Afati i fundit për regjistrimin e personave të sëmurë dhe të pafuqishëm për të votuar në zgjedhjet lokale të vitit 2025 më 19 tetor, skadon sonte në mesnatë. Megjithatë, më 14 tetor skadon afati për regjistrimin e personave që dëshirojnë të votojnë në zgjedhje dhe që vuajnë masën e arrestit shtëpiak. Sipas orarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, një votues që nuk është në gjendje të votojë në qendrën e votimit, një person i pafuqishëm ose i sëmurë, dhe që dëshiron të votojë në zgjedhje duhet të njoftojë Komisionin Komunal të Zgjedhjeve jo më vonë se shtatë ditë para ditës…
Author: almakos
Çdo ditë, yjet na ofrojnë një mundësi për të reflektuar mbi jetën tonë dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Sot, më 10 Tetor, horoskopi sjell mesazhe të veçanta për secilën shenjë, duke na udhëhequr në rrugën tonë të përditshme. A jeni gati të zbuloni se çfarë kanë rezervuar yjet për ju? Dashi, sot do të ndjeni një urgjencë për të zgjidhur çështje që ju kanë shqetësuar për një kohë të gjatë. Energjia juaj ndërmarrëse do t’ju ndihmojë të zhvilloni projekte që ju prekin personalisht. Ky është momenti ideal për të vendosur objektivat e së ardhmes dhe për të reflektuar…
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet se ka mashtruar një 37-vjeçar. Uniformat blu bëjnë me dije se i riu mashtroi 37-vjeçari që i shiti automjetin, se do t’ia transferonte pagesën nëpërmjet bankës, vihet në pranga 28-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se 37-vjeçar i ka dhënë me mirëbesim, automjetin, shtetasit K. K., i cili e ka mashtruar se pagesën për automjetin do t’ia transferonte nëpërmjet llogarisë bankare. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu policia gjeti dhe sekuestroi automjeti tip “Hyundai Tucson”. Njoftimi i policisëTiranë/Finalizohet operacioni policor i…
Aleatët e NATO-s po shqyrtojnë një përgjigje më të fuqishme ndaj provokimeve të vazhdueshme nga Vladimir Putini, duke përfshirë vendosjen e dronëve të armatosur përgjatë kufirit me Rusinë. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në rajon, duke e bërë të nevojshme një rishikim të rregullave të angazhimit për pilotët e aleatëve. Diskutimet e fundit synojnë të rrisin kostot për Moskën në kontekstin e “luftës hibride” që ajo po zhvillon. Zyrtarët e NATO-s po shqyrtojnë propozime për të rritur presionin mbi Rusinë, duke përfshirë lehtësimin e kufizimeve për pilotët që të mund të hapin zjarr ndaj avionëve rusë…
Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, do të zhvillohet sot seanca paraprake për dosjen në ngarkim të Erion Veliajt, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë. Seanca pritet të fillojë në orën 09:15 ku do të vendoset nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalojë apo jo për gjykim. Të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një…
Ministrja e Energjisë, Sanja Bozhinovska, ka bërë të ditur se janë marrë gjithsej 46 koncesione, prej të cilave 34 janë nënshkruar në mënyrë të njëanshme. Për 11 koncesione, kontratat kanë skaduar dhe nuk janë rinovuar. Ajo theksoi se ka nisur vendosja e rendit në këtë fushë dhe paralajmëroi se do të ketë shfuqizime të njëanshme për të gjithë ata që nuk i përmbushin detyrimet e marrëveshjeve. “Gjithsej 46 koncesione të marra, që do të thotë se kemi kritere shumë të rrepta, kujdesemi për gjithçka që është e shtetit. Kemi listë kontrolli edhe për koncesionet e reja që kërkojnë, dhe për…
Koalicioni VLEN sonte ka zhvilluar tubimin kryesor në Haraçinë.Në komunikatën e tyre, thuhet se Haraçina ka treguar se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve.“Sonte, Haraçina tregoi se është gati për ndryshimin që kthen dinjitetin e shqiptarëve.Pas dekadash premtime e harresë, po vjen koha e punës, barazisë dhe zhvillimit që ndjehet në çdo lagje.Uji i pijshëm, kanalizimi, rrugët, shëndetësia, arsimi dhe rinia, janë zotimet tona të para.Haraçina nuk do të jetë më simbol i neglizhencës, por shembull i komunës që ecë përpara me VLEN.Më 19 tetor, bashkë e bëjmë realitet ndryshimin që VLEN për të gjithë!”, thonë nga…
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku, ka kritikuar kryetarin aktual dhe kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, duke e akuzuar atë për mungesë të qasjes efektive në zgjidhjen e problemeve infrastrukturore të kryeqytetit. Gjatë debatit në Debat Plus, Çeku ka thënë se Rama po kërkon një mandat të dytë duke përdorur të njëjtin arsyetim për mossukseset gjatë qeverisjes: “bllokimet”. “Një kryetar komune që në përfundim të mandatit, për projekte madhore me të cilat e ka fituar besimin e qytetarëve, thotë më kanë bllokuar. Tash po e lyp edhe një mandat, kush e…
Në debatin zgjedhor për kryeqytetin në Debat Plus, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama, ka reaguar ndaj akuzave të kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku, lidhur me ndërtimin e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë. Çeku ka pretenduar se ndërtimi i këtij sheshi përfshin shkelje ligjore. “Kontrata për sheshin duhet ta kalojë testin e ligjshmërisë”, ka thënë Çeku. Por Rama është përgjigjur duke hedhur poshtë këto akuza dhe duke akuzuar kundërshtarin e tij për hipokrizi. “Ky që thirret në ligj, ky djali që thirret në ligj bën gjëra jashtëligjore”, ka thënë Rama.
Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës si autorë të dyshuar të dhunimi të 61-vjeçarit Kozma Kukli, punonjës i Ndërmarrjes së Pastrimit. Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Plagosje e rëndë me dashje”, kryer me armë zjarri; dhe shtetasi me iniciale K. N., 30 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata për motive të dobët kanë dhunuar fizikisht me sende të forta 61-vjeçarin, i cili aktualisht ndodhet i shtruar…
Analisti Edi Kulluri, ka komentuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të Presidentit Bajram Begaj lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës, ku e cilësoi këtë si një çështje të qartë kushtetuese, por që është keqpërdorur me vetëdije. Edvin Kulluri: Nga pikëpamja kushtetuese kjo është normale, u mor një vendim i gabuar, u rrëzua. Por nuk jemi në këto kushte. Qeveria nuk është nocion abstrakt, ka njerëz aty. Këtu e para punës, ka një lajthitje të Presidentit, sepse nuk ka ndonjë paqartësi për të lexuar nenin 105 , është i qartë. Nëse ka ankimin, nuk…
Edhe pse ndonjëherë nuk e pranojnë, shumica e grave janë tërhequr nga cilësitë mashkullore që shprehin forcë, ndjeshmëri dhe qëndrim pozitiv. Cilat janë ato karakteristika që krijojnë një magnetizëm të pakontestueshëm? Këtu janë 11 cilësi që gratë i vlerësojnë te burrat, shpesh pa e kuptuar se pse janë tërhequr kaq shumë. Një nga cilësitë më të rëndësishme është ndjeshmëria emocionale. Gratë janë tërhequr nga burrat që nuk kanë frikë të shprehin ndjenjat e tyre. Kjo hapje ndihmon në krijimin e një lidhjeje më të thellë dhe autentike, duke e bërë marrëdhënien më të fortë. Ndjeshmëria është një shenjë e forcës,…

