Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot në Ditën Ndërkombëtare të Ambientit para Ministrisë së Ekologjisë kanë protestuar duke hedhur mbeturina, të cilat më pas u pastruan nga vetë aktivistët. Ata kërkojnë përgjegjësi nga Ministria e Ekologjisë dhe Qeveria për krijimin e deponive ilegale. – Advertisements – “Thuajse në çdo komunë, veçanërisht atje ku jetojnë kryesisht shqiptarë janë formuar deponi ilegale. Shpesh herë këto deponi ndodhen në afërsi të lagjeve të banuara, të rrugëve me te frekuentuara, por edhe afër shkollave dhe çerdheve. Qytetaret dhe veçanërisht fëmijët, për çdo ditë ballafaqohen jo vetëm me errën e keqe, por edhe me…
Author: almakos
Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar i identifikuar si Bledar Nezha i cili akuzohet se vidhte banesa në disa vende të BE-së. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit Bledar Nezha, 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit)”, njoftoi…
Ministria e Jashtme njofton të gjithë qytetarët shqiptarë e të huaj se kufijtë e Shqipërisë do të jenë plotësisht të hapur për të pritur turistët, gjatë sezonit turistik. Në një njoftim në “Facebook”, Ministria thekson se të gjithë turistët mund të vizitojnë Shqipërinë pa asnjë kufizim në hyrje, pra pa test Covid-i dhe pa ndonjë dokument tjetër të veçantë. Njoftimi i MEPJ: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe të huaj se për të vizituar ✈️Shqipërinë, nuk ka asnjë kufizim në hyrje, nuk kërkohet as Testi Covid-19 dhe asnjë dokument tjetër i veçantë.
Policia e Durrësit gjatë një aksioni të fundit ka arrestuar administratorin e një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë. Kjo, pasi janë konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente. Blutë e Durrësit vijojnë punën për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e zënies së hapësirave publike dhe ndërtimeve të paligjshme. Njoftimi i policisë: Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Manzë, në vijim të punës për kontrollin e territorit, për zënien e hapësirave publike dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, kanë evidentuar…
Mëngjesin e sotëm, nënë e bijë janë aksidentuar nga një makinë në aksin rrugor Fier -Kallm. Burimet bëjnë me dije se ka qenë një mjet autoshkollë e cila ka përplasur dy kalimtaret dhe një motor. Si pasojë, nënë e bijë janë dërguar në spitalin e Fierit me plagë në trup, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore
Ministria e Punëve të Brendshme brenda 24 orëve ka regjistruar 328 kundërvajtje në trafikun e Shkupit, transmeton Alsat. Nga ky institucion informojnë se janë sanksionuar 97 shoferë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 14 për drejtim të makinës nën ndikim të alkoolit, 26 për përdorim të celularit. Janë shqiptuar 15 dënime për vozitësit e motoçikletave, 11 për mos-vendosje të rripit të sigurisë, 70 për parkim të paligjshëm. MPB ka shqiptuar gjoba për pesë vozitës fillestarë ndërsa pa patentë shoferi janë kapur 26 persona. Brenda 24 orëve janë gjashtë këmbësorë në trafik. – Advertisements –
Rritja e numrit të vetëvrasjeve në Shqipëri u atribuohet faktorëve ekonomikë dhe socialë. Teksa niveli i tyre vijon të jetë tre herë më i lartë se sa vrasjet, ekspertët e fushës psikologjike bëjnë thirrje për ndërtimin e mekanizmave që të parandalojnë sjelljen vetëvrasëse, e cila ka ndikim ekonomik dhe social të konsiderueshëm. Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë. Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta. INSTAT raportoi se se numri i vetëvrasjeve, në vitin 2020, në total ka qenë 215, nga 216 një vit më parë. Shifrat flasin sërish për një numër të konsiderueshëm,…
Nxënësit që janë në përfundim të shkollës së mesëm, sot me fillim nga ora 10:00 do t’i nënshtrohen provimit në gjuhën amtare, që është e obligueshme për të gjithë 15 294 kandidatët që janë paraqitur për Maturë Shtetërore, transmeton Alsat. – Advertisements – Sipas të dhënave nga Qendra Shtetërore për Provime, nga numri i përgjithshëm i të paraqiturve, 7050 nxënës janë nga arsimi i mesëm, 7983 nga arsimi i mesëm profesional dhe 261 nga arsimi i mesëm artistik. Të gjithë do të kryejnë provimin e gjuhës amtare. Për gjuhë dhe letërsi maqedonase ka 10 848 kandidatë, për gjuhë dhe letërsi…
Moti sot do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, transmeton Alsat. Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 5 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë 24 deri në 32 gradë Celsius. Indeksi UV = 8. Në Shkup, mot me diell dhe vranësira të mesatare të shoqëruara me erë të lehtë nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë 29 gradë Celsius. – Advertisements –
Të gjithë nxënësit e regjistruar në paralelet tre-vjeçare do të marrin bursa, ndërsa për ata në paralelet katër-vjeçare kushti do të jetë suksesi i treguar në arsimin fillor. Informacioni u shpjegua nga Ministrja e Arsimit, Mila Carovska, në emisionin e sontëm në “360 Gradë”. – Advertisements – Ata që janë në paralelet katër vjeçare, duhet të arrijnë një minimum, dua të them mesatare 3.5, që e kanë pasur në arsimin fillor, por mendoj se këta janë pothuajse të gjithë nxënës, që do të jenë në paralele duale. Ata janë rreth 2,000 nxënës të cilët do të marrin bursa në vlerë…
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se do të paraqitet në SPAK, nëse do të thirret për të dëshmuar pas shpalljes “non grata” nga SHBA. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha deklaroi se e gjitha është një sulm politik ndaj tij, ndërsa shtoi se Edi Rama ka bërë ditë e natë hetime për veprimtarinë e tij, por nuk ka gjetur kurrë asgjë, dhe as ka për të gjetur. “Le të më thërras 1 mijë herë, do të shkoj. Kundërshtarët e mi kanë hedhur bomba kundër meje, kanë hedhur breshëri. Në vitet ’90 mblodhën gazetarët dhe thanë se ky ka kryer…
Ministri Venko Filipçe thotë se nuk parashihet të lejohet organizimi i dasmave dhe ahengjeve tjera edhe në ambient të mbyllur. Këtë nuk do ta lejojnë pasi sipas tij në këto organizime nuk do të respektohen protokollet shëndetësore. – Advertisements – Krahas tyre edhe për objektet gastronomike, mbetet në fuqi shfrytëzimi i hapsirës së mbyllur dhe kufizimi i orarit të punës. “Tani për tani jo. Ka protokolle për mbajtje të organzimeve të tilla, kurse, ligjerata, mbledhje e kështu me radhë dhe këtu vlerësojmë se në korrniza të atij organizimi protokollet mund të respektohen, por ato nuk do të respektohen në ahengje…

