Një nga rastet flagrante të falsifikimit të pronave në bregdet, u publikua këtë të martë në emisionin “Në Shënjestër”, dhe i referohet personave Vlash dhe Gjon Brahja nga Biza, të cilët u përdorën nga grupi kriminal i “Rrumit”. Vlash Brahja dhe babai i tij Gjoni, jo vetëm u bënë me tokë, kur nuk e kishin një të tillë, por përfituan rreth 20 mijë metra katrorë. Në dosjen hetimore thuhet se Vlash Brahja, i biri i Gjonit ka të regjistruar në emrin e tij pasurinë nr. 67/4, me sipërfaqe 24 000 m2, për të cilën ka deklaruar se nuk ka asnjë…
Author: almakos
Situata rreth ngjarjes tragjike që tronditi kryeqytetin, vrasja e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, po merr përmasa edhe më shqetësuese. Pas arrestimit të autorit të dyshuar, Elvis Shkambi, në qendër të vëmendjes është vënë xhaxhai i tij, Gjovalin Shkambi, i cili ka dalë publikisht me një deklaratë kërcënuese ndaj sistemit të drejtësisë. Në një prononcim për mediat, Gjovalin Shkambi ka bërë një deklaratë të paprecedentë, duke kërcënuar me armë çdo gjyqtar që do të marrë përsipër dënimin e nipit të tij. “Ai gjyqtari që do ta dënojë nipin tim do të përballet me plumba,” është shprehur…
Shqiptari Pano Ruci, ka vendosur të ndalë grevën e urisë pas 23 ditësh, pasi të gjitha kërkesat e tij u morën parasysh. Ai kishte kërkuar që të bëhej zhvarrosja e djalit të tij, Denis Ruci, që humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes si dhe kryerja e ekzaminimeve të specializuara.
Dy prokurorë nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë po kryejnë inspektim në vendin e ngjarjes së incidentit të armatosur në qendër të Kumanovës, në të cilin një person u plagos. Sipas PPRMV, indikacionet fillestare nuk tregojnë motive politike pas incidentit të armatosur, por prokuroria po shqyrton të gjitha rrethanat. “Lidhur me ngjarjen në Kumanovë, dy prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës kanë shkuar në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprime hetimore. Po mblidhen gjurmë dhe prova materiale që do t’i nënshtrohen ekspertizës. Në të shtënat është plagosur një person, ndërsa sulmuesi është në kërkim. Indikacionet fillestare nuk tregojnë motive…
Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit, ku u vra në krye të detyrës teksa jepte vendimin e radhës gjyqtari Astrit Kalaja, ka vënë në lëvizje të gjithë institucionet e drejtësisë. Gjykata e Lartë ka thirrur të enjten e 9 tetorit, në orën 10:00 edhe një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët në Shqipëri. Konfirmimi bëhet përmes një njoftimi publik nga vetë institucioni, që nënvizon se të gjithë magjistratët kanë rënë dakord pas një mbledhje paraprake të mbajtur me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit. GJL e quan moment bashkimi, reflektimi dhe force morale…
Shoqata Europiane të Gjyqtarëve, ka reaguar për vdekjen e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje nga Elvis Shkambi një ditë më parë në sallën e gjyqit. Në një mesazh dërguar Shoqatës Shqiptarë të Gjyqtarëve, bordi i EAJ ka shprehur ngushëllimet për këtë ngjarje tragjike. “Në emër të Bordit të EAJ, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe indinjatën e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke ju shprehur mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë”, thuhet në mesazhin e tyre. Ndër të tjera, EAJ shprehet se ata janë të gatshëm të ofrojnë çdo formë…
Një tjetër përplasje është shënuar të hënën mes banorëve të fshatit Kurdari, në njësinë administrative Suç të Klosit, dhe përfaqësuesve të kompanisë që synon ndërtimin e hidrocentralit “Doma” në lumin e Lusës. Përplasja nisi pasi punonjësit e kompanisë tentuan të futeshin në zonën ku parashikohet ndërtimi i HEC-it, ndërsa banorët i ndaluan. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, të cilat kërkuan lirimin e rrugës dhe lejimin e mjeteve të kompanisë. Banorët kundërshtuan, duke i kërkuar policisë të respektonte procesin gjyqësor në zhvillim që lidhet me ndërtimin e hidrocentralit. Ata kërkuan që të ndalonte çdo veprim në terren deri në momentin…
Studentët e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup mbajtën një demonstratë kundër gjenocidit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza që nga 8 tetori 2023, raporton Anadolu. Studentë dhe akademikë të universitetit morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në kampusin e IBU-s. Demonstrata filloi me një minutë heshtje ndërsa studentët mbanin pankarta me mesazhe mbështetjeje për palestinezët. Duke folur në këtë aktivitet, rektori i IBU-s, prof. dr. Lütfi Sunar theksoi rëndësinë e demonstratës. “Studentët tanë qëndruan me njerëzit e pafajshëm të Gazës me gjithë ndjeshmërinë e tyre. Sot, ne ndoshta vetëm mund t’i dënojmë këto krime kundër njerëzimit”, tha ai. Sunar…
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë pasditen e së hënës ka rihapur debatin e vjetër të mungesës së kushteve të sigurisë në gjykatat e vendit. Prej dy vitesh, Gjykata e Apelit dhe ajo e Tiranës kanë kërkuar përmes Këshillit të Lartë Gjyqësor shtimin e numrit të punonjësve të policisë për të garantuar sigurinë në godina dhe në sallat e gjyqit nga ana e Policisë së Shtetit, por kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër, sipas një korrespondence shkresore që BIRN e disponon. Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë gjithashtu se Policia…
Nga 1 janari certifikatat e lindjes për foshnjat e posalindura do të mund të merren në mënyrë elektronike, kanë njoftuar nga Ministrja e Transformimit Digjital. Siç paralajmëruan ata, prindërit do të paraqesin kërkesë për certifikatë lindjeje përmes Portalit Kombëtar të shërbimeve dhe do ta marrin atë në spital, jo më vonë se 48 orë pas lindjes së foshnjës. MINISTRIA E TRANSFORMIMIT DIGJITAL “Ministria e Transformimit Digjital, duke përdorur Platformën Kombëtare të Ndërveprimit dhe Portalin Kombëtar të Shërbimeve zbatoi lidhjen e të gjitha institucioneve përkatëse: Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Ministrisë së Shëndetësisë , Drejtorisë së shëndetësisë…
Analisti Fatos Lubonja komentoi në News24 vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaj, ditën e djeshme gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Apelit, teksa po jepte vendim për një çështje pronësie. Lubonja për ngjarjen e rëndë fajëson politikën dhe institucionet në Shqipëri që për më shumë se 30 vite i zvarrisin njerëzit në gjykata dhe nuk i japin zgjidhje përfundimtare problemeve të tyre. Fatos Lubonja: Drejtësia, institucionet e shtetit për të mos zgjidhur në mënyrë të drejtë dhe përfundimtare problemet e mëdha të njerëzve. Ishte një shkollë që u ishte dhënë 32 familje në 92-shin. Lihen pa u zgjidhur problemi i këtyre…
Një ditë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, Dhoma e Avokatisë ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë (9 dhe 10 Tetor). “Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë vendosi njëzëri që të bojkotojë te gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqesore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025”, thuhet në venimin e Dhomës së Avokatisë. VENDIM/ KOMITETI DREJTUES I DHOMES TE AVOKATISE TE SHQIPERISE Komiteti Drejtues i Dhomes se Avokatise te Shqiperise, percjell me shume…

