Një shqiptar i dënuar si “skifter” për një serial prej 65 vjedhjesh është riarrestuar pasi u rikthye përsëri fshehurazi në Itali. Policia fillimisht ndaloi një mjet për kontroll i drejtuar nga një tjetër shqiptar. Dhe rezultoi se ai ishte në makinë me një tjetër person të dënuar për krime, i cili gjithashtu kishte një dënim të mbetur për të vuajtur, shtetasin shqiptar të dëbuar tashmë nga Italia dhe të riatdhesuar në prill, pasi kishte kryer 65 vjedhje në zonën e Astit. Oficerët e Shtabit të Policisë së Cuneos e ndaluan në pikën e pagesës së autostradës Asti Ovest, në shkelje…
Author: almakos
Zbulimi alarmant: Më shumë se 30% e shoferëve në jugperëndim të Gjermanisë nuk përdorin sinjalizimin në rrethrrotullime! Një studim i fundit nga Auto Clubs Europa ka nxjerrë në pah një shqetësim të madh për sigurinë rrugore. Më shumë se 30% e shoferëve që kalojnë në rrethrrotullime në këtë rajon nuk përdorin siç duhet sinjalet e dritës, duke rritur rrezikun për aksidente dhe ngjarje të tjera të pakëndshme në rrugë. Gjatë një periudhe vëzhgimi, ACE regjistroi se 30,5% e shoferëve nuk vendosën sinjalin kur dilnin nga rrethrrotullimi. Ky gabim i dukshëm mund të sjellë një gjobë prej 10 eurosh, por më…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) miratoi në seancën e sotme Udhëzimet për Votim në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025. Votimi bëhet personalisht, dhe votuesit do të mund të votojnë vetëm një herë, duke u identifikuar me kartë identiteti ose pasaportë. Do të mund të votojnë edhe personat, dokumentet e të cilëve kanë skaduar nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri më 19 tetor. Para se të marrin fletën e votimit, votuesit do të kontrollohen me pajisje identifikimi biometrike me gishtin e madh të dorës së djathtë. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, theksoi se fletëvotimet do të vulosen para se t’u…
Ngritën laborator përpunimi dhe mbollën dy parcela me kanabis, arrestohen dy 31-vjeçarët e dyshuar, sekuestrohen rreth 34 kg drogë dhe asgjësohen 220 bimë narkotike në Kaçinar të Mirditës. Në kuadër të operacionit “Processing” pas hetimeve me metoda aktive dhe përgjimeve, në pranga përfunduan P.M dhe K.P. “Si rezultat i disa javëve hetime me metoda proaktive, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, finalizohet operacioni policor i koduar “Processing”. Zbulohen në fshatin Shtuf, 2 parcela ku ishin kultivuar bimë narkotike dhe 1 ambient i përshtatur për tharjen e tyre. Sekuestrohen rreth 33.7 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për media theksoi vendosmërinë e tij për ta ndryshuar matricën dydekadëshe të menaxhimit të komunës me arsyetimin “nuk mundemi”, kur bëhet fjalë për realizimin e projekteve të mëdha në interes të qytetarëve. Ai theksoi se kandidatura e tij nuk është betejë kundër personave, por kundër mentalitetit të “nuk mundem”, i cili, siç tha ai, e ka penguar zhvillimin e Çairit tash e 20 vjet. Ai kujtoi se më shumë se 20 vjet, që nga themelimi i komunës, Çairi është udhëhequr pa plan, pa ide dhe pa guxim,…
Ndërroi jetë ish-kryetari i komunës së Kavadarit, deputet dhe bartës i listës së pavarur për Zgjedhjet lokale 2025 Panço Minov. Ai ishte i lindur më 21 gusht 1958 në Kavadar. Në Kuvend, ai ishte anëtar i Kuvendit në dy raste, së pari nga viti 1990 deri në vitin 1998, dhe herën e dytë nga viti 2016 deri në vitin 2024. Në aktivitetet e tij politike, Minov tregoi interes të veçantë në luftën për nevojat e fermerëve, veçanërisht të vreshtarëve nga rajoni i Tikveshit. MARKETING
Sotir Kllapi, prokurori i Posaçëm i dosjes “Meta”, ka hyrë në garë për kreun e SPAK, sipas burimeve për Panorama.al. Sotir Kllapi, i cili firmoi për arrestimin e Ilir Metës, i cili u vendos në pranga më 21 Tetor 2024, deri më tani është emri i 5-të i zyrtarizuar si kandidat për kreun e ri të SPAK. Kandidaturën e kanë dorëzuar edhe prokurorët e posaçëm: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi. Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.…
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot homazhe në ndër të gjyqtarit, Astrit Kalaja, i cili u vra në sallën e gjyqit sapo ai dha vendimin nga Elvis Shkambi. Kreu i qeverisë në përfundim të homazheve nuk dha asnjë prononcim për mediat, por në mesazhin e lënë në librin e ngushëllimeve thotë se “kjo është një tragjedi e madhe për vetë shtetin”. “Një tragjedi e madhe për familjen, të afërmit, kolegët dhe vetë shtetin. U prehtë në paqe dhe të rroni e ta kujtoni gjithnjë”, ka shkruar Rama në librin e ngushëllimeve.
Një burrë është arrestuar nga policia pasi i njëjti, nën ndikimin e alkoolit (sipas raportit të policisë), ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas njoftimit, pas arrestimit janë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dy mjete të dyshuara shpërthyese. Mjetet janë tërhequr nga njësiti për deminim për trajtim të mëtejmë. Nga rasti nuk raportohet për persona të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Autoritetet greke duke se kanë në dorë informacione të rëndësishme për të identifikuar vrasësin e pronarit grek dhe shqiptarit, ngjarje e ndodhur në kampingun në Finikounda. I vetmi dëshmitar okular i masakrës, nipi i pronarit të vrarë, dha një përshkrim të detajuar të autorit të krimit të dyfishtë. Vrasësi ishte i dobët, bjond, shumë i ri, që nuk e fliste mire gjuhën greke, u pa duke udhëtuar me shpejtësi me një skuter drejt fshatit Koryfasio, rreth 40 minuta pas krimit. Nipi i përshkroi momentet e tmerrit duke u shprehur: “Sapo qëlloi xhaxhain tim, arrita të vrapoja shpejt. Kalova përpara kujdestarit tonë.…
Ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e konsideroi vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja si një akt barbar dhe kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluara në nder të gjyqtarit, Manja deklaroi se “kjo të shpërbejë kjo ditë si një homazh për të gjithë punonjësit e drejtësisë që në të gjithë këto vite kanë përjetuar sakrifica”. “Jam sot këtu për ti dhënë nderimet e fundit një mikut tim të vjetër, me të cilin na ka bashkuar puna në sistemin e drejtësisë në ditë të vështira, 2002-2007, ku i ndjeri miku im Astrit…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.

