Author: almakos

Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Shqipëri (EUDEL) shpreh tronditjen e thellë për aktin e dhunës që rezultoi me vrasjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, si dhe plagosjen e dy qytetarëve të tjerë. EUDEL dënon fuqimisht këtë ngjarje kriminale dhe i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit Kalaja. Ky rast tragjik thekson nevojën urgjente për rritjen e sigurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, si dhe për marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në ambientet e gjykatave. Reagimi i Delegacionit të BE-së: EUDEL është i tronditur nga akti…

Lexo më Shumë

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë shprehu tronditjen e thellë për vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dhe përcolli ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët e tij. Në një deklaratë, Gjykata e Lartë thekson se kjo ngjarje është sinjal alarmi për sigurinë ku ushtrojnë detyrën gjyqtarët dhe për gjendjen shqetësuese të infrastrukturës së gjykatave. Gjykata kërkon veprime të menjëhershme dhe të qëndrueshme nga shteti për garantimin e sigurisë fizike dhe institucionale të gjyqtarëve, duke theksuar se mbrojtja e tyre është mbrojtje e drejtësisë dhe besimit të publikut në shtetin ligjor. Reagimi i Gjykatës së Lartë:  DEKLARATË E…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pasdite në kuadër të seancës së 140-të, mori vendim për miratimin e akreditimeve për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për të vëzhguar zgjedhjet lokale, të caktuara për më 19 tetor. Për Ambasadën e Mbretërisë së Holandës u miratuan 10 vëzhgues, për Shoqatën e klubit sportiv alpinist “Kap-Struga” nga Struga – nëntë anëtarë, për Këshillin kombëtar për barazi gjinore – tetë anëtarë, për Institutin për bashkëpunim dhe zhvillim-Francë – një vëzhgues, për Fondacionin ndërkombëtar për sisteme zgjedhore Uashington-SHBA dega në Maqedoninë e Veriut – shtatë anëtarë dhe për misionin vëzhgues të ODIHR-së – Zyra për Institucione demokratike…

Lexo më Shumë

Si është e mundur që të rinjtë shqiptarë po përfshihen gjithnjë e më shumë në krime të rënda? Një situatë alarmante po shfaqet në Shqipëri, ku të miturit po kalojnë kufijtë e moralit dhe ligjit, duke lënë pas pasoja të rënda për shoqërinë. Të miturit në Shqipëri po prekin kufij alarmues të përfshirjes në krim. Rasti i fundit, ku dy 16-vjeçarë nga Kamza dërguan në spital tre shokët e tyre për një motiv banal, është një shembull i qartë i kësaj tendence shqetësuese. Por ky rast nuk është i izoluar; ai është pjesë e një fenomeni më të gjerë. Vetëm…

Lexo më Shumë

Policia ka ndaluar punonjësin e sigurisë së gjykatës së Apelit, i cili ishte përgjegjës për skanerin e sigurisë në hyrjen e institucionit. Dyshime të forta u ngritën në lidhje me këtë aspekt të sigurisë, pasi autori Elvis Shkambi arriti të fusë një pistoletë në sallën e gjyqit, me të cilën vrau gjyqtarin Astrit Kalaja. Përveç tij u plagosën edhe dy persona të tjerë që ishin palë në gjyq me autorin.

Lexo më Shumë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Tiranë, ku në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari shkodran Astrit Kalaja. Ai u vra në seancë gjyqësore nga Elvis Shkambi, i cili ishte palë në një proces pronësie në Apel. Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, gjyqtari Kalaja u qëllua me armë zjarri në gjoks sapo shpalli vendimin për pronësinë në dëm të palës së Shkambit, i cili ishte së bashku me xhaxhain e tij Gjon Shkambi në gjyq. Vendimi u shpall në favor të palës Kurtaj, të cilët përfaqësoheshin në…

Lexo më Shumë

Nga e hëna, transportuesit privat kanë reduktuar autobusët, gjegjësisht ata punojnë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 10:00. Me këtë orar siç njoftojnë ata, do të vazhdojnë derisa t’u paguhet borxhi nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike. Ndërsa, shtojnë se janë detyruar të marrin këtë vendim për shkak se nuk kanë para për naftë dhe servisim të autobusëve. Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privat “Transportuesit privat kemi vozitur deri në orën 10:00 dhe u tërhoqëm sepse drejtori i NQP-së nuk ka ka kontaktuar dhe të na informoj për pagesën e mjeteve financiare që na i kanë borxh, prandaj i tërhoqëm autobusat…

Lexo më Shumë

Dy të plagosurit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, janë Rakip dhe Ervis Kurtaj, që po mjekohen në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën sipas informacioneve nga spitali. Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familjet. Dy prej personave në konflikt pronësie ishin pikërisht babë dhe bir, që rezulton se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit. Procesi…

Lexo më Shumë

Ministrja Federale për Çështje Evropiane integrim dhe familje e Republikës së Austrisë Klaudija Plakolm dhe Sekretarja shtetërore në Ministrinë për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiç kanë deklaruar se i japin mbështetje të plotë dialogut midis Shkupit dhe Sofjes, për të cilin Qeveria e vendit ka njoftuar se do të zhvillohet pas zgjedhjeve. Ato në konferencën e përbashkët me ministrin për çështje europiane të vendit Orhan Murtezani të pyetura se nëse vendet e tyre do të përpiqen për këtë çështje thanë se në çdo rast ata janë mbështetës të fortë të dialogut. Ato njoftuan se…

Lexo më Shumë

Gjon Shkambi u arrestua sot si autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerëve, në një konflikt të dyshuar për motive pronësie, ku magjistrati duket se kishte dosjen për proces. Dy vite më parë, në konfliktin e lindur në Shkodër për shkak të një çështjeje pronësie mes palëve, Shkambi pretendonte se ishte pronari i godinave ku jetonin të paktën 31 familje. Banorët e kishin hedhur në gjyq dhe akuzuar për marrjen e pronave. Por Shkambi pretendonte se i kishte me dokumentacione dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore. Teksa kërkonte që…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, u shpreh me vendosmëri lidhur me sfidat dhe kërcënimet që përballet vendi ynë. Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve për bashkëpunim rajonal, mbrojtja e interesave shtetërore, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mbetet prioritet kryesor. “Ne asnjëherë nuk kemi sulmuar apo pushtuar askënd, por gjithmonë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten,” deklaroi Osmani, duke nënvizuar se rreziku kryesor vjen nga Serbia. Ajo bëri me dije se Kosova do të vazhdojë të fuqizojë ushtrinë e saj për të garantuar mbrojtjen e çdo centimetri të…

Lexo më Shumë