Author: almakos

Policia e Shkodrës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me arrestimin e xhaxhait të autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Gjovalin Shkambi u arrestua sot, pasi deklaroi në media se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë. “Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën…

Lexo më Shumë

Deputeti shqiptar në parlamentin zviceran të Bernës, Korab Rashiti, ka reaguar pasi qeveria në detyrë ndau 100 euro për studentët, vetëm pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, Rashiti e ka quajtur këtë vendim si korrupsion dhe klientelizëm institucional. Sipas tij, ky ‘manovrim’ është edhe ilegal. “Ky njeri po blen vota me paratë e tatimpaguesve – përkatësisht me TVSH-në, tatimin mbi të ardhurat tuaja, e të tjera – të cilat i shpërndan për qëllime elektorale, megjithëse ai nuk është as kryeministër, as pjesë e një qeverie me mandat të plotë, por e një…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar sot se Qeveria ka miratuar vendimin për ndarjen e 100 eurove për çdo student në Kosovë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, pavarësisht se ajo është në detyrë. “Rritjen ekonomike e ndajmë me gjithë qytetarët. Në kuadër të kësaj, sot miratojmë vendimin për ndarjen nga 100 euro për studentët që i plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që lidhen me fillimin e ri të vitit akademik,” tha Kurti. Ai shtoi se kjo masë është pjesë e përmbushjes së njërit prej…

Lexo më Shumë

Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri publike sot shkresat zyrtare që dëshmojnë se prej kohësh ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse shtimin e prezencës së Policisë së Shtetit brenda ambienteve të gjykatave, veçanërisht gjatë zhvillimit të seancave gjyqësore. Dokumentet u bene publike pas vrasjes ne sallen e gjyqit te gjyqtarit, Astrit Kalaja. Në deklaratën e KLGJ-së theksohet se, sipas legjislacionit (VKM Nr. 333, datë 28.04.2010, “Për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve shtetërore”), sigurimi i gjykatave duhet të kryhet nga punonjës të Policisë së Shtetit. Megjithatë, Këshilli shpjegon se jashtë orarit zyrtar të punës ruajtja kryhet nga kompania shtetërore “Illyrian Guard”, nën varësi…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje nga gazetarët, theksoi se kjo fushatë zgjedhore ka vendosur një standard të ri në sjelljen politike dhe në komunikimin me qytetarët, duke u fokusuar ekskluzivisht në zgjidhje reale dhe projekte konkrete për të ardhmen e komunës. “Mendoj se fushata është e qetë dhe është shumë e rëndësishme të mbetet e tillë. Kur hyra në këtë proces, mendova se me fushatën duhet të vendosim një standard të ri – të flitet me projekte konkrete, të flitet me një vizion të qartë për Çairin, diçka që nuk është…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi një ditë më parë brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë. Në një deklaratë publike, trupa e prokurorëve shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit Kalaja, duke e cilësuar atë një figurë të respektuar të sistemit të drejtësisë dhe një profesionist të palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. “Dënojmë me forcë këtë akt kriminal, i cili është një sulm i drejtpërdrejtë jo vetëm ndaj një magjistrati, por ndaj vetë shtetit të së drejtës,”…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, teksa ka dënuar aktin e rëndë të vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja ka fajësuar kryeministrin Rama, duke thënë se “po përdor jetën e një gjykatësi për të kaluar kodin e ri penal”. [embedded content] Sipas Sali Berishës, “sistemi i drejtësisë ka falimentuar”, ndërsa theksoi se ky është rasti më flagrant i vetëgjyqësisë. Berisha: Se nuk ka asnjë përgjegjësie dhe nuk mban askush përgjegjësi. Ramaduro thotë fajin e ka kodi penal. Ai kod që lejon dënimet nga më të mëdhatë. Ministrat, apo pseudoministrat e tij në kor thonë fajin e ka arma pa lejë. Po njerëz më të…

Lexo më Shumë

Një ritual i thjeshtë si zhytja e arrave në ujë mund të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin tuaj. Sipas nutricionistëve, ky proces lejon që arrat të zbërthejnë frenuesit e enzimave dhe acidin fitik, duke e bërë tretjen më të lehtë dhe duke rritur shfrytëzimin e lëndëve ushqyese. Një nga përfitimet kryesore është thithja më e mirë e mineraleve si magnezi, zinku dhe hekuri. Pasi acidet fitike janë zvogëluar, trupi mund të absorbojë më shumë nga këto minerale esenciale. Po ashtu, arrat e zhytura mund të ndihmojnë në kontrollin e peshës, pasi ato ofrojnë një ndjenjë ngopjeje më të gjatë,…

Lexo më Shumë

Isuf Jaçaj, 58 vjeçari i ekzekutuar me shpërthim tritoli mbrëmjen e 5 tetorit në lagjen nr.3 të Sarandës ishte babai i 31 vjeçarit Kalus Jaçaj, i cili ndodhet në burg për “përkrahje të autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025 ku 43 vjeçari Ramadan Zoto alias Canaj plagosi me armë zjarri në lagjen nr.4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lamën nga Kamza për shkak të një konflikti për pronën në bregdet. Menjëherë pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes, Ramadan Canaj, vëllain e tij Erjon Canaj 36 vjeç, dhe Artan Murataj së…

Lexo më Shumë

Xhaxhi tjetër i Elvis Shkambit, autorit të vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja ka kërcënuar sërish me plumba. [embedded content] Në një komunikim për mediat, Gjovalin Shkambi ka deklaruar se ai gjyqtar që do të dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi do të ketë fatin e Astrit Kalasë. Gjovalin Shkambi: Ata që do të dënojnë atë do të përballen me të njëjtën gjë. Ata që do të dënojnë nipin do të përballen me plumba, sepse ka 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë na i jepni pronën se e kemi blerë. Ai gjyqtari që do dënoj atë ka të njëjtën…

Lexo më Shumë

Në tubimin e Aleancës për Integrim në Bogovinë, lideri i BDI-sw, Ali Ahmeti, foli për ndikimin e Hristijan Mickovskit në komunat me shumicë shqiptare. Ahmeti theksoi se në Strugë, Tetovë dhe Çair kandidatët janë të mbështetur nga Mickovski dhe se ai është shumë i angazhuar në këto zona.“Kristian Mickovski mbështet kandidatët e pavarur, në Strugë, kandidati është i Kristianit, në Tetovë është i Kristianit, në Çair është i Kristianit. Ma shumë Kristiani punon se ata vet”, tha Ahmeti.Ai paralajmëroi qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, por u shpreh qartë kundër partisë VLEN: “Si mundet që të zgjidhet kryetari i…

Lexo më Shumë