ambientin, shërbime dhe në mirëqenien e tyre. “Vizita e sotme ka një domethënie të veçantë për mua sepse nuk vijë vetëm për të dëgjuar por edhe për të dëshmuar se fjalët tona po bëhen realitet. Ashtu siç u kemi premtuar para disa javëve, shoqata tashmë ka për përdorime dh enjë hapësirë shtesë që shërben për aktivitetet ditore dhe për të qenë më të përfshirë në jetën shoqërore…
Pas samitit të fundit në Kopënhagen, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë që ka ngjallur shumë reagime, duke theksuar se marrëveshja mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë është një arritje e jashtëzakonshme, duke e krahasuar situatën me një periudhë lufte dhe paqeje. Kjo ka sjellë një valë kritika për mënyrën se si ai e trajton diplomacinë. Deklarata e Ramës, e cila u tha në një kontekst të lehtë, është parë si një vazhdim i talljes me lapsusin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, i cili ngatërroi Shqipërinë me Armeninë. Kjo situatë ka bërë që shumë të pyesin për seriozitetin e qeverisë shqiptare…
Pjesë nga dëshmia në seancë: Genc Maloku: Nuk ishte shofer zyrtar. Një muaj e ca shërbeu. As rrogën e dytë s’mori. Nuk më ka paraqitur ndonjë shqetësim, unë kam qenë në Itali pas 3-4 ditësh ndodhi ngjarja. Djali im shoqërohej me çuna të moshës së tij. Me Pëllumb Muharremin dhe Vullnet Muçën, nuk besoj se ka qëndruar me ta. Djali im është rritur në Tiranë. As me Arben Mërkurin. Fare. “Rrumi” ma ka thënë i pari, pasi doli nga spitali se “e ka porositur Plarent Dervishaj”. Nuk kishte motiv me djalin tim. S’kishte pse qëllohej. Dihet kush ishte motivi. As Rrumi,…
Këshilli për vlerësimin e aktakuzës në Gjykatën Themelore Penale në Shkup e ka miratuar plotësisht aktakuzën në lidhje me zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan. Gjykata thekson se duke pasur parasysh se kjo është një aktakuzë në të cilën ka 37 të pandehur që kanë 33 avokatë mbrojtës, ishte jashtëzakonisht e vështirë t’u dorëzohej aktakuza të gjithëve, veçanërisht për shkak se masat e paraburgimit të një numri të madh prej tyre ishin zëvendësuar, kështu që në kohën e dorëzimit, kryetari i Këshillit të vlerësimit kishte vështirësi të përcaktonte se cili i pandehur kishte çfarë mase dhe ku ndodhej në mënyrë…
Genc Maloku, babai i të ndjerit, Andi Maloku, shoferi që mbeti i vdekur në atentatin mafioz që iu bë ish prokurorit, Arjan Ndoja, te mbikalimi i Shkozetit më 1 Nëntor 2019 ka dëshmuar në GJKKO. Ai ka rrëfyer bisedën e fundit me të birin, teksa kujtoi se pas atentatit 26-vjeçari e telefonoi dhe i tha “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt”. “Arjan Ndoj në atë periudhë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, më mori vetë djali. “Jam keq o babë më tha, më kanë gjujt.” (Qan) Ka qenë ora 4 e gjysmë, 5.…
Për të ecur përpara si një shoqëri e vetëdijshme për rrënjët e saj dhe për të ndërtuar marrëdhënie fqinjësie të mirë dhe besimi të ndërsjellë me vëllezërit tanë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjmë një hap drejt së vërtetës historike. Jo vetëm të rinjtë, por edhe të gjithë politikanët duhet ta zhvillojnë “Almanahu Maqedonas”, këtë vepër të paraardhësve tanë, edhe nëse kanë qenë në emigracion, për të parë se si mbrohet rrënja, shpirti dhe gjuha bullgare. Këtë e deklaroi Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në prezantimin zyrtar të botimit fototip të veprës “Almanaku Maqedonas”, botuar në vitin…

