Presidenti i SHBA Donald Trump do të dërgojë të dërguarin e tij Steve Witkoff dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner në Egjipt këtë fundjavë për të ndihmuar në përfundimin e marrëveshjes për lirimin e pengjeve në Gaza, informuan zyrtarët amerikanë dhe arabë. Kjo lëvizje e Trump pasi Hamasi dhe Izraeli mbështetën propozimin e tij me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza. I dërguari, Steve Witkoff , dhe dhëndri i Trump, Jared Kushner, do të shkojnë në Egjipt, tha për AFP një zyrtar presidencial amerikan në kushte anonimiteti. Më herët, presidenti amerikan i bëri thirrje Izraelit që “të ndalojë…
Author: almakos
Detaje të reja zbardhen lidhur me arrestimin e dy djemve të ish-Miss Shqipëria, Valbona Selimllari. Dy djemtë e Selimllarit, Deni dhe Kejni Selimllari, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, u arrestuan në orët e para të mëngjesit sot (4 tetor), pasi goditën me grushte një efektiv policie. Më pas gjatë shoqërimit të tyre në Komisariatin nr2 në Tiranë, ata shkaktuan rrëmujë. Dy vëllezërit thyen kamerat e sigurisë dhe dëmtuan derën e Komisariatit, ndërsa kërcënuan policët që ndodheshin atje. Po si nisi e gjithë ngjarja me dy djemtë e Selimllarit që përfunduan me pranga? Burime për News24 bëjnë me dije se Deni…
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër pas deklaratës që kreu i PD-së, Sali Berisha bëri sot pas mbledhjes së kryesisë së PD. Berisha u shpreh se opozita do të mbështesë kandidaturat e figurave të pavarura, jo-politike për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit. Këtë deklaratë, Sula e përkthen si bojkot nga lidershipi i PD-së. “Kryesia e Partisë Demokratike paska marrë vendim që në 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëntor, të mos garojnë me një emër që vjen nga radhët e Partisë Demokratike por nga shoqëria civile. De fakto,…
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Bëhet fjalë për grupin e strukturar kriminal, të përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani. Anëtarët e grupit akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje. Në njoftimin zyrtar SPAK ka renditur akuzat për secili prej tyre Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale: Në…
Nëna e 14-vjeçares, e cila u hodh sot nga kati i tretë i pallatit ku banonte në Korçë ka folur për News24. Sonila Dhëmbi tha se e bija saj kreu aktin, pasi sipas saj e ajo bullizohej nga bashkëmoshatarët. “U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, tha nëna e 14-vjeçares, e cila aktualisht ndodhet në spital për mjekim. Kujtojmë se ngjarja ndodhi sot rreth orës 15:20, në lagjen nr. 14, ku adoleshentja u vetëhodh nga kati i tretë i pallatit ku banonte. …
Në përfundimin e mbledhjes së Kryesisë së PD, ku u diskutua lidhur me kandidaturat që opozita do të vendosë për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në 6 Bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën, kryedemokrati Sali Berisha tha se PD do të konsiderojë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur që do të tregojnë interes për këto zgjedhje.[embedded content] “PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një…
Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD. Në qendër të diskutimeve ishin zgjedhjet e pjesshme në 6 Bashki të vendit, ku kjo forcë politike ende s’ka dalë me kandidatë, përfshirë Tiranën. Në një prononcim për mediat Berisha tha se kandidatët e opozitës për bashki nuk duhet të jenë figura politike, por figura nga shoqëria civile. Berisha tha se opozita do të konsiderojë kandidatët e pavarur, teksa tha se kandidatët e PD-së për bashkinë Tiranë dhe 5 bashkitë e tjera duhet të jenë figura nga shoqëria civile dhe jo figura politike. Kryedemokrati tha se opozita do të konsiderojë me seriozitetin më të…
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social në Facebook videon e shembjes së një ndërtesë 3 katëshe në Theth. Shembja e ndërtesës me tritol vjen në kuadër të aksionit të qeverisë për lirimin e hapësirave publike. Krahas videos Rama ka adresuar një mesazh për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje. “Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, ka shkruar Rama në Facebook.[embedded content]
Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me kandidatin për këshilltar komunal, Ariton Rama, prezantuan sot një nga prioritetet kryesore të programit zgjedhor – ndërtimin e Qendrës Rinore. Ky projekt synon t’u sigurojë të rinjve hapësirën e nevojshme për zhvillim, krijimtari dhe inovacion. “Kam kënaqësinë të prezantoj një nga projektet më të rëndësishme dhe personale për mua – Qendrën Rinore të Çairit. Ky projekt reflekton vizionin tim për një Çair modern, përparimtar dhe të orientuar drejt së ardhmes. Çairi ka një potencial të jashtëzakonshëm rinor me shumë talente që meritojnë më shumë se…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga radhët e Aleancës për Komunitetin Inkluziv (AKI), Bujar Osmani, në një konferencë për shtyp, theksoi se barazia gjinore do të jetë shtylla kryesore e çdo politike të ardhshme komunale. Osmani tha se gratë nuk duhet të jenë vetëm pjesë e fushatave, por pjesëmarrëse të barabarta në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave komunale. “Kjo përqindje do të jetë e pranishme në çdo pore të jetës politike dhe institucionale të Çairit – nga udhëheqësia deri te komisionet dhe proceset vendimmarrëse. Vetëm kështu mund të ecim përpara me barazi dhe respekt të ndërsjellë,” deklaroi…
Një situatë e tensionuar në hapësirën ajrore europiane: A është NATO e gatshme përballë provokimeve ruse? Një ngritje e shpejtë nga një bazë ajrore në Gjermaninë Perëndimore. Jemi në një avion vëzhgimi të NATO-s, E-3 Sentry – në një mision për të penguar shkeljet ajrore ruse në hapësirën ajrore të NATO-s. Ky avion, me radar gjigant, ka aftësinë të zbulojë objektet ajrore deri në 650 kilometra larg, duke garantuar një mbikëqyrje të vazhdueshme dhe të saktë. Ndërsa Moska pret përmirësime në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, ajo po teston gatishmërinë e NATO-s. Fluturimet e avionëve rusë në hapësirën ajrore të…
Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për 65-vjeçarin Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme. Sipas ekspertizës, viktima nuk ka plagë të shkaktuara me armë zjarri, por dëmtime dhe thyerje të brinjëve. Mësohet se 65-vjeçari është vrarë nga një dem i egër, kjo për shkak se në momentin kur ka ndodhur ngjarja ka qenë me bagëtitë. Hetuesit po analizojnë faktin se mund të jetë goditur nga demi që ruante, pasi në brirët e kafshës ka njolla gjaku. Gjithashtu edhe bashkëshortja e viktimës ka pranuar se demi ishte i egër dhe se e kishte paralajmëruar të shoqin qe mund ta dëmtonte.…

