Author: almakos

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka mbajtur një qëndrim të ashpër për analistin Baton Haxhiu sot në “Real Story” në News24 kur u pyet për një lloj goditje të PS nga komentatorët dhe portalet pranë qeverisë. Majko tha se atij ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se do ketë ndonjë hajër këtu duke nxitur historira të çuditshme. Madje ai risolli në kujtesë një histori me të ndjerin Moikom Zeqo, i cili ishte indinjuar në një konferencë, pasi një intelektual nga Kosova kishte pirë dhe shante serbisht. “Batonit ia ka parë hajrin Kosova dhe nuk besoj se…

Lexo më Shumë

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa është pyetur në lidhje me kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit si dhe lidhjet e tij me PS-në, pohoi se e njeh shumë mirë kreun e PSD-së. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Majko tha se Doshi ishte nga i njëjti fshat i bashkëshortes së tij. Mes të tjerash ai për ta mbyllur çështjen tha se të vërtetat ishin policore ndërsa ai ishte një politikan. “Sa i përket zotit Doshi, unë e njoh fort mirë. Për më tepër është nga krahina e gruas time. Nga fshati i gruas. Mendoj se në të…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste Spartak Braho, në një intervistë në emisionin “Front line” në “News 24” nga gazetarja Marsela Karapanço, duke komentuar fushatën e liderit të PD-së Lulzim Basha, në kohë pandemie, tha se numri një i Partisë Demokratike po bën gjenocid. Braho thekson se opozita ka kurajo të çmendur që bën fushatë në kohë të pandemisë. “Mjekët më thonë se je me imunitet, në shtëpinë time nuk e ka kaluar njeri. Mjekët thonë se je natyrë me imunitet të fortë dhe kam bërë vaksinë kineze këta ditë. Nuk kam pasur asnjë ndjesi, mbetet vaksina më…

Lexo më Shumë

KQZ ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në fletë renditen me radhë të gjitha partitë politike dhe më pas numrat për kandidatët për deputetë që garojnë në secilin qark të vendit. Vihet re se është ndryshuar tërësisht logoja e Bindjes Demokratike dhe nuk ka asnjë ngjashmëri me logon e Partisë Demokratike. Ditën e sotme, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi sqaroi se cila mënyrë votimi do të quhet e pavlefshme. Ai theksoi se nëse votuesi zgjedh që të votojë një parti, duhet që edhe kandidati të jetë në atë parti. Ndërkohë…

Lexo më Shumë

Bien shifrat e COVID-19 në vend. Ministria e Shëndetësisë deklaroi sot se nga 2092 testime, kanë rezultuar 264 raste të reja. Ndërkohë shifrat e fataliteteve mbeten të larta, 9 humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se orientimi i Qeverisë së Kosovës është evropian dhe autoatlantik, prandaj edhe “e shohim me skepticizëm ndihmën e ofruar nga shtete që nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës”. Kurti u shpreh se duke qenë në këtë situatë edhe gjendja dhe furnizimi me vaksina është delikate. “Në parim, duhet ta kemi parasysh që Kosova nuk njihet nga disa shtete, sidomos nga dy fuqi të mëdha. Orientimi ynë është evropian dhe euroatlantik, prandaj e kemi skepticizmin dhe qëndrimin tonë karshi ndihmave të shteteve që nuk na njohin. Në këtë situatë, gjendja është më delikate”,…

Lexo më Shumë

Shtyhet vaksinimi i mësuesve kosovarë në Shqipëri. Lajmi është bërë me dije në një konferencë për mediat nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia. Gjatë konferencës për media se bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vitia deklaroi se shtyrja është bërë ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit të mësimdhënësve pasi nuk ka më sasi të vaksinave “AstraZeneca” dhe “Pfizer”. Me këtë rast ai ka vënë në dukje se ka pasur kontakte të vazhdueshme me homologen e tij, Orgeta Manastirliu, e cila i ka premtuar që sapo të vijnë doza të tjera të këtyre dy llojeve të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këto masa, për dy javët e ardhshme ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente. Shërbimet e gastronomisë detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri me datë 18 prill. Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve esenciale në kuadër të tyre, siç janë…

Lexo më Shumë

Forumi rinor i Aleancës për shqiptarët dhe Alternativës sërish ka reaguar ndaj fyerjeve  të shqiptarëve nëpër librat shkollor. Kësaj here bëhet fjalë për librin e Sociologjisë për vitet e dyta gjimnaz. Të rinjtë e koalicionit thanë se libri i Sociologjisë shpërndanë propagandë fashiste dhe nënçmuese ndaj shqiptarëve. Në faqen 116 të këtij libri bëhet dehumanizimi i shqiptarëve duke i trajtuar ata si të paedukuar, të cilët nuk janë të aftë të kontrollojnë natalitetin e tyre dhe si pasojë propozon që të vendosen masa kontrolli për natalitetin e shqiptarëve. Sipas forumit rinor të ASH-AAA, ky libër u autorizua në vitin 2020…

Lexo më Shumë

Premtim i mbajtur! Këtë deklaron Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj mbi fillimin e vaksinimit të stafeve policore të sigurisë të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale në Shqipëri. Ministrja Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori. Në një reagim në rrjetet sociale, Ministrja e Drejtësisë Gjonaj shprehet se pas vaksinimit të personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës shëndetësorë të sistemit penitenciar në mbarë vendin, tashmë ka filluar edhe vaksinimi i gjerë i punonjësve me…

Lexo më Shumë

Partia Opozitare VMRO-DPMNE publikoi dokumente se si disa persona të dyshuar për krim të organizuar në rajon kanë marrë dokumente identifikimi dhe udhëtimi të Maqedonisë së Veriut. Sipas dosjes së tyre, njëri nga kokat e mafies turke Sedat Peker, ka pasaportë dhe letërnjoftim të Maqedonisë të nxjerr nga Stacioni policor në Draçevë.  Sipas VMRO-së, ai me identitet të rremë, sipas dokumenteve sikur Xhadin Ademovski, me adresë në Shkup, ka qëndruar dhe vepruar ilegalisht për një kohë të gjatë brenda territorit, deri në arrestimin e tij më 18 janar, pas çka u ekstradua në Kosovë pasi që ai posedonte edhe shtetësi…

Lexo më Shumë

Vjosa Osmani Sadriu ia doli mbrëmë të bëhej presidente e Kosovës. Por, cila është pasuria që ka deklaruar Vjosa Osmani në Agjencinë Kundër Korrupsionit? Në seksionin e “Pasurisë së Paluajtshme”, znj. Osmani Sadriu ka deklaruar tetë lloje të pasurisë së paluajtshme me vlerën e përgjithshme 552 mijë e 500 euro. Ajo ka deklaruar dy banesa, njëra prej të cilave është e papërfunduar, dhe njëra prej të cilave është e bashkëshortit të saj. Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe dy shtëpi, të cilat i përkasin bashkëshortit të saj. Vlera e këtyre dy shtëpive të blera me “kursime dhe kredi” është 300…

Lexo më Shumë