Author: almakos

Zbardhen detaje të reja nga vrasja, që tronditi ditën e sotme Tiranën, ku shtetasi Mexhit Picari ekzekutoi ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj, ndërsa i plagosur mbeti edhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Gazetarja Dorjana Bezat siguron për “BalkanWeb” dëshminë e 52-vjeçarit Picari dhënë para hetuesve, ku autori ka thënë se viktima i kërcënonte prej kohësh, edhe pas ndarjes nga bashkëshortja. Sipas Picarit, kërcënimet e vazhdueshme të viktimës e kanë detyruar atë që të mbajë armë me vete. Sot, 52-vjeçari ka thënë para hetuesve se ka shkuar te gjykata për të shoqëruar të bijën në seancën gjyqësore, por viktima është afruar dhe ka…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një linjë me Kurtin i ka kërkuar ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias njohjen e pavarësisë. Osmani thotë se njohja e Kosovës nga Greqia do i thellonte marrëdhëniet bilaterale mes vendeve.Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të përfshihet në mekanizmat euro-atlantikë të siguris si dhe rritjen e shkëmbimit tregtar e ekonomik.Dendias nga ana tjetër e siguroi Osmanin që Greqia do e mbështesë Kosovën për rrugën evropiane dhe liberalizimin e vizave. NJOFTIMI NGA PRESIDENCA E KOSOVËS Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Jashtëm grek…

Lexo më Shumë

Gjendet arma e krimit në Tiranë me të cilin ish-vjehrri vrau ish-dhëndrin afër Gjykatës së Tiranës.Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se ishte vetë autori që zbuloi ku ndodhej arma e krimit. Ai dëshmoi në Polici dhe RENEA arriti ta gjejë armën falë kontrolleve disa orë pas vrasjes. Ditën e sotme Mexhit Picari vrau me armë zjarri Kudret Saliajn. Ngjarja ndodhi disa çaste para seancës së divorcit në Gjykatë mes vajzës së Mexhit Picarit dhe Kudret Saliajt. I plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama.

Lexo më Shumë

Zjarri po vijon ende në pyllin e Drenies, në fshatin Lofkënd të Fierit. Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se për shuarjen e flakëve në terren janë zjarrfikëset e ardhur nga Patosi dhe Ballshi. Nga ecuria e flakëve, rrezikohet të preket edhe zona e Patosit. Në vendngjarje aktualisht ndodhen 12 efektivë zjarrfikës të Mallakastrës dhe 12 të tjerë të Patosit. Ndërsa, terreni i vështirë, e bën thuajse të pamundur praninë e mjeteve në zonën e djegur.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë një kërkesë në takim ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias. Kurti i kërkoi Dendiasit që Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës. Po ashtu ai i bëri me dije se takimi i tij me Vuçiçin në Bruksel do të ishte për dialogun teksa shtoi se liberalizimi i vizave është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Ndërkohë Dendias nuk i është përgjigjur Kurtit për kërkesën, por tha se e mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave dhe se do të përkrahë Kosovën në rrugën europiane. “Kryeministri Kurti e njoftoi se takimi në Bruksel do të…

Lexo më Shumë

Pas ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura ditët e fundit në vend, që nga Vlora, Shkodra, e deri te vrasja e sotme në mes të Tiranës ka reaguar ashpër presidenti Ilir Meta. Kreu i Shtetit i bën thirrje Policisë së Shtetit “që të shkundet nga apatia dhe të përmbushë me rigorozitet të gjitha detyrimet e saj ligjore, duke luftuar krimin në çdo qelizë të shoqërisë dhe larguar prej saj çdo nëpunës të korruptuar dhe të lidhur me ‘botën e errët’”. Reagimi i Metës: Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës…

Lexo më Shumë

Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka nxjerrë shifrat e rasteve aktive me COVID-19. Manastirliu thotë se në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive kurse në gjithë vendin rreth 320,teksa shton se këto tregues janë inkurajues dhe situata po shkon drejt përmirësimit. Gjithsesi ajo bën apel që të mos ulet vigjilenca dhe të kufizohet sa më shumë përhapja e COVID-19. STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Në Tiranë ka më pak se 100 raste aktive me #covid19, ndërsa në të gjithë vendin janë rreth 320 raste. Tregues inkurajues për situatën e epidemisë në vend, e cila po shkon drejt përmirësimit *Kujdes,…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit ka vendosur që Dragi Rashkovski, ish Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, duhet të lerë burgun e Shutkës dhe të shkoj në arrest shtëpiak. Më herët, Prokuroria e Lartë Publike kishte dhenë vendim të njëjtë mbi kërkesën e Rashkovskit për t’u larguar nga burgu i Shutkës. Ai ofroi një garanci gjysmë milioni euro. Rashkovski ka qenë pas hekurave që nga 21 Prilli. Ai është i dyshuar për prokurimin e softuerit ndërsa ishte Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë, dhe sipas Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, përmes prokurimeve publike që ai kreu dhe dëmi llogaritet rreth 180 mijë…

Lexo më Shumë

Antony Blinken, sekretari Amerikan i Shtetit, ka uruar kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ai ka përgëzuar Ramën për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa thekson se përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Sipas Blinken, Shqipëria është Aleate e fortë e NATO-s duke përgëzuar për përparimin drejt Betimit të Uellsit. Urimi i Blinken: I nderuar Z. Kryeministër: Urime për ju dhe partinë tuaj për suksesin tuaj elektoral. Unë gjithashtu dua të përgëzoj popullin e Shqipërisë që, megjithë kufizimet e pandemisë COVID-19, ushtroi…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa akuzuan deputetin e BDI-së Ismail Jahoskin se nëpërmjet kompanisë “Pucko Petrol”, është bërë përfituesi më i madh i tenderëve nga ana e komunave. Omer Ajdini i Forumit rinor tha se kjo kompani nga janari i vitit 2020 me tenderë për furnizime me naftë dhe lëndë djegëse ka përfituar mbi 31 Milion Euro, nga institucione të ndryshme qendrore dhe lokale. Opozita shqiptare kërkon nga Komisioni Antikorrupsion dhe Prokuroria të merren me këtë rast. – Advertisements – P.sh. vetëm në komunën e Tetovë Pucko Petrol ka marrë mbi 22 milion denarë, kurse në komunën e Çairit mbi…

Lexo më Shumë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët e vendit të tij, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Presidenti tha se Serbia nuk është pro këtij konflikti, i cili mund të transmetohet edhe në brezat pasardhës. “Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Është çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme për të diskutuar një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi”, tha Vuçiç në fjalimin e tij drejtuar kombit. I pari i shtetit serb gjithashtu shprehu gatishmërinë për të paraqitur një raport në Parlamentin e Serbisë mbi…

Lexo më Shumë

Një zyrtar i Bashkisë së Fierit është arrestuar sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pasi akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit pasiv, i kryer nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje dhe armëve të ftohta”. Në pranga ka rënë inspektori K. R., pasi sipas SHÇBA dyshohet se ka keqpërdorur atributet ligjore përmes ushtrimit të presionit për vendosje gjobash dhe masa të rënda administrative ndaj subjekteve, duke kërkuar dhe marrë shuma monetare për të mos i aplikuar këto masa. Njoftimi i plotë i SHÇBA: Fier – Shërbimi për Çështjet e Brendshme…

Lexo më Shumë