Author: almakos

Nga hetimet e deritanishme për vrasjen e Renato Hoxhajt, një vit më parë, ka rezultuar se vrasësi me pagesë qëndroi në Vlorë 6 ditë, ku ndër të tjera pati dhe një takim të dyshimtë brenda një automjeti me një person ende të panjohur deri tani nga hetuesit. Emisioni “Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore, sipas së cilës, Daniel Cornea i cili nga të dhënat e sistemit TIMS ka vizituar Shqipërinë dhe herë të tjera, gjatë qëndrimit 6 ditor në qytetin e Vlorës, ka pasur një takim të dyshimtë me një personazh të panjohur për hetimet deri në këtë…

Lexo më Shumë

Hetimet mbi vrasjen e Renato Hoxhajt, 58 vjeç, më 27 Prill 2025 në Vlorë, kanë zbuluar se pas atentatit që u krye me një vrasës me pagesë rumun, qëndronte një rrjet i mirëorganizuar kriminal, me përfshirje të emrave të njohur si Alesio Dobrozi. Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar të dhëna mbi Alesio Dobrozin i cili është një emër i njohur i botës së krimit, i përfshirë në ngjarje të shumta kriminale në Shqipëri dhe në Itali. “Ai njihet si pjesë e një grupi të dhunshëm në Lezhë, ku bënin pjesë edhe Roan Brahimi, tashmë i ekzekutuar në Greqi, dhe Ramazan…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme, nëpunës policorë në gjithë territorin e vendit arrestuan 15 shoferë, nga të cilët 10 për vozitje pa patentë shoferi, tre për ndalim për drejtimin e automjetit të kategorisë B, një nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një shofer drejtonte automjetin pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit. “Dy shoferë në Shkup dhe nga një shofer në Probishtip, në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, në Kumanovë, në Radovish, në Gjevgjeli, në Gostivar, në Tetovë dhe në Manastir kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi. Nga një shofer në Shkup, në Veles dhe në Gostivar kanë drejtuar automjetet edhe…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme, Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast alarmant, ku rreth 1 milion euro të padeklaruara u kapën në pikëkalimin kufitar Merdare. Ky incident ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga prokuroria, e cila ka njoftuar se tre persona janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “shpëlarja e parave”. Kjo situatë tregon se autoritetet janë të angazhuara për të luftuar krimin financiar dhe për të mbrojtur integritetin e sistemit ekonomik të vendit. Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë, ka ndërmarrë veprime të shpejta për të zbardhur këtë rast të rëndësishëm. Ajo ka theksuar se do…

Lexo më Shumë

Gjendja me transportuesit privatë në transportin publik është stabilizuar dhe problemet të cilat u paraqitën gjatë periudhës së kaluar janë tejkaluar. Bllokada e një pjese të linjave të autobusëve ishte shkaktuar nga probleme teknike me pajisjen AVL, gjegjësisht validadorët GPS në autobusë, për çka një numër i caktuar i automjeteve nuk mundën me kohë të vendoseshin në funksion. Ky problem është zgjidhur plotësisht dhe shkupjanët përsëri do të munden në mënyrë të sigurt, të rregullt dhe me kohë ta shfrytëzojnë transportin publik. “Lidhur me komunikimin dhe bashkëpunimin midis transportuesve privatë,NQP– Shkup dhe Qytetit të Shkupit, veçanërisht në segmentin financiar, dëshirojmë…

Lexo më Shumë

SPAK ka relatuar konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e qarkullimit rrugor Roven Zeka dhe dy të pandehurit e tjerë, Sokol Navaku dhe Bledi Belba. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Zekës me 4 vite heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar ka kërkuar 2 vite e 8 mua burg. Në aplikim të nenit 59, përfundimisht 3 vite shërbim prove. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Sokol Navakun ndërsa për të pandehurin tjetër Bledi Belba është kërkuar 1 vit e 6 muaj. Në përditësim…

Lexo më Shumë

Reagimet e opinionit për zëvendësimin e paraburgimit me paraburgim shtëpiak për ish zëvendës kryeministrin Artan Grubin, kanë arritur edhe te prokuroria. Përmes një komunikate për mediat, Prokuroria arsyetohet për këtë vendim duke thënë se masa e arrestit shtëpiak, posaçërisht kur ka mbikqyrje 24 orëshe, është gjithashtu paraburgim, por vetëm nuk bëhet në kushte burgu. Ndërsa vendimin e kanë marrë bazuar në informacionet e MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, sipas të cilave në burg nuk mund të garantohej siguria e Grubit. Prokuroria Themelore Publike “Sipas vlerësimit të autoriteteve kompetente – Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka informacione…

Lexo më Shumë

Kriptomonedha “Bitcoin” ra me më shumë se 5% përsëri, duke shkaktuar panik në bursën e madhe tek investitorët. Ajo ka rënë nën 63,000 dollarë të martën (24 shkurt), nga 126 mijë dollarë që kapi rekordin tetorin e vitit të kaluar, ndërsa investitorët vazhduan të përballen me tensionet në rritje të tarifave dhe rreziqet më të gjera gjeopolitike. Kriptomonedha më e madhe në botë ka rënë me 27% deri më tani këtë vit dhe ka humbur 50% nga niveli më i lartë i tetorit. Por edhe për shkak të presionit nga investitorët për t’u larguar nga asetet më të rrezikshme. “Rënia…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar që në vitin 2017. Ndërkaq, zëvendës kryeministrin Arben Fetain, para pak ditësh në të njëjtin emision tha se është e turpshme që shtatë ministra shqiptarë të drejtësisë nuk kanë arrit ta zgjidhin problemin e provimit të jurisprudencës. Bexheti tha se Fetai ose nuk di, ose flet në këtë mënyrë nga halli. BLERIM BEXHETI, DEPUTET I BDI-SË “Nëse i marrim të dhënat, ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar në vitin 2017. Ky zotëri, besoj që nuk e…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e procedimit penal nr. 12/1 të viti 2024 të Prokurorisë së Posaçme, ndaj të pandehurve Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 i Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj,…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mbetet në qëndrimin se provimi i jurisprudencës nuk mundet të mbahet në gjuhën shqipe.Fillkov i pytur për këtë tha se kjo çështje është mbyllur.“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Fillkov. MARKETING

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësi të thellë dhe proteston drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ministri Filkov në paraqitjen e tij të fundit publike. “Pushteti ekzekutiv jo vetëm që nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë, por roli i Ministrisë së Drejtësisë është pikërisht mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme kur polarizimi politik ushtron presion të madh mbi individët brenda sistemit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, në vend që ta mbrojë sistemin gjyqësor nga histeria partiake, po e nxit atë më…

Lexo më Shumë