Author: almakos

Analisti Arjan Vasjari ka qenë i ashpër në deklaratat e tij, teksa në studion e “Real Story” në News24 diskutohet 21 janari i 2011 pas deklaratave të dy personave kyç në ngjarjet e asaj dite, Agron Malajt dhe Ndrea Prendit. Vasjari u shpreh i bindur se kjo çështje nuk do të zbardhet më dhe nuk do ketë kurrë një emër ligjor. Sipas tij, është një njollë turpi për të gjithë. “Dua të jem i drejtpërdrejt dhe të them që nuk shikoj sot në vitin 2021, 10 vjet pas 21 janarit 2011, nuk shikoj asnjë lloj mundësie objektive dhe subjektive që…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta deklaroi se më 25 prill është koha për një përmbysje të madhe. Në një intervistë kreu i shtetit theksoi se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët, duke nënkuptuar kështu gjetjen e zgjidhjeve për shumë probleme. Sipas Metës, vendi përballet me dy probleme të mëdha; bllokimin e integrimit europian dhe shpopullimin. “Të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike e sociale, që jo vetëm nuk kanë marr një drejtim por, janë majisur tepër rëndë, duke shtuar akoma më shumë varfërinë dhe padrejtësitë ndaj…

Lexo më Shumë

Kjo është një intervistë e kreut të Prokurorisë së Catanzaros Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, impaktin e mafies në shoqëri dhe instrumentet për ta luftuar dhënë gazetarit Massimiliano Montefameglio në vitin 2019. Ndër të tjera, prokurori i hekurt që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët”, mes tyre dhe shqiptarë dhe zbuloi lëvizjen ilegale të miliona eurove, teksa Shqipëria ishte mes vendeve të zgjedhura për pastrimin e parave. Ndër të tjera, teksa flet për drogën e mafien, Gratteri thotë se në të ardhmen do të merremi shumë me Shqipërinë, duke ilustruar me aktivitetin e shqiptarëve në…

Lexo më Shumë

Djegia e mandateve nga opozita e bashkuar që prej muajsh e ka lënë atë pa deputetë në parlament dhe kjo sjell si të nevojshme për PD-në dhe LSI-në mbledhjen e 5 mijë firmave në mënyrë që këto parti të regjistrohen në KQZ. Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso shprehet se PD ka mbledhur tashmë 10 mijë firma nga anëtarët e saj. “Në bazë të parashikimeve që neni 28 ka për subjektet të cilët nuk kanë përfaqësim në parlament, duhet të paraqesin firmat, respektivisht 5 mijë firma për parti politike dhe 7 mijë firma për koalicion, një detaj burokratik…

Lexo më Shumë

Një biznesmen është qëlluar për vdekje në mes të Prishtinës, ndërsa edhe më të rëndë e bën ngjarjen fakti që i dyshuari kryesor për aktin e rëndë është vetë babai i tij. Ky i fundit tashmë arrestuar dhe i është sekuestruar arma që dyshohet se është përdorur në këtë ngjarje tragjike që shokoi kryeqytetin kosovar, ndërsa mediat kosovare raportojnë se ai vetë ka njoftuar policinë duke thënë: e vrava djalin. Albert Krasniqi ka qenë i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por i kishin dhënë fund martesës pas disa krizave në të shkuarën. Mësohet se ata kanë një vajzë.…

Lexo më Shumë

Një megaoperacion është ekzekutuar sot mes Italisë e Spanjës. Operacioni ka përfshirë 13 të burgosur; 12 persona të dënuar nga drejtësia italiane e të arrestuar në Spanjë janë shkëmbyer me një një të arrestuar në Itali për llogari të drejtësisë spanjolle. Mes tyre është dhe shqiptari Sokol Memetaj, 37 vjeç, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos” i cili çoi në shkatërrimin e një kartele shqiptare në trafikun e drogës, e quajtur “Compania Bella”, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Ky operacion çoi në arrestimin e rreth 30 trafikantëve shqiptarë. Ndaj…

Lexo më Shumë

Mutacioni britanik i koronavirusit konfirmohet në vendin tonë. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se ky virus është zbuluar në laboratorin privat të klinikës “Zhan Mitrev” tek një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar. Virusi u zbulua në spital gjatë analizës së mostrave nga janari. Pacienti gjatë anketimit ka thënë se nuk ka pasur kontakt dhe nuk ka udhëtuar jashtë shtetit. – Advertisment – Ministria e Shëndetësisë “Pacienti iu nënshtrua një testi të shpejtë për herë të parë msë 29.12.2020, për shkak të etheve dhe frymëmarrjes së rënduar. Testi ishte pozitiv. Disa ditë më vonë, më 04.01.2021, ai u…

Lexo më Shumë

Albert Krasniqi është vrarë sot nga babai i tij. Krasniqi është një emër i njohur për mediat. Ai ishte i përfshirë në plagosjen e Noizyt në qendër të Prishtinës.  Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para. Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë. Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-missit Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19 Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:Janë kryer 3512 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 876 qytetarë.Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 179 raste në Tiranë, 72 raste në Vlorë, 59 raste në Elbasan, 56 raste në Durrës, 45…

Lexo më Shumë

MSH-ja njofton opinionin se sot, gjatë analizave të të dhënave nga covid-pacientët pozitiv nga muaji Janar, në një laborator privat për gjenetikë në Klinikën “Zhan Mitrev”, tek një mostër është detektuar mutacioni I llojit britanik të virusit SarsKov2. – Advertisment – Bëhet fjalë për një 46-vjecar që tashmë në bazën e të dhënave të ISHP-së nga 22 Janari evidentohet si I shëruar. Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 Dhjetor të vitit të kaluar, për shkak të temperaturës së lartë dhe frymëmarrjes së vështirësuar kanë bërë testim të shpejtë. Testi ka rezultuar pozitiv. Pas disa ditëve,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi të riçelë pjesërisht hetimin për rastin e Ergys Kolaverit, i dyshuar për atentatin me snajper ndaj një të dënuar në burgun e Vaqarrit, për të përsëritur disa veprime hetimore dhe pyetje dëshmitarësh. Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’. Mes të tjerash do të këqyren pamjet filmike të vilës së Xhelal Mziut ku është fiksuar autori i dyshuar. Gjithashtu do të bëhet një eksperiment hetimor. Kolaveri akuzohen për tentativën e vrasjes në burg të Gazmir Dacit. Kolaveri u lirua nga qelia me vendim të gjykatës së Apelit, ndërsa ai do të qëndrojë…

Lexo më Shumë

Ambasadori i BE-së Dejvid Gir bën thirrje për angazhim më të madh nga Qeveria dhe autoritetet lokale në mënyrë që Ohri dhe rajoni i tij ta ruajnë statusin në UNESCO. Gir gjithashtu kërkon mbështetje më të madhe financiare nga shteti, në mënyrë që të realizohen vërejtjet e UNESCO-s. – Advertisment –  Vetë ruajtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit kërkon angazhim të madh të Qeverisë për të zbatuar të gjitha ato rekomandime, gjë që kërkon edhe koordinim më të madh midis ministrive përgjegjëse dhe institucioneve të tjera. E gjithë kjo kërkon angazhim në nivelin nacional dhe lokal,…

Lexo më Shumë