Shtrëngohen masat anti-Kovid. Qeveria ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që ora policore të fillojë nga ora 20 deri në orën 5 të mëngjesit, ndërsa nga e mërkura mbyllen lokalet, objektet hotelierike, gastronomitë, klubet, fitnes qendrat, grumbullimet, punëtoritë, konferencat dhe bastoret. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill dhe ka për qëllim kontrollimin e pandemisë para festave fetare që pasojnë. – Advertisment – Konsiderojmë se festat që pasojnë mundet në mënyrë plotësuese ta rendojnë pasqyrën epidemiologjike dhe nuk mund të lejojmë një rëndesë shtesë të sistemin shëndetësorë që më pas…
Author: almakos
Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) të cilat parashikojnë që ora policore të filloj në ora 20:00 dhe të zgjas deri në ora 05:00 të mëngjesit. Ndërkohë si masë tjetër sot është miratuar edhe mbyllja e lokaleve dhe objekteve gastronomike, që do të hyj në fuqi nga dita e mërkurë. – Advertisment – “Versioni britanik po merr hov, andaj jemi të detyruar për masa të reja të cilat i ndërmorëm në konsultim me institucionet përkatëse”, tha Zaev.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar nga Pogradeci se sot Shqipëria arrin 200 mijë të vaksinuar ndaj COVID-19. Manastirliu u shpreh se vaksinimi po vijon me intensitet të lartë dhe se po përgatiten për të ulur fashën në +65 vjeç. ‘’Kemi arritur numër të lartë vaksinimit. Në qarkun e Korçës janë vaksinuar mbi 9 mijë qytetarë. Kemi vaksinuar mbi 500 të moshuar, në ditë, procesi po ecën shumë mirë. Sot arrijmë 200 mijë vaksinime, 192 mijë ishim dje. Do të ecim me ritëm. Përmbyllim efektivët e policisë, duke ulur fashën +65, dhe deri në 60 me të sëmurët kronikë.…
Presidenti Stevo Pendarovski sot ka konfirmuar se para disa ditësh është paraqitur në ueb faqen për vaksinim duke shtuar se do të vaksinohet sipas planit shtetëror të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. – Advertisment – “Kuptohet se do të vaksinohem me vaksinën që do të jetë e në dispozicion . Këtë e them pasi ekzistojnë lloje të ndryshme të kontroversiteteve për vaksinat dhe mund t’ju siguroj se gjithçka që është miratuar në vendin tonë nga autoritetet kompetent është e verifikuar. Të gjitha vaksinat që janë importuar dhe aplikohen tek qytetarët tanë janë 100 për qind të kontrolluara, si të vaksinoheni…
VMRO-DPMNE-ja opozitare ka njoftuar sot se Sedat Peker posedon shtetësi të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sedat Peker është një personazh kontrovers në Turqi që dyshohet për vepra të shumta penale siç janë vrasja, gjobat apo trafiku i drogës. Ai u largua nga Turqia në shkurt të vitit të shkuar duke u vendosur fillimisht në Mal të Zi dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoni. Peker u arrestua në Maqedoni më 18 janar të këtij viti me akuzën e shkeljes së rregullave të qëndrimit. – Advertisment –
Burime jozyrtare të Alsat brenda Qeverisë njoftojnë se Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka propozuar masa shtesë kundër përhapjes së COVID-19. Jozyrtarisht KSI rekomandon mbylljen e objekteve gastronomike si dhe orar të ri të orës policore, respektivisht ora policore të fillojë nga ora 20:00. Ndryshe, Qeveria ka caktuar mbledhje për në ora 13:00, ndërsa kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pritet të mbajnë konferencë për shtyp në ora 14:00. – Advertisment –
Nga ora 22:00 e ditës së djeshme (04.04.2021) deri në ora 05:00 të mëngjesit të sotëm Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 10 shkelje të orës policore. Ndërkohë janë regjistruar edhe 417 shkelje për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventiv për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. – Advertisment –
Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar vetëm pak minuta më parë, në vend. Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter është regjistruar 21 kilometra larg nga Tepelena dhe 109 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit. Po ashtu, lëkundje po me të njëjtën madhësi, janë regjistruar edhe në Himarë. Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe dy lëkundje tërmeti në Tiranë. Lëkundjet janë shënuar rreth orës 6:00 të mëngjesit.
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (04.04.2021) në territorin e Shkupit ka regjistruar 134 shkelje të rregullave në trafik, dhe atë: 59 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 4 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Janë shqiptuar edhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, janë gjobitur edhe 6 motoçiklist, 2 për mosvënien e rripit të sigurisë dhe 14 për parkim të parregullt. – Advertisment –
Zbardhen detaje të rënda nga ekzekutimi mafioz i 46-vjeçarit Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Mbi makinën e Pllanajt, i njohur si një prej të fortëve të Shkodrës me nofkën “Kumbari”, janë dërguar mbi 120 plumba automatiku. Mbi 20 plumba përfunduan në trupin e viktimës, duke e lënë të vdekur në vend. Kjo është një prej vrasjeve më të mirëorganizuara në Shkodër dhe më të bujshmet e realizuar nga krimi i organizuar. Një makinë tip “Pasat”, me targa italiane, ka pritur poshtë shtëpisë së tij në hyrje të rrugës Shkodër-Koplik Bardhok Pllanajn, i cili sapo ka hipur në mjet,…
Tre seancat e radhës për rastin “Titanik” në Gjykatën Penale- Shkup, nuk do të mbahen për shkak të izolimit të disa të akuzuarve. – Advertisment – “Informojmë opinionin se seancat gjyqësore të caktuar për më 5, 9 dhe 12 prill 2021 anulohen për shkak të izolimit të disa të akuzuarve. Seanca e radhës është caktuar për më 14 prill”, njoftojnë nga Gjykata Penale-Shkup.
Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 47-vjeçarit Bardhok Pllanaj, mbrëmjen e kaluar, në Shkodër. Viktima njihej si “Kumbari” i Shkodrës, ndërsa pranë vendit të krimit janë publikuar edhe pamjet e para. Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë momentet rrëqethëse, teksa dëgjohet ulërima therëse e vajzës së 47-vjeçarrit Pllanaj. https://www.instagram.com/p/CNQaqHUnGh9/?igshid=101ggwypr9oi8 Autorët dyshohen se e kanë ndjekur Pllanajn për rreth 150 metra, e më pas e kanë qëlluar, duke e lënë të vdekur. Ndërkohë, në afërsi të vendit të krimit është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se i përket autorëve. Brenda makinës është gjetur një armë…

