Author: almakos

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96.2 lekë dhe do shitet me 97.1 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.4 lekë dhe do shitet me 103.5 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 110 lekë dhe do shitet me 111.2 lekë.

Lexo më Shumë

23:47 | 3 Tetor 2025Q LNjë kryevepër arkitekturore që ngatërrohet me natyrën dhe mahnit vizitorët Falë përdorimit mbresëlënës të betonit të përforcuar dhe xhamit, kjo ndërtesë duket se zhytet dhe del jashtë ujit dhe ndërsa ecni përreth ndërtesës, ju duket sikur po rrëshqitni mbi ujë. Muzeu i Artit Zaishui ndodhet në zonën e re të zhvillimit të qytetit Rizhao në Provincën kineze Shandong. Kjo ndërtesë paksa e lakuar në një liqen artificial të gjatë rreth një kilometër është projektuar nga firma e arkitekturës junya.ishigami+associates. Muzeu është i integruar në mënyrë delikate në mjedis – duke thithur, theksuar dhe pasqyruar konturat…

Lexo më Shumë

“Shtëpia e Bardhë” ka reaguar për herë të parë në lidhje me videon virale, ku kryeminsitri Edi Rama shfaqej duke bërë batuta me Macron. Nënsekretarja për mediat, Anna Kelly ka reaguar për gazetari ne Top News, Xhoi Malësia, duke deklaruar se presidenti Donald Trump ka bërë më shumë se kushdo për stabilitetin global. Reagimi vjen pas videos virale, ku Rama shfaqej duke bërë batuta me presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Ilhiam Aliyev, mbi deklaratat e Trump se kishte ndaluar luftën mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Kujtojmë se ditën e djeshme ka reaguar vetë kryeminsitri, i cili tha se…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së, shprehu besimin se qytetarët do ta mbështesin në masë të madhe partinë e tij në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 19 tetor. Sipas tij, Maqedonia duhet të vazhdojë rrugën e ndërtimit dhe zhvillimit pa ndërprerje. Mickoski kritikoi ashpër Venko Filipçen dhe LSDM-në, duke i akuzuar për fushatë të zezë dhe për gabime të mëdha gjatë kohës që ishin në pushtet. “Kujtoni të kaluarën, kur LSDM ka qeverisur Maqedoninë dhe janë bërë gabime historike. Mos harroni emrin e përkohshëm të shtetit, si dhe pranimin e ultimatumit bullgar. Nuk duhet të lejojmë që këta njerëz…

Lexo më Shumë

Kandidatët për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi nga koalicioni VLEN dhe Blerant Ramadani nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në debatin “Debat në SHENJA” trajtuan çështjen e ndikimit politik dhe bashkëpunimit ndërmjet subjekteve në nivel lokal. Muhamet Elmazi u shpreh se forca reale politike në Saraj nuk është Aleanca për Shqiptarët, por Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e lidhur drejtpërdrejt me Blerim Bexhetin. “Forcë politike në Saraj është Bashkimi Demokratik për Integrim. Dhe nuk mundet struktura e BDI-së me Blerim Bexhetin në krye të mos ketë bashkëpunim apo marrëdhënie të drejtpërdrejta me kandidatin Blerant Ramadani,” deklaroi Elmazi. Ndërkohë, Blerant Ramadani theksoi…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në emisionin “Debat në SHENJA” premtoi se në dy vitet e para të mandatit të tij do të plotësohen nevojat primare të komunës në aspektin e furnizimit me ujë. Ramadani theksoi se ka analizuar këtë çështje në aspektin inxhinierik dhe ka projektuar pompa me kapacitet më të madh për të garantuar funksionimin efikas të sistemit. “Unë e di mirë si funksionojnë këto pompa dhe si shkon projektimi nga faza fillestare deri në realizim. Për këtë jemi të bindur se brenda dy viteve të para do t’i plotësojmë nevojat…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në një intervistë të dhënë sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, prezantoi planin e tij konkret për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonat rurale të komunës. Ramadani theksoi se prioriteti i tij do të jetë rregullimi i rrugëve brenda fshatrave, duke marrë shembull nga rrugët e rregulluara në fshatrat Bojanë dhe Svillare e Epërme. “Plani ynë konkret përfshin përmirësimin e rrugëve lokale në të gjitha fshatrat e komunës. Si model do të shërbejnë fshatrat Bojanë dhe Svillare e Epërme, ku rrugët kryesore janë ndërtuar sipas të gjitha standardeve…

