Author: almakos

Nëntë zyrtarë policor janë arrestuar sot paradite në një aksion policor, mëson Alsat nga burime brenda MPB-së. Ata ishin pjesë e zingjirit për falsifikimin e pasaportave dhe dokumenteve personale. Nga policia konfirmojnë se në rrjedh është aksioni dhe se detaje tjera do të japin gjatë ditës. Aferën “Mafia” dje në një brifing me gazetarët e shpalosi VMRO-DPMNE-ja e cila publikoi edhe dokumente se si disa persona të dyshuar për krim të organizuar në rajon kanë marr dokumente për identifikim dhe pasaporta nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Sipas dosjes së tyre, njëri nga bosët e mafies turke, Sedat Peker posedon pasaportë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje ka ndërmarrë të gjitha masat policore parandaluese në spitalet e Kosovës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani. Sipas tij, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve. “Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve”, ka thënë Kelani.…

Lexo më Shumë

-Vetingu në Agjencinë për Siguri Kombëtare është kryer me sukses, ndërsa si proces po vazhdon në Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, deklaroi ministri i Brendshëm Oliver Spasovski. – Advertisment – Në të njëjtën kohë, Spasovski njoftoi se anëtarët e Ministrisë së Brendshme së shpejti nuk do të mund t’i bashkëngjiten asnjë partie politike. “Ne kemi bërë një sërë ndryshimesh ligjore që do të jenë në procedurat qeveritare dhe parlamentare, kryesisht depolitizimi i policisë; pjesëtarët e policisë nuk do të mund të anëtarësohen në parti politike, e as të jenë pjesë e organeve drejtuese të partive”, tha Spasovski…

Lexo më Shumë

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit. Mësohet se në seancën gjyqësore Mehmeti nuk ka pranuar që të japë deklarime. Ndërkohë, avokati i të akuzuarit ka kërkuar “arrest shtëpie” për të, pasi sipas tij, ai ka qenë thjeshtë drejtues mjeti dhe jo autori i vrasjes.

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Korçë. Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar, ndërkohë që procesi vazhdon intensivisht në të gjithë vendin. “Kemi vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë në Korçë. Kemi arritur mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar deri më tani. Ndërkohë që gjithsej janë mbi 206 mijë vaksinime. Gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore vijon po i njëjti proces”, tha Manastirliu. Ministrja e Shëndetësisë tha se mbrëmë kanë mbërritur 7020 doza të vaksinës Pfizer, ndërkohë që njoftoi…

Lexo më Shumë

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë njoftojnë për shtyrjen e bllokimit të kalimit në Kapshticë. Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 19.04.2021. Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Tiranë, ku një 33-vjeçar ka tentuar të përdhunojë një vajzë. 33-vjeçari Gj. Koleka e përndiqte prej kohësh 32-vjeçaren dhe dje ka tentuar ta përdhunojë në zonën e 9-katësheve. I riu ka shkuar te dyqani i vajzës dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të. Vajza i ka shpëtuar nga duart të riut dhe ka njoftuar menjëherë policinë. Para uniformave blu ajo ka thënë se 33-vjeçari ka ushtruar dhune fizike ndaj saj shume herë, si dhe e ka përndjekur prej kohësh.

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e rregullt me më shumë pika në rend të ditës nga Programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. – Advertisment – Në mbledhjen e 64-të, me fillim në orën 13:00, me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të shqyrtohen Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligji për tekstet shkollore dhe materiale të tjera mësimore didaktike në arsimin fillor dhe të mesëm. Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në mbledhje do…

Lexo më Shumë

Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 8 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3., bënë ndalimin e shtetasve G. B., 49 vjeç dhe S. B., 22 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, sepse me datë 04.04.2021, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë shtetasin E. K., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga specialistët e Krimit Ekonomik-Financiar u ndalua shtetasi Elvis Shira., 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se të gjithë qytetarët që jetojnë në apartamente do të keni mundësi që edhe përkundër orës policore që nis nga ora 20:00, të shëtisin kafshët e tyre shtëpiake nga ora 22:00 deri në ora 23:00, në perimetër prej 100 metra largësi nga adresa ku banojnë. – Advertisment – “Gjatë ndalimit dhe regjimit të veçantë të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarët që jetojnë në ndërtesa banimi për strehim kolektiv dhe që kanë kafshë shtëpiake (qen), mund t’i nxjerrin nga shtëpitë e tyre në mbrëmje për gjatë…

Lexo më Shumë

Kjo javë në Shqipëri do të jetë me mot të ndryshueshëm, ku do të kemi kthjellime, diell, reshje shiu dhe borë. Dita e hënë në vendin tonë parashikohet të jetë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të luhatën nga 6 deri në 15 °C. Mot pothuajse të kthjellët do të mbajë përgjatë ditës së martë, ndërsa në mbrëmje pritet reshje lokale shiu, njofton Motilokal. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 5 deri në 15 °C. Ndërsa e mërkura do të mbajë mot vranësira e reshje shiu, në zonat malore priten reshje të dendura të borës. Temperaturat do të shkojnë…

Lexo më Shumë

Me vendim të Qeverisë prej sot fillon orë policore dyjavore prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit, përderisa prej nesër mbyllen të gjitha objektet hotelierike, si dhe pjesa e shërbimeve nga bastoret. Prej sot mbyllen edhe sallat e fitnesit, sallat e sportit dhe sallat për ushtrime dhe ndalohet edhe organizimi, mbajtja dhe pjesëmarrja në seminare, trajnime, punëtori, kurse, konferenca etj. – Advertisment –

Lexo më Shumë