Albert Krasniqi është vrarë sot nga babai i tij. Krasniqi është një emër i njohur për mediat. Ai ishte i përfshirë në plagosjen e Noizyt në qendër të Prishtinës. Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para. Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.
Ai kishte qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës, për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-missit Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë.Kujtojmë që para dy ditësh, u dha lajmi edhe mbi ndarjen e çiftit, të cilët vendosën t’i japin fund martesës së tyre disa vjeçare.