Lexo më Shumë

Në Minneapolis të Minnesotës, një dhomë e veçantë ka arritur të hyjë në librin e rekordeve Guinness si më e qeta në botë. E njohur si “anechoic chamber”, kjo hapësirë ka regjistruar nivele zhurme deri në –24.9 decibel A-weighted (dBA), shumë më poshtë se pragu i dëgjimit njerëzor (0 dBA). Ajo ofron një përvojë unike që sfidon perceptimin tonë për tingullin dhe heshtjen. Dizajni i kësaj dhome është i veçantë, duke thithur pothuajse çdo tingull dhe duke eliminuar jehonë. Muret e saj të izoluara dhe panele të mëdha fiberglasi krijojnë një ambient ku zhurmat nga jashtë nuk arrijnë të depërtojnë.…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takua sot në Qeveri me Kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.Nga atje thonë se dy kryeministrat diskutuan për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore. “Theksi u vu gjithashtu në tregti, projekte të përbashkëta energjetike dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është një partner dhe mik i sinqertë, me të cilin ndajmë vizionin e një Ballkani të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë. Kryeministri Macut shprehu…

Lexo më Shumë

Gjykatësja Diana Gruevska Ilievska do ta udhëheqë procesin gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, kumtuan sot nga Gjykata themelore penale Shkup. Sipas sistemit AKMIS, lënda i është caktuar për procedurë të mëtejshme gjyqtares Diana Gruevska Ilievska nga Departamenti Penal për të Rritur. Bëhet fjalë për një gjyqtare me 19 vjet përvojë gjyqësore në të gjitha departamentet e kësaj gjykate, si dhe 17 vjet përvojë paraprake si bashkëpunëtor ekspert. Siç kemi treguar, publiku dhe palët do të njoftohen me kohë për të gjitha veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me rastin konkret”, thonë nga Gjykata Penale. MARKETING

Lexo më Shumë

“Për cilin muaj ke marrë pagë ti, po të pyes? Për shtatorin. Për shtatorin, unë për marsin e kam marrë. Për gushtin në shtator e kam marrë rrogën. Por, unë për marsin e kam marrë. Për cilin muaj më ke dhënë para?. A mund të mos bërtasësh?” Një preskonferencë e thirrur nga transportuesit privat përshkak të borxhit që u ka Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, u kthye në një përleshje verballe mes tranportuesëve privat dhe drejtorit të NQP-së, Dragi Kushovski, i cili befas ju bashkua konferencës. Transportuesit privat thonë se nuk kanë marrë pagë 6 muaj dhe se borxhi total ndaj…

Lexo më Shumë

Kodra e Diellit u zgjua e mbuluar nga një shtresë e bardhë bore prej 26 centimetra, duke vijuar kështu edhe në Mavrovë me një lartësi të borës prej 12 centimetrave. Bora po ashtu ka përfshirë edhe zona të tjera malore si në Lazaropole ku shtresa e borës është 16 centimetra, 6 centimetra në Gjurishtë dhe tre centimetra në Dibër. Temperaturat kanë zbritur deri në -4 gradë celsius, duke e bërë këtë fillim tetori të duket si ditë e mesit të dimrit. Sipas të dhënave nga Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, përveç borës, vendi është përfshirë edhe nga reshje të dendura shiu…

Lexo më Shumë