Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar vetëm pak minuta më parë, në vend.
Qendra Sizmologjike Evropiane, njofton se një tërmet me magnitutë 3.4 ballë të shkallës rihter është regjistruar 21 kilometra larg nga Tepelena dhe 109 kilometra larg nga qyteti i Elbasanit. Po ashtu, lëkundje po me të njëjtën madhësi, janë regjistruar edhe në Himarë.
Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndjerë edhe dy lëkundje tërmeti në Tiranë. Lëkundjet janë shënuar rreth orës 6:00 të mëngjesit.



