Author: almakos

Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kthyer ironinë kryeministrit Edi Rama në rrjete sociale. Ky i fundit kishte postuar një foto të degës së PD-së në Tiranë në njësinë nr.1, e cila ishte e boshatisur dhe jepej ambienti për t’u shitur. Ndërsa Bardhi ka postuar dy foto, në njërën është foto e PS-së në Cërrik që jepet me qira, ndërsa në tjetrën, një foto prej një dege të PS-së në Tiranë me posterin e Erion Veliajt, por dera e dyqanit është pas hekurave, duke dhënë edhe përshtypjen e Veliajt të burgosur. [embedded content]“Përgjigje për kryeministrin karagjoz të Shqipërisë”- shkruan Bardhi.

Lexo më Shumë

Teksa zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në 6 bashki të vendit për kryetarë bashkie afrohen, kryeministri Edi Rama ka nisur ironitë e tij ndaj Partisë Demokratike. Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje. Kujtojmë se Partia Socialiste ka shpallur Ogerta Manastirliun  si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka shpallur ende asnjë kandidat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas mbledhjes së Kryesisë se PD do të mbështesë figurat jo politike, teksa u bëri thirrje…

Lexo më Shumë

Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, pranë zonës së Klosit, ku dy automjete, një Volkswagen dhe një Audi, janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë mbetur të plagosur 5 anëtarë të familjes Kurti, të cilët ndodheshin në njërën prej makinave. Të lënduarit janë identifikuar si: • Ismail Kurti, 50 vjeç• Luiza Kurti, 49 vjeç• Dile Kurti, 53 vjeç• Adelina Kurti, 22 vjeç• Devis Kurti, 28 vjeç Fillimisht, të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë…

Lexo më Shumë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme Rrugën e Arbrit, pranë një fshati në afërsi të Klosit. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në qendrën shëndetësore të Klosit dhe më pas janë transportuar me ambulancë drejt spitalit të Burrelit, për trajtim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ende nuk dihen detaje mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve apo shkaqet që çuan në aksidentin e ndodhur.

Lexo më Shumë

Zbulimi i një skandali të madh të trafikut të qenieve njerëzore ka tronditur Shqipërinë dhe më gjerë, duke nxjerrë në pah një rrjet të sofistikuar që rekruton vajza nga Amerika Latine për prostitucion. Ky operacion i përbashkët i Policisë së Tiranës, Europol dhe autoriteteve kolumbiane ka zbuluar detaje të frikshme mbi mënyrat e veprimit të këtij grupi kriminal. Gjatë një kontrolli në Kolumbi, autoritetet zbuluan një sasi të madhe dokumentesh dhe kode të Bitcoin që lidhen me aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit. Sipas burimeve, nga janari deri tani, janë transferuar mbi 1 milion euro, kryesisht nga Shqipëria dhe vendet e…

Lexo më Shumë

Një tjetër ngarkesë me produkte shqiptare është bllokuar në kufi nga autoritetet kroate. Bëhet fjalë për një sasi me krem fistiku,  e cila është ndaluar për shkak të pranisë së një substance toksike të rrezikshme për shëndetin. Sipas sistemit evropian të sigurisë ushqimore, RASFF, në produkt është zbuluar nivel i lartë i aflatoksinës, një toksinë natyrale me efekte helmuese, që prodhohet nga disa lloje mykësh dhe mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, përfshirë edhe dëme në mëlçi. Mostrat nga kjo ngarkesë janë marrë nga autoritetet doganore kroate më datë 8 shtator, dhe pas analizave, rezultoi se produkti ishte i kontaminuar. Si…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me Imer Krrashin, i kapur sot nga policia, pasi fillimisht tentoi t’iu ikte forcave të rendit me automjetin, duke bërë dhe një aksident. Zbulohet se është pjesë e grupit kriminal të Marklen Hakës. Burime për mediat bëjnë me dije se Imer Krrashi, 31 vjeç, është identifikuar si pjesë e strukturës së organizuar që drejtohet nga Haka. Ajo që bie në sy është se Imer Krrashi, i cili aktualisht figuron me këtë emër, më herët ka qenë i njohur si Imer Masha apo Imer Uka, me origjinë nga Kruja. Ndryshimi i identitetit ngre dyshime…

Lexo më Shumë

Personi që shihni në foto është 31-vjeçari me 3 emra që tentoi t’i largohej sot policisë, duke përplasur 9 makina të tjera dhe një motor, në të cilin po udhëtonte një efektiv policie së bashku me bashkëshorten e tij. Policia informon se Imer Krrashi rezulton person me precedent të theksuar kriminal dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, ku Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri. Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka publikuar momentin kur 31-vjeçari me 3 emra, Imer Krrashi refuzon urdhrin e tyre për kontroll dhe largohet me makinë e tij për t’i shpëtuar kontrollit, pasi qarkullonte me armë me vete.[embedded content] Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije me se ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, tek Liqeni i Thatë, ku Forca e Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit me drejtues shtetasin Imer Krrashi, 31 vjeç, pasi kishin marrë informacion se 31-vjeçari qarkullonte me armë zjarri. Pas ndalimit të automjetit të dyshuar, shërbimet e Policisë i kanë bërë të ditur drejtuesit të automjetit…

Lexo më Shumë

Përderisa partitë politike merren me fushatën për zgjedhjet lokale, duke u zotuar para qytetarve me premtime nga më të ndryshmet dhe duke u marrë me politika të mëdhaja, rrugët Shkupit janë shëndruar në “deponi”. Këto pamje nga Televizioni Shenja e përshkruajnë situatën reale më së miri. Kontenjerë të stërngarkuar, trotuare të bllokura nga mbeturinat, ndërsa qyetarët nuk mundë të kalojnë pranë, për shkakë se kundërmon ere e keqe. Duke mos dashur të flasin para kamerave, qytetarët druajnë se mundet të përhapet njdonjë epidemi. Në vend të ofrimit për të zgjedhur këtë problem kronik, që është aktuale tash më e ca…

Lexo më Shumë

Detaje të reja zbardhen lidhur me atentatin e një nate më parë në Sarandë (4 tetor), ku nga shpërthimi me eksploziv në makinë mbeti i vdekur 58-vjeçari Isuf Jaçaj, person me precedent penal. Ndërsa djali i tij ndodhet ne burg për një plagosje të dyfishtë, dy muaj më parë. Burime bëjnë me dije se në atentatin ndaj Jaçajt në Sarandë është përdorur sipas ekspertëve 800 gram tritol. Mësohet se krimi mund të jetë kryer nga dy persona, ndërsa policia deri tani ka shoqëruar 10 persona dhe janë marrë në pyetje banorë të lagjes 3 në Sarandë. Gjithashtu kontrolle po ushtrohen…

Lexo më Shumë