Një megaoperacion është ekzekutuar sot mes Italisë e Spanjës.
Operacioni ka përfshirë 13 të burgosur; 12 persona të dënuar nga drejtësia italiane e të arrestuar në Spanjë janë shkëmbyer me një një të arrestuar në Itali për llogari të drejtësisë spanjolle.
Mes tyre është dhe shqiptari Sokol Memetaj, 37 vjeç, i arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Los Blancos” i cili çoi në shkatërrimin e një kartele shqiptare në trafikun e drogës, e quajtur “Compania Bella”, e cila trafikonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika Latine drejt Europës. Ky operacion çoi në arrestimin e rreth 30 trafikantëve shqiptarë.
Ndaj 37-vjeçarit shqiptar ishte lëshuar masa e ndalimit nga Prokuroria e Firenzes e u arrestua në Spanjë falë bashëkpunimit ndërkombëtar të policive të dy vendeve e CriminalPol.
Ndër 13 të ekstraduarit mes Italisë e Spanjës, 4 janë shtetas italianë e 9 të tjerë janë shtetas të huaj, mes tyre dhe një femër.
Autoritetet policore italiane nënvizojnë se të 13 të burgosurit konsiderohen mjaft të rrezikshëm e me një historik kriminal të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës, krim kundër pasurisë publike e favorizim të emigracionit ilegal.
Të arrestuarit janë;
TINE Amet, 25 vjeç senegalez
RAMOS ARISTIN Marcellino 76 vjeç spanjoll
RONDON CHACON Fernando Joaquin, 29 vjeç kolumbian
MIHALACHE Daniel Claudiu 36 vjeç rumun
MEMETAJ Sokol, 37 vjec shqiptar
EDDAOUI Atik, 40 vjeç maroken
BELTRAN PRIETO Tatiana Maria 41 vjeç kolumbiane (femër)
RUBIO AZUERO Mauricio Abelardo 46 vjeç kolumbian
TOUSNA Azeddine, 38 vjeç maroken
INZAINA Gianfranco, 68 vjeç italian
RICCIARDI Alessio Giacomo, 61 vjeç italian