Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësi të thellë dhe proteston drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ministri Filkov në paraqitjen e tij të fundit publike.
“Pushteti ekzekutiv jo vetëm që nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë, por roli i Ministrisë së Drejtësisë është pikërisht mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme kur polarizimi politik ushtron presion të madh mbi individët brenda sistemit të drejtësisë.
Ministri i Drejtësisë, në vend që ta mbrojë sistemin gjyqësor nga histeria partiake, po e nxit atë më tej, duke krijuar klimë të një vendimi të parapërcaktuar dhe duke adresuar publikisht mesazhe që përbëjnë presion ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve. Deklarata të tilla përbëjnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një proces në zhvillim dhe, përveçse cenojnë parimin e ndarjes së pushteteve, përfaqësojnë goditje serioze ndaj sistemit të drejtësisë dhe rrezikojnë integritetin e procedurës.
I bëjmë thirrje ministrit që të përmbahet nga çdo ndërhyrje e mëtejshme publike në këtë çështje, ndërsa Ministria e Drejtësisë, përmes komunikimeve të qarta dhe të përgjegjshme, duhet të garantojë dhe të mbrojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor. Nëse kjo praktikë vazhdon, ministri duhet të shkarkohet menjëherë, me qëllim mbrojtjen e pavarësisë së pushtetit gjyqësor në këtë moment të ndjeshëm.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të ndjekë me kujdes dhe të evidentojë çdo veprim apo sjellje që krijon klimë linçimi dhe pengon vendimmarrjen e pavarur dhe të paanshme të organeve të drejtësisë. Për këto zhvillime do të informohen edhe partnerët tanë strategjikë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Misioni i OSBE-së në Shkup”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Data 01.08.2026
Aktuale
- Vrasja e 25-vjeçarit shqiptar në Itali më 14 shkurt/ Autopsia zbulon detaje tronditëse. Prokuroria zbardh shkaqet e ekzekutimit dhe të dhëna mbi autorët
- Çairi organizon mësim falas të notit për fëmijët
- Fundjava e zgjatur sjellë radhë të gjata veturash në pikat kufitare
- “Lajmi më ra si bombë”/ Luan Baçi thirrje kryebashkiakut socialist të Divjakës: Jep dorëheqjen që të bëhesh i besueshëm. Kjo do e vinte në vështirësi Qeverinë!
- Kaosi në Ceuta/ Thellohet bilanci, shkon në 86 numri i emigrantëve të vdekur
- Kompania e kryeministrit që prodhon makina me buxhet total rrogash 12 mijë euro në muaj
- Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
- SHBA nis zhvillimin e F-47, aeroplani luftarak do të fluturojë për herë të parë në vitin 2028



